Connect with Us

Partizani pa frikë në Zvicër, synon surprizën e madhe ndaj Baselit

Sport

Partizani pa frikë në Zvicër, synon surprizën e madhe ndaj Baselit

Publikuar

-

Një skuadër shqiptare për të shkuar larg në kompeticionet europiane, përveçse duhet të jetë fizikisht, teknikisht, taktikisht dhe nga ana cilësore shumë mirë, duhet të ketë edhe pak fat në short, Partizani nuk e pati këtë fat sepse shorti i përcaktoi si kundërshtar në raundin e dytë eliminator të “Conference Leagues” Baselin e Zvicrës.

Një klub që ka fituar 12 tituj kampion nga viti 2002 e deri më tani dhe që deri në 2017-ën ishte dominues në ligën helvete, teksa në kompeticionet europiane i’a doli të shkonte madje deri në gjysmëfinalet e Europa Leagues në sezonin 2012-2013.

Historia në kompeticionet europiane flet e gjitha për Baselin, megjithatë Partizani nuk ka asgjë për të humbur.

Demat e kanë të qartë që nëse eliminohen askush nuk do t’i kritikonte, por në krahun tjetër nëse i’a dalin të realizojnë mrekullinë, atëherë do të ishte një nga arritjet më të mëdha në historinë 75-vjeçare të klubit kryeqytetas.

Emiljano Musta është mungesa kryesore e trajnerit Ilir Daja, me elbasanasin që vijon të jetë i dëmtuar. Tekniku pritet që këtë të enjte në orën 20: 15  në “St.Jacob Park” të Baselit të vendosë sërish Markun në të majtë të mbrojtjes me Koten në mesfushë, në një kohë që sulmi ka funksionuar në përsosmëri me treshen Cara, Cardoso, Stenio Junior, autor të 8 golavë ne dy ndeshjet ndaj Sfintul.

Në anën tjetër Baseli ka në organikë 4 shqiptare,  Taulant Xhakën,  Kasamin,  Zhegrovën e Tushin dhe pa diskutim që është ekipi më shumë i kuotuar për të shkuar në raundin e tretë aty ku do të jetë një skuadër mes Ujpestit dhe Vaduzit, megjithatë ky sport herë pas herë e bën edhe Davidin të triumfojë ndaj Goliatit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Jo vetëm Sasuolo, një tjetër skuadër italiane futet në garë për Rei Manajn

Publikuar

-

Nga

Rei Manaj po kalon një periudhë të artë në karrierën e tij duke u vendosur në qendër të disa ekipeve me emër në Spanjë dhe Itali. Emri i sulmuesit të Kombëtares është lidhur me disa skuadra kohët e fundit si portugezët e Familisaos, Kadizi në Spanjë, Sasuolo dhe së fundmi në garë ka hyrë dhe skuadra italiane Venecia.

Këta të fundit janë vënë pas një sulmuesi ku kohët e fundit u përfolën për arritjen e marrëveshjes me ish-sulmuesin e Milanit, Mbaje Niang, por tripleta e Manajt me Barcelonën dy ditë më parë i ka bërë që të ndërrojnë mendje venecianët dhe sipas ”TuttomercatoWeb”, Venecia ka hyrë seriozisht në garë për kartonin e 24-vjeçarit.

Manajt e njeh mjaft mirë Italinë duke luajtur për disa skuadra si Inter, Pisa dhe Peskara, por tani e rëndësishme është vullneti i sulmuesi kuqezi si dhe bindja e Barcelonës për kartonin e lushnjarit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shqiptari i Kosovës donte me çdo kusht t’i shënonte Partizanit

Publikuar

-

Nga

azeli ka fituar në shifrat 3-0 kundër Partizanit për të siguruar që në takimin e parë kualifikimin e mëtejshëm në turin e tretë të “Conference League”. Zviceranët ia dolën që të bënin detyrën e tyre në shtëpi, ndërsa si gjithmonë Edon Zhegrova nuk i shmanget jehonës mediatike.

Nga spektakli i tepruar për të bërë “Freestyle” kur luante kundër Shqipërisë, te dëshpërimi i madh në momentin kur topi nuk hyri në rrjetë pas gjuajtjes së tij me Partizanin.

Zhegrova u ndal nga shtylla në minutën e 83 pasi mori vendin e Xhakës në pjesën e dytë, duke vendosur duart në kokë që topi nuk hyri në rrjetë për ta dërguar rezultatin në 4-0, si të bëhej fjalë për një ndeshje gjysmëfinale në kompeticion dhe jo kualifikuese me histori të mbyllur.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Momenti emocionues kur Shqipëria parakalon me flamurin kuqezi në ceremoninë e “Tokyo 2020”

Publikuar

-

Nga

Ka nisur në Tokio ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike. Më shumë se 11,238 atletë nga 204 shtete do të garojnë në 33 sporte dhe 50 disiplina të ndryshme në “Tokio 2020”. Olimpiada do të presë 339 evente, ndërsa gjithçka do të mbyllet më datë 8 gusht.

Ceremonia e hapjes po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID. Përsa i përket Shqipërisë ajo do përfaqësohet me 9 sportistë, ndërsa për herë të parë në histori, shpreson te një medalje. Luiza Gega mban flamurin, ndërsa Briken Calja emrin.

LEXO TE PLOTE