Connect with Us

Nga Lacio te Laçi, ish-titullari i Shpresave firmos në futbollin amator

Sport

Nga Lacio te Laçi, ish-titullari i Shpresave firmos në futbollin amator

Publikuar

-

Nga titullar i padiskutueshëm i Shpresave, në futbollin amator italian. Ky është rrugëtimi që ka bërë brenda pak vitesh Irlian Ceka, mbrojtësi i majtë i cili pak vite më parë shihej nga stafi kuqezi si një talent i cili në të ardhmen mund të vishte edhe fanellën e Kombëtares A.

Djaloshi u rrit në akademinë e Lacios, por në moshën 20-vjeçare, pasi ishte bërë titullar në radhët e Shpresve kuqezi të drejtuara nga Alban Bushi, vendosi të transferohej në kampionatin shqiptar për t’u aktivizuar mes profesionistëve.

Ai zgjodhi fillimisht Laccin e më pas huazimin te Apolonia. Por në të dy këto skuadra, në një sezon e gjysmë, koleksionoi në total 7 ndeshje të luajtura mes kampionatit e Kupës.

Një aventurë e dështuar, që e detyroi të kthehej verën e kaluar në futbollin italian, ku nuk gjeti edhe aq hapësira sa mendonte. Kështu, mbrojtësi i majtë e ka nisur përsëri nga amatorët dhe sot ka firmosur në klubin e Serisë D italiane, Aprilia, duke shpresuar që me të të arrijë të bëjë edhe një herë hapat pak nga pak drejt futbollit profesionist, i ndërgjegjshëm që deri tani nuk ka respektuar pritshmërinë që u krijua rreth tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Nënshkruhet marrëveshja/ OVERSPORT, transmetuesi më i ri i licencuar për tre sezonet e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Nënshkruhet marrëveshja/ OVERSPORT, transmetuesi më i ri i licencuar për tre sezonet e ardhshme

OVERSPORT është transmetuesi më i ri i licencuar për tre sezonet e ardhshme të nivelit të lartë, ku do transmetohen Liga evropiane, Seria A TIM, etj.

“OVERSPORT, është platforma e re Sport APP dhe platforma teknologjike që jep hapësirë ​​dhe shikueshmëri për të gjithë sportet dhe tifozët.

Një ide e lindur nga dëshira për të dhënë edhe më shumë fuqi sportit, një pasion që më ndihmoi të fitoja betejën time më të vështirë personale … “, këto janë fjalët e Massimiliano Rubin, interpretuesit të ri të kësaj mënyre të re të të përjetuarit sport që, si një basketbollist dhe entuziast i lundrimit ai kishte privilegjin e pjesëmarrja në projektin e Trashëgimisë Moro di Venezia ku kontribuoi në formësimin e projektit.

OVERSPORT gjen shtëpinë në Tiranë, kryeqytet dinamik dhe argëtues, ku Saimir Gora dhe Adnand Mahmuti, pionierë ekspertë të teknologjisë OTT, drejtojnë ekipin e profesionistë që i japin forcë një projekti të pasur me përmbajtje: Seria A ekskluzivisht në gjuhën shqipe në territoret e Shqipërisë dhe Kosovës, prezantuar drejtpërdrejt nga fushat e lojës nga Cindy Marina.

OVERSPORT do të transmetojë pjesët më të mira drejtpërdrejt të Serisë A TIM në Shqipëri dhe Kosova për tre sezonet e ardhshme (2021/2022 – 2023/2024).

Marrëveshja u ndërmjetësua nga agjencia Infront.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Nesër kundër Skënderbeut, Maliqi sfidon 3 ekipet e Superiores

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu dhe Maliqi kanë nisur prej disa ditësh përgatitjet për sezonin e ri. Maliqi do të luajë sezonin e ri në Kategorinë e Parë dhe të dy klubet kanë programuar miqësoren e parë ku do të përballen ditën e nesërme në orën 17:30 në Korçë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Maliqi ka zbuluar axhendën e ndeshjeve miqësore, ndërsa do të përballet gjithashtu edhe me Dinamon dhe Tiranën në ditët në vijim.

Postimi i Maliqit:

Nesër, ora 17:30

Skënderbeu-Maliqi

Ky test i parë miqësor do të zhvillohet në qytetin e Korçës.

Ndërkohë të dielën e ardhshme dhe të shtunën e 14 gushtit do të përballemi respektivisht kundër Tiranës dhe Dinamos.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Wijnaldum mërzit francezët në prezantim: Jam tifoz i Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Aventura e Georgino Wijnaldum te PSG nis me këmbën e gabuar. Dihet që raportet mes parizienëve dhe Barcelonës nuk janë të mira, që nga rrëmbini që sheikët i bënë me paratë e tyre Neymar, dhe për të vazhduar më pas me përballjet në merkato, një prej të cilëve është pikërisht Wijnaldum që dukej i destinuar për të shkuar te Barcelona, por mbërriti në Paris me kosto zero.

Gjatë intervistës së tij të parë holandezi shpjegoi se sa e vështirë ishte për të të zgjidhte Parisin me një deklaratë që vështirë se do t’u ketë pëlqyer francezëve. Diçka e kuptueshme duke qenë se në prezantim lojtarët përdorin zakonisht frazat shabllon, “jam i lumtur”, “gjithmonë kam ëndërruar të vija këtu”, por ky nuk është rasti i Wijnaldum,.

“Të zgjidhja mes Barçës dhe Paris Saint Germain ishte diçka vërtet shumë e komplikuar, duke qenë se jam tifoz i Barcelonës që kur isha një fëmijë”, deklaroi mesfushori.

Një frazë kjo e pazakontë kur prezantohesh në një klub, pavarësisht lidhjeve historike të katalanasve me Holandën që nga kohët e Cruiff. E nëse te Barcelona do të gjente Koeman, ish trajnerin e kombëtares së tij, në Paris Wijnaldum do të takojë Pochetinon që po ashtu e ka njohur.

“Pochetino më kërkoi kur ishte te Tottenhanm, kështu që kam patur mundësinë ta njoh. Por të gjithë në këtë klub më bënë të kuptoj se më donin me të vërtetë dhe edhe kjo ndikoi shumë në zgjedhjen time”, u shpreh Wijnaldum.

Natyrisht ka edhe motive të tjera, të aspektit taktik, që e shtynë ish mesfushorin e Liverpoolit për të zgjedhur Parisin.

“Te Liverpool luanim një futboll shumë ofensiv dhe loja sulmuese është një filozofi që më pëlqen. PSG është një skuadër që bën këtë tip futbolli”, deklaroi futbollisti.

LEXO TE PLOTE