Mënyrat kryesore sesi mund të marrë fund bota sipas shkencës

21 Korrik 2021, 06:05, Blog CNA
Mënyrat kryesore sesi mund të marrë fund bota sipas shkencës

Bota jonë do të marrë fund një ditë. Pyetja e vetme është se kurdo të ndodhë kjo. Përgjatë historisë, janë propozuar qindra data të ndryshme për Apokalipsin. Por ndryshe nga parashikimet amatore nga njerëz jo kompetentë, shkencëtarët janë shumë të sigurt mbi disa ngjarje që mund ose do të shkaktojnë fundin e botës sonë. Ja cilat janë ato:

Dielli do të prishë fotosintezën e bimëve duke e lënë Tokën pa oksigjen

Modelet më të sakta parashikojnë se pas rreth 600 milionë vjetësh, Dielli do të jetë bërë aq shumë i shndritshëm sa do të prishë ciklin karbonat-silikat në Tokë. Ky cikël ndihmon në ruajtjen e niveleve optimale të dioksidit të karbonit.

Pakësimi i këtij të fundit do t?i bëjë bimët të paafta për fotosintezë, dhe nga ana tjetër ato nuk do të prodhojnë dot më oksigjenin që na nevojitet për të marrë frymë. Gati e gjithë jeta e kafshëve, dhe shumica e ekosistemeve në përgjithësi, do të zhduket.

Përplasja në Tokë e një komete gjigante

Rreth 66 milionë vjet më parë, një kometë ose asteroid u përplas në Tokë, duke vrarë rreth

75 për qind të gjithë jetës në Tokë, përfshirë dinozaurët gjigantë. Dhe shumë kometa apo asteroide vazhdojnë të kalojnë shumë afër planetit tonë. Vitin e kaluar, asteroidi i quajtur 2020 VT4 kaloi vetëm 370 km larg Tokës.

Sado vdekjeprurës që mund të jenë asteroidët, ato priren të vijnë nga afër. Më shpesh nga Brezi i Asteroideve përtej Marsit. Por kometat vijnë më shpesh nga larg, dhe kjo do të thotë se vijnë më shumë shpejtësi këtu. Ato janë më të vështira të zbulohen pasi janë shumë të errëta. Nëse një kometë me diametër dhjetëra kilometra godet Tokën, atëherë njerëzit do të pësojnë fatin e dinozaurëve.

Inteligjenca Artificiale

Kur të krijojmë një Inteligjencë Artificiale (AI)që e tejkalon atë tonën, ajo do të ketë aftësinë për të prodhuar një inteligjencë edhe më të madhe përtej saj. Kjo do ta bënte njerëzimin të dukej një specie e vjetruar apo më keq akoma të dëmshme, që sipas AI duhet eleminuar.

Mbipopullimi

Në vitin 1798, ekonomisti dhe sociologu Tomas Maltus parashikoi se popullsia e botës do të rritet më shpejt sesa shkalla e prodhimit të ushqimit. Kjo gjë sipas tij do të shkaktojë uri masive, konflikte globale dhe përfundimisht një kolaps të popullsisë, ku shumica e njerëzve në Tokë do të zhduken. Kjo njihet si Katastrofa Maltusiane.

Që në fillimi, hipoteza e Maltusit është kundërshtuar me forcë nga shumë ekspertë. Që nga koha e tij popullsia njerëzore është rritur me 8 herë, dhe fakt është se në dhjetëra vende  miliarda njerëz jetojnë nën një uri të vazhdueshme. Gjithsesi jemi ende larg një kolapsi global.

Shpërthimet e rrezeve gama

 Ngjarjet më të shndritshme dhe më energjike elektromagnetike të zbuluara ndonjëherë në Univers, janë shpërthimet e rrezeve gama. Ato shkaktohen kur një yll supermasiv shpërthen për të formuar një vrimë të zezë ose yll neutrin,ose kur përplasen dy yje neutrin.

Shpërthimet e rrezeve gama çlirojnë aq shumë energji saqë në pak sekonda sasia e tyre është e barabartë me prodhimin e plotë të energjisë së Diellit gjatë gjithë jetës së tij. Fatmirësisht, ne kemi qenë dëshmitarë të shpërthimeve të rrezeve gama në galaktikat e tjera.

Ato janë aq shumë larg, sa që ne nuk kemi ndjerë ndonjë nga efektet e tyre, përveç një drite të vogël. Por shumë shkencëtarë mendojnë se një shpërthim i rrezeve gama, mund të jetë shkaktari i mundshëm i shfarosjes së dytë masive në historinë e Tokës.

Një super-shpërthim vullkanik

Deri tani dihet se kanë ndodhur mbi 60 shpërthime të tilla, ku secili shkakton potencialisht zhdukje të mëdha. Por gjeologët besojnë se ka ende akoma për të zbuluar. Edhe pse nuk ka qenë një kërcënim shekujt e fundit, mali në parkun Yellowstone në SHBA, mund të shkatërrojë jetën e shumë amerikanëve dhe kanadezëve.

Orbita e paqëndrueshme e Tokës

Orbita e Tokës përreth Diellit nuk është e qëndrueshme. Ajo ka ndryshuar dhe do të vazhdojë të ndryshojë deri në fund. Madje ndryshimi i saj mund të shkaktojë fundin e planetit tonë. Jupiteri vepron ngjashëm me një mini-Diell në sistemin tonë diellor.

Graviteti i tij i madh i tërheq planetët dhe trupat e tjerë. Mendohet se Jupiteri mund ta tërheqë aq shumë Mërkurin, sa që ky i fundit mund të përplaset me Diellin, me fqinjin e tij Venusin, apo qoftë edhe me vetë Tokën.

Shkatërrimi si pasojë e ndryshimeve klimatike

Shumica e shkencëtarëve, priren të mendojnë se kjo është ajo që do të ndodhë. Ndryshimi i klimës, do të ketë një efekt të madh mbi modelet e motit në dekadat e ardhshme, duke i bërë ato gradualisht më të paqëndrueshme dhe ekstreme. Po ashtu,rritja e temperaturave mesatare do t?i bëjë më të zakonshme shumë mikrobe që shkaktojnë sëmundje.

Shumë bimë dhe specie polenizuese, si bletët dhe lakuriqët e natës, do të kenë ngordhur, duke e bërë ushqimin më të pakët në kushte kur popullatat vazhdojnë që të shtohen. Aciditeti dhe ndotja e oqeanit do të zvogëlojë numrin e fotosintezuesve, dhe shumë ekosisteme të tjerë do të zhyte në kaos./CNA.al

Lajmet e fundit nga