Connect with Us

“Kujt t’ia ndreq më parë i ziu”/ Namik Dokle zbulon poezinë e shkruar në Kuvend, si reagoi Fatos Nano

Politikë

“Kujt t’ia ndreq më parë i ziu”/ Namik Dokle zbulon poezinë e shkruar në Kuvend, si reagoi Fatos Nano

Publikuar

-

Ish-deputeti socialist, Namik Dokle, i cili ka mbajtur disa funksione gjatë kohës që ishte në politikë, tashmë i tërhequr së fundi ka publikuar një poezi, të cilën thotë se e ka shkruar në Kuvend, në vitin 1997.

Në një postim në rrjetet sociale, Dokle shkruan se vjersha është shkruar në1997, kur u votua qeveria Nano.

Ai zbulon se vjershën më pas ia dha Fatos Nanos, ndërsa ky i fundit e lexoi me buzëqeshje.

E SHKRUAR NE PARLAMENT…

( Disa nga ish-kolegët parlamentarë e dinë se hera-herës shkruaja ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Po kujtoj nje prej tyre, shkruar në korrik 1997, kur u miratua qeveria Nano)

Tepelena gur i thatë

Dy ministra nga nje fshat,

Kalo Vjosën, dil në Vlorë,

Pesë ministra me kemborë.

LEXO EDHE:  Berisha flet për akuzat/ Vrasësit e Azem Hajdarit pritën në aeroport Fatos Nanon

Myzeqe edhe Devoll,

Nje ministër e kanë boll,

Nje minister ka dhe Korça,

Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë

Dhe Mirdita ka një Ndrekë,

Vetëm Lushin gjith’ Veriu

Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve.”-shkruan Namik Dokle./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Berisha flet për akuzat/ Vrasësit e Azem Hajdarit pritën në aeroport Fatos Nanon

LEXO EDHE:  Idiot, tra*, bo**, të q**sha robt ...!/ Gjithçka u tha dje në Kuvend



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE