Connect with Us

Propozimet për rithemelimin e partisë/ Shehu: Ide revolucionare, PD s’ka bërë asnjë turp

Politikë

Propozimet për rithemelimin e partisë/ Shehu: Ide revolucionare, PD s’ka bërë asnjë turp

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar akuzat e kritikeve te kreut të PD, Lulzim Basha për procesin e zgjedhjes së së Këshillit të ri Kombëtar.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Shehu thotë se procesi i përzgjedhjes ishte i pastër dhe gjithsecili duhet të respektojë votën e demokratëve.

Shehu është ndalur tek propozimet për rithemelimin e PD,  teksa thekson se këto ide i duken revolucionare.

Sipas tij, PD-ja nuk ka bërë asnjë turp në politikë që të ketë komplekse nga historia e vetë. Në vend të rithemelimit, Shehu thotë se duhet të vazhdojë deri në fund analiza e zgjedhjeve në mënyrë që të hartohen strategji për t’u përballur me Edi

Ramën për t’ia pamundësuar përfundimin e mandatit të tretë të sapofituar.

Z. Shehu, kritikë të kryedemokratit Basha mbetën jashtë Këshillit Kombëtar. Nga vetë ata që mbetën jashtë ka akuza se lista u bë nga numri dy i PD-së në direksionet e kreut të PD-së, ju si e keni parë?

Unë nuk gjykoj kështu. Lista ishte e gjatë. Më tej, disa nuk u zgjodhën. Mund të ketë pasur edhe vlerësime subjektive gjatë votimit, por u votua në mënyrë të lirë e demokratike. Pra, nuk do të komentoj gjëra që zgjidhen me votën e atyre që votuan. Kjo është demokracia. Pavarësish se më pëlqen apo s’më pëlqen. I pëlqen dikujt apo jo, vota respektohet.
Vota ishte e fshehtë dhe e qartë dhe u votua me votim të fshehtë. Kongresi ishte normal edhe në këtë aspekt. Kadilli foli në kongres, edhe dikush tjetër foli, kritikoi fort. Pra, çdo gjë ishte e hapur, por në fund ne duhet të respektojmë votën e hedhur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se ata që nuk u zgjodhën nuk janë pjesë aktive, e rëndësishme, e domosdoshme e PD-së.

Z. Shehu, në kongres u dëgjua edhe një propozim për një rithemelim të PD-së, ju si do ta gjykoni këtë?

E kam ndjekur me vëmendje këtë tezë. Por të them të drejtën, unë nuk besoj se kjo është një gjetje e dobishme për PD-në, detyrat e saj, opozitën shqiptare që ka motorin kryesor PD-së, në përballjen e domosdoshme me këtë regjim. PD-ja është e duhet të jetë krenare për historinë e saj, kontributet e saj thelbësore për demokracinë shqiptare, integrimin europian e perëndimor, zhvillimet ekonomike e sociale të vendit e shumë e shumë tjera.
PD-ja nuk ka bërë ndonjë turp. Edhe nëse kemi bërë gabime taktike, turp s’kemi bërë. Edhe gabimet taktike i kemi bërë për ta zhveshur kundërshtarin nga “gjethet e fikut, për ta luftuar më fort atë, duke sakrifikuar edhe nga vetja jonë. Kështu ishte dalja nga Parlamenti, n.q.s. do ta quajmë të pa përshtatshme, por turp s’ka bërë. Pra, PD-ja s’ka pse të ketë komplekse me veten e vetë për të bërë shpërndarje, rithemelime etj.

LEXO EDHE:  Kryemadhi i mburret banorëve të Vorës/ LSI është partia që di t’i mbajë premtimet

Ju mendoni vërtet se po të ndryshojmë emrin, simbolet, flamurin, qoftë edhe selinë do jemi më rezultativë? Po të ishte kështu n\ rregull, por nuk është kështu, PD-ja është një simbol, emër i madh, shpresë për njerëzit, është shtëpia e të gjithë atyre që aspirojnë në ndryshimin e shpëtimin e vendit.
N.q.s. bëhet fjalë për ndryshime në statut, brenda parimeve tona, ndryshime të drejtuesve, i bëmë në këtë kongres, disa e mund të bëhen edhe në të ardhmen. Unë e shikoj PD në një proces përsosje të vazhdueshme, kolaudimi, përmirësimi të vazhdueshëm. Dhe kongresi unë mendoj se kontribuoi në disa të tilla.

Dhe më tej?
Pikërisht edhe për më tej, ne nuk kemi kohë e energji të tepërta të shpenzojmë me eksperimente, që normalisht i kanë realizuar partitë komuniste të lindjes mbas rënies së komunizmit, ose shumë rrallë ndonjë parti tjetër si pasojë e problemeve të mëdha të brendshme. Ne nuk jemi aspak në ato situata, prandaj me duken si gjetje artificiale. Ne duhet të përgatitemi menjëherë për ditët që vijnë, javët që vijnë. Përballë kemi një regjim, edhe sado ndryshime të bëjmë në statut, në Këshillin Kombëtar, në seksionet, këto janë vetëm ndihmuese.

Regjimet përmbysen në një realitet ku asgjë nuk dhurohet, por fitohet me luftë, përpjekje, punë, e ky regjim duhet përmbysur. Dhe për këtë unë jam dakord edhe me atë qe tha Basha në Kongres, duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi, në institucione e jashtë, në salla, rrugë e sheshe, në Shqipëri e me partnerët tanë.
Por këtu duhet organizim, ide të qarta, dialog me njerëzit edhe për të vrarë frikën që sot ky regjim e ka përhapur kudo. Duhet qëndresë e rezistencë. Dhe këtu nuk e kam fjalën për dhunë. Jam krejt kundër dhunës. Rezistenca e qëndresa janë tjetër gjë, të domosdoshme përballë regjimeve. Dhe PD-ja i ka provuar jo vetëm një herë me sukses në historinë e saj, këto mjete lufte demokratike.

Ka ardhur koha të vëmë në lëvizje me realizëm të gjitha potencialet tona, të mësojmë nga të gjitha eksperiencat tona të suksesshme. Vetëm kështu do të arrijmë të mobilizojmë jo vetëm ata mbi 700 mijë, që na votuan, por shumë më tepër për të përmbysur regjimin, që po shkatërron të sotmen e të nesërmen e shqiptarëve, edhe jashtë Shqipërisë kjo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Gënjeshtra me krijimin e Gjykatës Kushtetuese

LEXO EDHE:  Asgjë e re nga Kreta, pos këngëve e valleve

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, që në fakt nuk janë për përjashtime siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagojnë ish-krerët e PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

  Gjergji Papa

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Edhe, Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009

                      Agron Azisllari

kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim, ndërsa deklaron për CNA.al se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari për CNA.al.



Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Raporti/Si i shpenzuan deputetët 640 milionë lekë nga Kina në Zambia

LEXO EDHE:  Raporti/Si i shpenzuan deputetët 640 milionë lekë nga Kina në Zambia

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

                           Andrea Mano

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE