Connect with Us

Përgjakja e rrugëve/ Aksidentet u rritën frikshëm me 32.9% në 6-mujorin e parë

Politikë

Përgjakja e rrugëve/ Aksidentet u rritën frikshëm me 32.9% në 6-mujorin e parë

Publikuar

-

Instituti i Statistikave raportoi se aksidentet në 6 muajt e parë të vitit pësuan një rritje me 32.9 për qind në raport me 6 mujorin e njëjtë të një viti më parë. INSTAT ka shpjeguar se rritja shpjegohet edhe me masat kufizuese të një viti më parë të cilat mund të kenë ndikuar në reflektimin e një shifre më të lartë në këtë vit kur nuk ka pasur masa kufizuese dhe karantinë.

“Në muajin Qershor 2021 numërohen 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Qershor 2020, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për shkak të masave kufizuese në qarkullim në Qershor 2020, krahasimi i numrit të aksidenteve paraqitet me një rritje më të lartë gjatë këtij muaji. Për rrjedhojë edhe krahasimi gjashtëmujor paraqitet me një rritje prej 32,9 %, ku numërohen 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020

Në muajin Qershor 2021, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 161 persona nga 143 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 875 persona nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

LEXO EDHE:  Kur fëmijët rriten

Në muajin Qershor 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 16 persona të vdekur në Qershor 2020. Në gjashtëmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 105 persona nga 74 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë” vlerëson INSTAT.

Nga ana tjetër i njëjti raport nënvizon se shkak në shumicën e rasteve për aksidentet janë bërë sjellët e drejtuesve të mjeteve dhe grupi me më shumë aksidente është ai i 25-34 vjeç.

Në muajin Qershor 2021, aksidentet rrugore, në 86,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 17,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 45,7 %, krahasuar me një vit më parë” thuhet në publikim./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Nuk është pjesë e takimeve të “Foltores”/ Topalli: Berisha më kërkoi ndjesë, por nuk kërkon ndihmën e askujt

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD.

E ftuar në emisionin “Debat”, Topalli ka deklaruar se edhe pse nuk ka qenë e pranishme krah liderit historik të PD, Sali Berisha, qëndrimet e saj kanë qenë me të.



Ajo ka theksuar se Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt, pasi ai i ka dalë në ballë vetë situatës.

“Qëndrimet e mia ishin aty. Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt. Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm. Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD në krizë të thellë lidershipi”/ Ristani: Basha një varrhimës dhe shkatërrues i partisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani është shprehur se, kryetari i PD, Lulzim Basha nuk e bën dot detyrën e lidershipit pasi PD është në krizë të thellë.

Në emisionin “Debat” në A2 CNN, Ristani thekson se PD është në krizë nga sjellja e Bashës, një autokrat varrhimës i kushtetutës së PD dhe shkatërruesi i partisë.

Duke u nisur nga Topalli dhe Ceka, po të shikoni është meraku i përbashkët për një opozitë të fortë dhe alternativë të pushtetit. Të dy bashkë ndajnë mendimin se Basha nuk e bën dot atë detyrë, sa ngjan me atë kolltukofagun e Nolit. PD është në krizë të thellë të lidershipit shkaktuar nga sjellja e Bashës një autokrat varrmihës i kushtetutës së PD dhe shkatërrues i partisë. Çështja është beteja mes shenjave autokrate dhe nevojave për demokraci”, ka thënë Ristani.

LEXO EDHE:  Kur fëmijët rriten

LEXO EDHE:  Rriten tarifat për patentë



Më tej, duke krahasuar Berishën me Bashën, Ristani shprehet se Berisha ka sjellë fitore dhe një sërë arritjesh në PD, ndërsa Basha ka ndërthurur autokracinë dhe shitjen e interesave në PD.

Berisha ka qenë kryetar i fortë në krye të PD dhe me shenja autokratike, por e ka çuar PD në në fitore dhe një sërë arritjesh në drejtimin e qeverive të Berishës, ndërsa për Bashën kjo është e ndërthurur me autokracinë dhe shitjen e interesave të PD-së te kundërshtari politik dhe një sërë fenomenesh të dënueshme. Ndryshojnë totalisht se kishte kuptim fjala e dhënë dhe besimi të ndjekësit me Bashën nuk ka kuptim besimi, vetëm besim nuk ngjall dhe krahasimi është i pavlefshëm”, është shprehur Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘PD ishte kthyer në moçal”/ Topalli: Hapja e debatit do të ketë impakt edhe tek e majta

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli,  ka komentuar situatën politike në vend.

E ftuar në emisionin “Debat”, ajo tha se Shqipëria ka nevojë për një rikonceptim të spektrit politik.

“PD nuk kishte brenda më asgjë demokratike. Në një farë mënyrë ishte kthyer në një moçal. Kështu që hapja e një debati, për nevojën e një rindërtimi të së djathtës dhe për rikthimin e vlerave të PD, është gjëja më e bukur për të cilën kishte nevojë urgjente spektri politike shqiptar.



LEXO EDHE:  Kur fëmijët rriten

LEXO EDHE:  Shtrenjtimi i ushqimeve, karburanteve, celularëve, kafesë/ Inflacioni arrin në nivelin më të lartë që nga 2018

Dhe absolutisht kam bindjen që nëse kjo do të ecë në drejtimin e duhur dhe po ecën në drejtimin e duhur, kjo do të ketë impakt edhe në të majtën shqiptare”, tha Topalli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE