Connect with Us

Qeveria në shërbim të inceneratorit fantazëm të Tiranës/ PD: SPAK të mos vonojë hetimet!

Politikë

Qeveria në shërbim të inceneratorit fantazëm të Tiranës/ PD: SPAK të mos vonojë hetimet!

Publikuar

-

“Qeveria është vënë në shërbim të inceneratorit fantazëm të Tiranës”, kështu deklaroi zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, nga Gjykata e Tiranës.

Pas shtyrjes së gjyqit, Zhupa tha se “SPAK nuk duhet të vonojë hetimet për një nga aferat më të mëdha të korrupsionit.
Ajo theksoi se SPAK duhet të vërë para përgjegjësisë ata njerëz që kanë abuzuar me fonde dhe me paratë shtetërore të shtetit shqiptar si njerëzit privat, si zyrtarët e lartë shtetëror.

Vazhdojmë betejën me inceneratorin e Tiranës, në një betejë gjyqësore bashkë me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe unë, për shkak se Mirel Mërtiri na ka akuzuar për shpifje në procesin e deklarimeve publike që kemi bërë nga landfilli i Sharrës për inceneratorin e Tiranës.
Në fakt, ne i qëndrojmë interesit publik. Ne i qëndrojmë deklaratave që inceneratori i Tiranës nuk ekziston, aty nuk kryhet djegie të mbetjeve të qytetit te Tiranës, ashtu siç është fjala “incenerator” apo kontrata publike që Bashkia Tiranë ka lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Qeveria “Rama” dhe gjithë strukturat e saj janë vënë, edhe sot që ne flasim, në shërbim të kalimit të parasë publike për llogari të inceneratorit të Tiranës dhe landfillit të Sharrës. Kriza e fundit mjedisore që krijuan në Durrës dhe në Kavajë duke lënë mbetjet rrugëve, në mes të sezonit turistik, vetëm për të justifikuar atë që ne kishim paralajmëruar: dhënien e parave të tjera publike nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Sharrës.

LEXO EDHE:  Grabiti kazinonë nën kërcënimin e armës/ Kapet autori në Tiranë (Emri)

Këto janë skema korruptive, skema që qeveria “Rama” i ka ndërtuar për të financuar këtë landfill. Këto janë skema korruptive, skema që qeveria Rama i ka ndërtuar për të financuar këtë landfill. Ky landifill dhe ky incenerator, ne kemi deklaruar me përgjegjësi të plotë sipas kontratave që ata kanë firmosur, paguhet për 65 ton mbetje në qytetin e Tiranës, pavarësisht nëse bëhen këto 650 ton mbetje çdo ditë në qytetin e Tiranës. Pra e kanë kuotën të paracaktuar që të mos cënohen nga paratë që marrin nga buxheti i shtetit.

Ne kemi paguar deri tani 23 milionë euro nga taksat tona për inceneratorin e Tiranës i cili nuk ekziston. Atje bëhet vetëm groposje e mbetjeve që hidhen nga Bashkia Tiranë, por tashmë me zgjerimin do të marrë edhe mbetje nga Durrësi dhe mbetje nga Kavaja.

Me sa duket ky është një proces gjyqësor i cili ai ka kërkuar për të shpallur veten të pafajshëm, por ne i qëndrojmë të gjitha deklarimeve publike dhe i kërkojmë SPAK siç e kemi çuar padinë penale në SPAK nga përfaqësuesit e PD-së, i kërkojmë që të vazhdojë hetimet për inceneratorin e Tiranës, të vërë para opërgjegjësisë ata njerëz që kanë abuzuar me fonde dhe me paratë shtetërore të shtetit shqiptar si njerëzit privat, si zyrtarët e lartë shtetëror.
Ne do të jemi gjithmonë përballë atyre që vjedhin, që marrin paratë publike të qytetarëve shqiptarë”,u shpreh Zhupa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  "Rama të lexojë mesazhin nga kufiri"/ Shehu: Të bëhen teste masive dhe falas

LEXO EDHE:  A ka hapësirë në PD për të (vetë) larguarit? Paloka: S’ka vend për ata që i kanë gjuajtur me gurë

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Rrëshket në akull/ 10 vjeçari dërgohet me helikopter në spital

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çmimet në ndërtim, gjithnjë e në rritje”/ Arben Dervish tregon faktorët, ja si ndikoi tërmeti

Publikuar

-

Nga

Sektori i ndërtimit po përballet me një shtrenjtim të çmimeve. Sipas nënkryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervish, kjo vjen si pasojë e rritjes së materialeve të ndërtimit.

I ftuar në E-Zonë, ai tha se ka një rritje të kostove në këtë sektor, me afro 30 për qind, pasi janë rritur hekuri, çimentoja, por rritja më e ndjeshme është ajo e transportit.

 “Rritja e çmimeve ka dy faktorë:  Barra e lartë fiskale që po merr sektori i ndërtimit, kryesisht nga pushteti lokal; pjesa tjetër ka të bëjë me rritjen e çmimeve të lëndëve të para. Këto rritje kanë filluar që në periudhën e pandemisë. Kemi një rritje të çmimit edhe të fuqisë punëtore, si rezultat i mungesës së punëtorisë në tregun shqiptar. Është rritur çmimi i hekurit, nga 30 deri në 35 për qind. Kemi rritje të çmimit sa i përket çimentos, elementëve plastikë. Po ashtu, edhe rritja e çmimit të naftës sjell rritjen e çmimit të materialeve që na vijnë. Edhe rritja e transporteve ndërkombëtare. Këto erdhën si rezultat i pandemisë.  Nëse kostoja e ndërtimit ka qenë 450 mijë lekë metër katror, sot kostoja e ndërtimit po shkon diku te 600 mijë lekë. Ka një rritje të 30 për qind të kostos së ndërtimit. Ka të bëjë edhe me rritjen e cilësisë.”



LEXO EDHE:  Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD/ Harxhi: Ende nuk dimë rendin e ditës

LEXO EDHE:  A ka hapësirë në PD për të (vetë) larguarit? Paloka: S’ka vend për ata që i kanë gjuajtur me gurë

Dervishi theksoi se kërkesa për blerje është rritur dhe ky trend është konstatuar që pas tërmetit, kur shqiptarët, përveçse blejnë apartamente për strehim, një pjesë e tyre kërkojnë të rrisin standardin e jetesës.

“Trendi gjithmonë do të jetë rritës. Sidomos në zonat e lakmuara, gjithmonë do të jetë në rritje. Sepse ka rritje të çmimeve, punëtorisë, taksave. Sektori i ndërtimit ka një zhvillim goxha të vrullshëm. Kjo lidhet me dy arsye: patëm një tërmet që dëmtoi shumë dhe po zhvillohet një proces i vrullshëm rindërtimi, janë edhe shumë investime që po merr shteti për zhillimin e infrastrukturës. Gjithashtu, po rritet kërkesa për zhvillimin turistik të vendit. Po ndërtohen resorte. Sot ka një trend të zhvillimit. Në zonat bregdetare nuk janë vetëm shqiptarët që po blejnë, janë edhe të huajt.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE