Connect with Us

“Merrte ilaçe shumë të forta, kishte halucinacione”/ Deklarata tronditëse e ish-truprojës së këngëtares së famshme

Showbizz

“Merrte ilaçe shumë të forta, kishte halucinacione”/ Deklarata tronditëse e ish-truprojës së këngëtares së famshme

Publikuar

-

Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears i shokoi të gjithë pas rrëfimit të saj në gjykatë mbi kujdestarinë e të atit.

Ajo tregoi se për shkak të kujdestarisë i është shkatërruar jeta dhe i kërkoi gjykatës që t’i japë fund sa më parë pa bërë asnjë vlerësim.

Së fundmi në lidhje me këtë çështje, ka folur dhe ish-truproja, i cili punoi në sigurinë e këngëtares Britney Spears, Fernando Flores.

Britney Spears bën rrëfimin shokues/ “Nuk mund të martohem dhe të kem fëmijë”Ai tregoi për “The Sun” efektet që patën barnat antipsikotike të yllit pop, të cilët u detyruan të merrnin.

“Për një kohë, ajo po merrte ilaçe aq të forta me recetë sa që përfundimisht kishte halucinacione. Ata ishin ilaçe antipsikotike dhe pilula të kontrollit të lindjes së bashku. Sa herë që i konsumoi, ajo fliste për universet paralele”-tha Flores.

Teksa po lufton për lirinë e saj, këngëtarja ka siguruar një fitore të vogël pasi gjykatësja i dha leje për të zgjedhur ajo vetë avokatin gjatë seancës gjyqësore.

Kështu, duket se Britney po fiton pak nga pak pavarësinë e saj dhe në rrjete sociale ka hedhur një thumb që njerëzit mendojnë se e ka me motrën e saj, e cila i doli së fundmi publikisht në mbrojtje. Megjithatë, nuk përjashtohet fakti që ta ketë edhe me persona të tjerë të afërm, që më herët s’kanë bërë asgjë për ta ndihmuar pavarësisht se kanë parë situatën e saj.

“Nuk ka asgjë më të keqe se një situatë ku të dashurit tuaj, të cilët kurrë nuk kanë qenë atje për ju, papritmas flasin dhe ju japin mbështetje publike. Nuk ka asgjë më të keqe se kaq! Si guxojnë të thonë diçka të tillë? A u përpoqën të më ndihmonin atëherë kur më duhej më shumë? Si mund të thuash vetëm tani publikisht sa të intereson? Pse nuk më dhe një dorë ndihme kur isha duke u mbytur? Jo!”- shkruan ajo ndër të tjera, duke u shprehur se i vjen keq që disa persona do ta gjejnë veten në këtë shkrim dhe i kërkon t’ia kursejnë hipokrizinë.

 

 

Visualizza questo post su Instagram

 

Un post condiviso da Britney Spears (@britneyspears)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

U bë pjesë e klipit të Capital T/ Nevina Shtylla zbulon raportin që ka me reperin

Publikuar

-

Nga

Pak ditë më parë reperi Capital T publikoi këngën e tij të radhës, “Buzëqeshje”, ku si figurante në klip ishte moderatorja Nevina Shtylla.

Në një intervistë për Wake up, Nevina u hspreh se ishte një propozim nga reperi që të bëhej pjesë e klipit dhe se pranoi pasi bëhej fjalë për një klip filmik dhe jo thjesht si figurante. Ndër të tjera ajo sqaron edhe raportin me reperin pasi publikimit të fotos me reperin para se të dilte kënga pati fjalë se mund të ketë diçka më shumë se miqësi mes tyre.

Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë.

Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij. Në fillim isha skeptike së më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi.

Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Isha kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, tha Nevina Shtylla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Eja më merr”/ Ana e Përputhen tregon të pasmet në foton seksi

Publikuar

-

Nga

“Eja më merr”/ Ana e Përputhen tregon të pasmet në foton seksi

Ana Lleshi është një nga ish konkurrentet më të përfolura të Përputhen.

Ajo shpesh pushton rrjetet sociale me fotot seksi ku merr me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

Së fundi ajo ka publikuar dy foto shumë provokuese teksa tregon të pasmet.

“Eja më merr”, shkruan Ana krahas fotos, duke mos zbuluar se për kë e ka këtë kërkesë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Ledjana e pranon hapur/ Ndarja nga Mevlani e ka plagosur në shpirt

Publikuar

-

Nga

Një “bishë” e vërtetë/ Ledjana i vë flakën rrjetit me format “bombë”

Ledjana Prenga dhe Mevlan Shaba edhe pse të ndarë, nuk e mohojnë se ndjenjat e tyre kanë qenë të vërteta dhe se të gjitha ato që kanë ndodhur mes tyre i ka lënduar shumë.

Këtë e ka pranuar dhe vetë Ledjana, e cila përmes një thënie nga Albatros Rexhaj, pranon se ndihet e plagosur në shpirt nga njeriu që e ka ndjerë me afër vetes.

“Zhgënjehemi në ata që i duam, që u besojmë dhe ata që i kemi ndihmuar. Vetëm ai të cilin e ndjeje si njeri tëndin e ka fuqinë të të plagosë në shpirt”, thuhet në thënie./ CNA.al

LEXO TE PLOTE