LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reja tregon telefonatën me Hysajn: Po kalon momente të vështira

21 Korrik 2021, 13:46, Sport CNA
Reja tregon telefonatën me Hysajn: Po kalon momente të vështira

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, në një deklaratë të thënë për ?La Repubblica?, ndër të tjera foli edhe për sjelljen e turpshme të tifozëve fashistë të Lacios, pas këngës ?Bela Ciao? të kënduar nga mbrojtësi shqiptar. Reja zbuloi se banderoa e fundit e tifozëve e kishte dëmtuar shumë, teksa futbollisti po kalon një moment të vështirë. Ai ka treguar edhe telefonatën e marrë nga Hysaj.

?Banderola e fundit e kishte dëmtuar shumë. Po kalon momente të vështira, sapo arriti në një ekip të ri. Nuk e mendonte se do të ndodhte diçka e tillë. Nuk është person i përkushtuar për politikën, as jashtë futbollit. Edhe në ekipin kombëtar kushdo që është në thirrjen e parë, vjen duke kënduar një këngë në shqip. Elseidi më tha se e kishte dëgjuar ?Bella ciao? teksa shikonte ?La Casa de Papel?, u shpreh Reja.

Lajmet e fundit nga