LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Tiranë 44-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

21 Korrik 2021, 07:36, Kronika CNA
Në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, brenda dhe jashtë vendit.

Në pranga është vënë shtetasi E.(S). M.(M.), 44 vjeç, i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale ?Plagosja e rëndë me dashje?.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë sepse ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? në mungesë, për veprën penale ?Plagosja e rëndë me dashje?, sepse më datë 31.03.2021, në bulevardin ?Migjeni?, ka plagosur me thikë shtetasin A. Xh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga