Connect with Us

Rey Manaj grumbullohet me ekipin e parë të Barcelonës

La Liga

Rey Manaj grumbullohet me ekipin e parë të Barcelonës

Publikuar

-

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj është ftuar nga trajneri Ronald Koeman për ndeshjen e sotme miqësore kundër Nastic, klubit nga kategoria e tretë e futbollit spanjoll. Takimi i sotëm do të jetë i pari për Barcelonën e Koemanit në përgatitjet parasezonale dhe do të zhvillohet në orën 19:00 në Katalonjë, raporton Gazeta Express.

Ndeshja do të zhvillohen me tifozë në stadiumin “Johan Cruyff”. Koeman e ka publikuar listën për këtë takim, e cila megjithatë mban emra shumë të panjohur për publikun. Në të mungon Lionel Messi, natyrisht, i cili është lojtar i lirë tani për tani, pasi marrëveshja me Barçën i mbaroi më 30 qershor.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë Manaj, për të cilin flitet se do t’i bashkohet një klubi të ri gjatë kësaj vere, është ftuar për këtë takim nga ekipi B i Barcelonës. Manaj nuk është i vetmi nga ekipi B që ftohet për këtë takim, pasi Koeman nuk mund të llogarisë në shumë lojtarë të ekipit të parë e as në blerjet e reja.

Ndeshjen e dytë përgatitore Barcelona do të zhvillojë kundër Gironas më 24 korrik.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Debutimi që 18-vjeç me kombëtaren dhe klauzola 50 mln euro, rrugëtimi i çmendur i Rei Manajt

Publikuar

-

Nga

Rey Manaj ka qenë në vitrinën e Barçës për javë të tëra, por pas “hat-trick”-ut të tij kundër Nàstic de Tarragona në miqësoren e parë të përgatitjeve parasezonale e ka vendosur veten në një pozicion edhe me komod. Sulmuesi e shfajësoi veten dhe pasi festoi një nga golat e tij u bë gati të dëgjonte zhurmën e tifozëve. Karakteri i tij rebel dhe luftëtar doli në skenë në stadiumin “Johan Cruyff”. Ai mund të konsiderohet një sulmues i keqkuptuar.

Në të gjitha ekipet ku ka qenë, gjithmonë ka shënuar gola, por nuk ka arritur “të hedhë rrënjë”. Manaj u bë një ndërkombëtar absolut me Shqipërinë vetëm 18 vjeç dhe, tani, në moshën 24 vjeç, ka kaluar në shtatë klube të ndryshme të nivelit profesional. Për Rey Manaj gjithçka filloi dhe u katapultua në Itali. Pasi ishte në kategoritë e ulëta me Sampdoria, ai shkoi te Cremonese në Serie C. Vetëm një vit më vonë (2015) tërhoqi vëmendjen e Interit.

Në ekipin e parë zikaltër mezi luajti nëntë ndeshje dhe kështu, në kërkim të minutave, vijoi transferimet: së pari te Pescara dhe më pas te Pisa. Në sezonin 2017-2018 arriti në Spanjë, i huazuar te Granada. Një vit më vonë shkoi tek Albacete. Atje luajti 37 ndeshje dhe shënoi 9 gola. Ai ishte në hijen e Zozulya, por kjo nuk e ndaloi Barçën ta shikonte atë dhe gjatë merkatos dimërore 2020 ta blinte për filialin (ekipin B), në këmbim të 700.000 euro dhe 2 milionë më shumë në formë bonusesh.

Manaj firmosi deri në vitin 2023, teksa në kontratë iu vendos një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro. Arritja në klubin katalanas e bëri shqiptarin e parë të përmendur në ekipin e parë të Barçës (Setién e thirri atë në shkurt 2020 kundër Getafe), por e vërteta është se vendi i tij ka qenë gjithmonë te filiali (Barcelona B), ku ka një mesatare prej një goli çdo dy ndeshje.

Ai është një shënues shpërthyes, i fortë dhe luftëtar, edhe pse nuk është konsideruar kurrë për ekipin e parë. Tani Koeman ka më tepër njohuri për shqiptarin. Ka mjaftuar një miqësore në sytë e tij dhe presidentit Laporta për të treguar çfarë është i aftë të bëjë. Në çdo rast, portugezët e Famalicao dhe Cádiz po e ndjekin nga afër, nëse katalanasit e nxjerrin në shitje shqiptarin.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Armando Broja shënon edhe në Dublin, këtë herë e pëson Chelsea

Publikuar

-

Nga

Armando Broja ka udhëtuar në Dublin me ekipin e parë të Chelsea-t që drejtohet nga ana e Tuchel. Sulmuesi shqiptar po vazhdon që të gjejë rrugën e rrjetës dhe të bind trajnerin.

Pas shënimit të golit dhe dhënies së asist me Peterbourgh, Broja ka shënuar edhe në ndeshjen e organizuar në dy grupe te Chelsea. Përballja përfundoi në shifrat 1-1 teksa Armando shënoi nga njëri krahë dhe Hudson-Odoi në tjetrën.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Depay prezantohet te Barcelona: Mezi po pres të luaj me Messin

Publikuar

-

Nga

Memfis Depaj u prezantua ditën e djeshme si lojtari më i ri i Barcelonës. Sulmuesi holandez firmosi kontratën deri në vitin 2023 në stadiumin “Camp Nou” dhe foli përpara gazetarëve duke treguar emocionet për këtë arritje të madhe në karrierë.

Është një nder i madh për mua dhe një ëndërr e bërë realitet. Ka pasur bisedime shumë të gjata për të arritur në këtë ditë, por dëshira ime ka qenë e madhe. Dua të falënderoj presidentin. Më në fund jam te Barcelona. Jam i sigurt që do të bëjmë gjëra të mëdha, sepse si unë, ashtu edhe klubi, kemi të njëjtin pasion.

Të bëja ëndrrën realitet është diçka e jashtëzakonshme. Kam shumë dëshirë të luaj në këtë stadium. Skuadra është gati për sezonin. Ka ardhur momenti që të punojmë dhe të fitojmë trofe të rëndësishëm. Edhe trajneri më ka ndihmuar shumë që unë të vij këtu”.

MESI- “Kam shumë dëshirë që të luaj përkrah Leos. Unë jam fans i madh i tij. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe do të më pëlqente të bëja ato që bën ai. Bëra një shëtitje në muzeun e klubit dhe pashë ‘Topat e Artë’. Sigurisht që do të vendosë edhe një tjetër aty. Është nder për mua që të luaj me të”.

KONTRATA- “Nuk shqetësohem fare për këtë aspekt. Barcelona do të më përfshijë në listë dhe do të më federojë. Unë jam këtu për të fituar trofe. Pjesa tjetër nuk më takon mua, por jam i bindur që do ta zgjidhin”.

LEXO TE PLOTE