Connect with Us

Përfundon seanca në Hagë/ Kur do të mbahet konferenca e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Kosova & Rajoni

Përfundon seanca në Hagë/ Kur do të mbahet konferenca e radhës për ish-krerët e UÇK-së

Publikuar

-

Ka përfunduar seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.

Mediat raportojnë se në përfundim të kësaj seancë gjykatësi Nicola Guillou, propozoi që konferenca e ardhshme të zhvillohet në 13 ose 14 shtator.

Kërkesë me të cilën është dakorduar edhe prokuroria, ndërsa për nisjen e gjyqit nuk ka një datë.

Kujtojmë këtu se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë, por janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

LEXO EDHE:  Basha dhe vjehrri/ Të gjitha akuzat për favorizim dhe leje pallatesh

Vepra të cilat sipas Dhomës së Specializuar, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët.

Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.

Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtepitë e banuara.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosoves njofton se çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferi është përgjysmuar.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Greqia është goditur sërish ditën e sotme  nga një tërmet me magnitutë 4.6.

Paraprakisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi rreth orës 17:16 të pasdites (me orën lokale), 19 kilometra larg bregdetit Jugperëndimor të ishullit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas raporteve, tërmeti u ndie edhe në ishullin Nisyros./CNA.al

LEXO TE PLOTE