Connect with Us

“Nuk e diskutoj statusin e Kosovës”/ Kurti kërkon njohjen nga Greqia

Kosova & Rajoni

“Nuk e diskutoj statusin e Kosovës”/ Kurti kërkon njohjen nga Greqia

Publikuar

-

“Nuk kam presion”/ Albin Kurti flet për takimin me Vuçiç: Në Kosovë s’mund të kemi asociacion një-etnik

Në një intervistë për mediat greke, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ritheksuar qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve duke u shprehur i vendosur se dialogu me Beogradin ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kosova kërkon zgjidhje për çështjet e mbetura pezull me fqinjët përmes dialogut. Ne do të jemi të gatshëm për të përmirësuar marrëdhëniet në Ballkan, vetëm nëpërmjet dialogut parimor të përgatitur mirë dhe të bazuar në vlera evropiane. Unë nuk do të diskutoj statusin e Kosovë, integritetin tonë territorial, çështja është e mbyllur. Nuk mund të lejojmë ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbimin e territoreve. Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviçit.”-tha Kurti.

Gjithashtu, ai ka theksuar se “Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ishte një tregues i mirë se Athinë është e gatshme të luajë rol kryesor rajonal në Ballkan”.

Ne i jemi mirënjohës Greqisë për mbështetjen dhe qëndrimin e saj pozitiv ndaj Republikës së Kosovës në proceset e integrimit në rajon dhe Europë. Gjithashtu ne e vlerësojnë qëndrimin konstruktiv ndaj vendit tonë të cilët Greqia e ka treguar edhe në mbështetjen e dhënë në favor të liberalizimit të vizave.  Greqia duhet të jetë me popullin e Kosovës. Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet mes tyre për shkak të qëllimit të përbashkët të stabilitetit dhe paqes në Ballkan.

Kosova dëshiron të forcojë marrëdhëniet afatgjata më Greqinë, si faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon. Ritheksoj, ne e vlerësojmë mbështetjen e Greqisë, dhe duke pasur parasysh peshën rajonale të saj ne do ta mirëprisnim vendimin për njohjen e Kosovës. Njohja do të ishte dëshmi thelbësore e rolit rajonal të udhëheqjes që Greqia duhet të luajë.

Ndërsa marrëdhëniet ekonomikë Kosovë-Greqi po forcohen dhe kjo dëshmohet nga shërbimi ekonomik virtual i organizuar nga dy Ministritë e Punëve të Jashtme në prill të 2021. Edhe pse dua të shtoj se ka shumë hapësirë për rritjen dhe zhvillimin e tregtisë mes dy vendeve.”- është shprehur Kurti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët.

Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.

Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtepitë e banuara.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosoves njofton se çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferi është përgjysmuar.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Greqia është goditur sërish ditën e sotme  nga një tërmet me magnitutë 4.6.

Paraprakisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi rreth orës 17:16 të pasdites (me orën lokale), 19 kilometra larg bregdetit Jugperëndimor të ishullit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas raporteve, tërmeti u ndie edhe në ishullin Nisyros./CNA.al

LEXO TE PLOTE