Connect with Us

REPORTAZH/ Njihuni me parajsën e fshehur thellë në Bujtinën Lika

Në QYTETIN tim

REPORTAZH/ Njihuni me parajsën e fshehur thellë në Bujtinën Lika

Publikuar

-

Kjo është Rinalda Lika, nga Fshati Shkozë i Bashkisë Pukë. Rritja e vajzave në fshatra nuk është aspak e lehtë, pasi mentaliteti vijon të jetë tradicional, vajzat që rriten pak prej tyre kanë fatin për t’u shkolluar, e pas të 20-ve martesa është destinacion i realizimit të tyre.

Por ky nuk ishte rasti i Rinaldës. Ajo mbaroi studimet për gazetari në universitetin “Luigj Gurakuqi”. Teksa çdo ditë fshatrat pësonin emigrim të frikshëm, Rinalda vendosi të rikthehej aty për të investuar. 

Rinalda Lika, pronare e bujtinës 

Pa mbështetje, Rinalda së bashku me nënën e saj vendosën që banesën e tyre t’a kthejnë në bujtinë. Për CNA.al Rinalda na shpjegon këtë rrugëtim i cili plot ankth nëse do të mund t’ia dalë, por që tashmë është kthyer në dashurinë e saj.

Pasi mbarova studimet bachelor dhe master nisa të kërkoj punë. Ishte e vështirë të kisha një punë të kënaqshme në profesionin tim. Të punësohësha në Shkodër apo Tiranë dhe të jetoja në shtëpi me qera ishte e papërballueshme. Kudo që shkoja me miqtë e mi pashë që po kthehej vëmendja ndaj fshatrave, ushqimeve bio dhe eksplorimit në natyrë. Sa herë rikthehesha në fshatin tim e mendoja, po sikur të hap një bujtinë? Fillimisht idenë e thashë në familje. Nuk e morën seriozisht. Sërish kur shkoja në restorante thoja, sikur të ishte nëna ime do i kishte qarë këto ushqime. Ngula këmbë ndonëse na mungonin paratë. Vendosa që të kthej shtëpine time në bujtinë. Unë do asistoja në pjesën promovuese ndërsa nëna në gatime. Kështu e nisëm në vitin 2018”.-tha Rinalda Lika, për CNA.al.

Rinalda Lika me nënën, Tone Lika

Tone Lika ende ka emocione teksa flet për kthimin e banesës së saj në Bujtinë. Ajo thotë se tashmë është kthyer në refren të jetës së tyre, por pa shumë ndryshim. Nëse më parë gatuante vetëm për familjen, tashmë në sofrën e saj ka vend për më shumë.

Ishte insistimi i Rinaldës, dhe vendosa t’i besoj vajzës. Dita nis hekët që në orën 5 të mëngjesit. Pasi mbaroj punë me bagëtitë që kam, kthehem nga bujtina. Rinalda më tregon nëse kemi mysafir apo jo. E në raste kur kemi prenotime, zë brumin që t’a kem për buk misri dhe bukë të zakonshme. Pastaj përgatis qumështin dhe kosin të cilët i zë vetë. Më pas vazhdoj me gatimin e zakonshëm, byreku është ndër ushqimet që nuk mungon asnjëherë në sofrën time. E bëj me mënyra të ndryshme, me kungull, me kos, me djath. Kjo në varësi të dëshirave që kanë miqtë që na vijnë”.-u shpreh Tone Lika.

LEXO EDHE:  Jeni inteligjentë?/ Falenderoni nënën, e keni trashëguar prej saj

Byreku në Bujtinën Lika

Ushqimet janë të gjitha bio, të mbjella dhe kultivuara në bahçe. Familja Lika prodhon produkte natyrale lokale të zonës, gjë e cila e bën edhe më të veçantë. Bjeshkët sipër bujtinës janë të vetmet ku gjenden boronica, manaferrë, luleshtrydhe, kërpurdha, të gjitha këto dhuratë nga nëna natyrë për turistët që ë vizitojnë këtë zonë. Ndërsa bujtina prodhon produkte autentike si fruta, perime, raki, verë, gjithashtu mish të freskët të qingjave dhe viçave.

Rinalda thotë se bujtina nisi të frekuentohej menjeherë, por pandemia la pasoja të mëdha. 

Bujtina që në vitin e parë u aksesua shumë. Kryesisht nga turistë që vinin me kompani. Prej gati dy vitesh kemi një rënie drastike për shkak të pandemisë. Tashmë ne jemi të vetëdijshëm që duhet më shumë investim në bujtinë, dhe po bëjmë të pamundurën që të zgjerohemi. Përveç ushqimeve disa dhoma të shtëpisë i kemi vënë në dispozicion për fjetje. Këtë vit do përmirësojmë kushtet pasi kanë nisur prenotimet edhe për  qëndrim disa ditor, dhe është ë nevojshme që turistët të kenë më shumë komoditet”.

Dhoma e Fjetjes Bujtina Lika

Bujtina Lika ndodhet në fshatin Shkozë, njësia Administrative Gjegjan, bashkia pukë. Ky vend përfaqëson një atraksion turistik pasi rrethohet nga bukuri natyrore dhe trashëgimi kulturore. Livadhi Hamzit, Qafa e Helmit, malet e Tërbunit dhe Kuzhnenit, mali i Munellës, masivi pyjor më i pasur në Shqipëri dhe streha e Rreqebullit ofrojnë pamje mahnitëse për të apasionuarit pas aventurave si hiking, biking, climbing.

Sipër bujtinës ndodhet Shpella e Oreve vend i shenjtë dhe i veçantë për nga historia, forma , sfondi panoramik dhe burimi me ujra minerale mbi të, që i jep hijeshinë e një “Kërpurdhe të Artë”.

Burimet ujore të freskëta  si dhe përroj Bajë që krijon vaska dhe ujvara të vogla ndodhen afër bujtinës  si  dhe jo larg edhe lumi Fan i Madh për swiming etj. Mulliri i vjetër , kisha e vjetër dhe kullat e vjetra të fshatit, aktivitetet artizanale tërheqin vëmendjen e çdo vizitori të bujtinës. Bujtina aksesohet nga rruga nacionale dhe nga shtigje turistike të markuara.

Edhe pse ndodhet në fazën fillestare të investimit familja e kësaj shtëpie ka vendosur ambjentet e tyre për të mikpritur dhe për të ofruar  cilësi të lartë shërbimi. Prandaj motoja e bujtinës Guesthouse Lika është “Come as a tourist and go as a friend”. Adresa Rruga Gjeth Baje, Shkozë, Pukë në Shqipëri. Aty ku mund të gjesh natyrë të virgjër, turizëm në katër stinët e vitit, të shoqëruar me mikpritje dhe ushqim të mirë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Në QYTETIN tim

FOTOT- Natyrë dhe art/ Kolonja “pushtohet” nga panelatat e piktorëve

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Këtë fundjavë Kolonja është “pushtuar” nga panelatat e piktorëve.

Më shumë se 40 artistë janë fotografuar duke pikturuar në zonat më të veçanta të kësaj treve, si Rehova, Borova etj.



Për më shumë ndiqni galerinë e mëposhtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

VIDEO- Një vizitor i rrallë në liqenin e Ohërit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Prej kohësh flamingot kane qënë prezentë në liqenin e Ohërit. Por sa vjen dhe prezenca e tyre rrallohet, njoftoi Agjencia e Zonave të Mbrojtura.

Ky vizitor i rrallë dhe special per liqenin tonë mahnit të gjithë vizitorët të cilët duan të kalojnë kohë në këtë liqen.

Flamingot qëndrojnë zakonisht në pjesën e zonës midis ish-Vilave rezidenciale dhe Drilonit, duke qenë se niveli i liqenit bie dhe ky vend  gjason me habitatin e tyre.


Çfarë duhet të dimë për flamingot:



LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/Skandali me ushqimet, përse nuk arresothen prodhuesit dhe zyrtarët përgjegjës?

LEXO EDHE:  “Gruaja që më mësoi të ngrihem në këmbë”/ Dafina Zeqiri i bën dedikimin e veçantë nënës së saj

Flamingot janë shpendë që migrojnë në vendet e ngrohta dhe parapëlqejnë ujëra të kripura dhe të cekëta ku gjejnë ushqimin e tyre të zgjedhur. Në vendin tonë habitati i ketij lloji është Laguna e Nartës dhe Karavastasë.

Vemendje të veçantë tërheqin për qytetarët që kalojnë në këtë vend të cilët realizojnë foto dhe video duke e parë si dukuri të rrallë për zonën.

Duke qenë një specie e rezikuar bëhet shpesh herë apel për mbrojtjen e tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Në QYTETIN tim

Nga Ilia Ballauri/ Molla në Korçë, dikur

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Për mollën (Malus comunus) e Korçës, hulumtimet e bëra tregojnë se, është pikërisht malësia e Gorës ku mendohet se ajo është më e lashtë dhe shumë e vjetër. Këtu por edhe në Opar madje, konstatohet edhe një lloj molle e egër, e rrjedhur jo prej fidani po prej fare, e quajtur në gjuhën e popullit, Mollçinka. Kjo më pas shërbente edhe si nënshartesë.

Në mes të shek. 20-të, në malësinë e Gorës gjendeshin akoma këto lloje të vjetra mollësh, e quajtura Majoshka, ajo Kulaçe, Ohrinka (me origjinë të vjetër, prej Ohri) dhe Ajvaneja. Këto konsideroheshin si shumë të vjetra. Ndërkaq, Ajvaneja gjendej në ato kohë edhe në Teqenë e Leskovikut, kurse në Pogradec gjendej një soj i vjetër i quajtur, E Shtrëmbra, e cila prodhonte mollë jo simetrike, por shumë të mira. Në Bilisht gjendej molla e quajtur, E Shënd’Ilisë, e cila kish si karakteristikë se hynte vonë në prodhim (pas 13-14 vjet).

Tani, Molla e Shtrembër e Pogradecit ka patur, frut jo të rregullt, me madhësi mesatare, ngjyrë të kuqëremtë në të verdhë, tul të verdhë në krem dhe shumë të ëmbël. Molla e Shënd’ Ilisë, e Bilishtit, është zbuluar më 1936 në manastiri i Hoçishtit. Fruti ka patur formë të bukur dhe ka qënë mollë e shijshme. Ndërkaq, për mollën Ohrinka që rritej në Gorë, sipas të dhënave, ka hyrë tek ne prej Ohri në mes të shek. 19-të. Ohrinka ka patur frut mesatar, konik, ngjyrë të verdhë në të kuqëremtë, tul të bardhë, e ëmbël dhe e shijshme.

Ndërkaq në literaturë përmënden edhe këto soje të vjetra, E bukura e Voskopit, e cila theksohet se ka qënë si pjalmëzuese shumë e mirë, dhe se ka pas qënë mjaft e përhapur edhe në fshatin Libonik, lloji Erseka (Kalvila e Kuqe me origjinë prej Firences) me frut të kuq, të shijshëm të ëmbël dhe lloji Devollitja (Kalvila e bardhë po ashtu me origjinë prej Firences) me frut të madh, të verdhë, me vello të kuqe.

LEXO EDHE:  “Sezoni turistik tejet i vështirë”/ Meta: Duhet ta mbështesim që të rimëkëmbet

LEXO EDHE:  “Sezoni turistik tejet i vështirë”/ Meta: Duhet ta mbështesim që të rimëkëmbet



Në Korçë, në Bilisht dhe në Pogradec në vitet 1934 – 1938, përmëndet se ka patur pemtore të rregullta mollësh. Ndërkaq më 1929, sipas literaturës janë furnizuar pemtoret e Shqipërisë me material nga Padova e Italisë, me sojet Anurka, Rene Kanadeze dhe Roza Montavana.

Më 1933 janë importuar nga Firencia e Italisë sojet, Starking, Delicious, Golden, Kalvila, Jonathan dhe Renete. Ndërkaq prej Ohrit dhe Resnjës, kanë hyrë sidomos në zonën e Korçës këto lloje, Tetovka (pra nga Tetova), Karapashka (që emri i saktë i së cilës është Kara Pasha =  pashaj esmer), Jonathan, Ohrinka dhe Renete. Në Korçë, sipas literaturës para luftës së dytë ka patur edhe fidanishte me mollë. Të dhënat e vitit 1956 tregojnë se në fidanishten e Korçës ka patur këto materiale, Starking 40%, Deliciose 30%, Janathan 15%, Tetovkë 10%, etj., në Bilisht, Starking 50%, Renet 20%, Tetovkë 20%, etj., në Ersekë, Renet 20 %, Roza Montavana 20%, Tetovkë 20%, Belfior 10%, etj., në Pogradec, Starking 50%, Tetovkë 20%, Jonathan 20%, etj. Teovka ka qënë mollë me frut mesatar, ngjyrë të verdhë në të kuqe, formë kon i prerë, tul të bardhë në krem, me aromë. Anurka ishte mollë me origjinë napolitane, me frut ngjyrë të kuqe të verdhë, frut të butë të shkrifshëm dhe thuhet se më 1956 ka qënë shumë e përhapur në Korçë. Për Jonathan-in e Korçës thuhet se pat hyrë këtu prej Resnjës së Jugosllavisë së dikurshme në vitet 1927 – 30.

Dr. Ilia V. Ballauri,

Nxjerrë nga: “Erozioni gjenetik dhe mbijetesa e sojeve, tek bimët bujqësore të traditës, në zonën e Korçës, 2014″

LEXO TE PLOTE