Connect with Us

Kontrolli i Eksporteve dhe Siguria e Kufirit/ Ambasadorja Kim “zbarkon” në Gjirokastër

Aktualitet

Kontrolli i Eksporteve dhe Siguria e Kufirit/ Ambasadorja Kim “zbarkon” në Gjirokastër

Publikuar

-

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shkuar sot në Gjirokastër për një vizitë në pikën kufitare të Kakavijës.

Ajo është pritur nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa të pranishëm janë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu si edhe ambasadorja e e Greqisë Sophia Philippidou.

Gjatë kësaj vizite do të shihen disa prej pajisjeve të dhuruara nga Qeveria e SHBA-së për Policinë e Shtetit në kuadër të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë së Kufirit.

“Jam shumë e lumtur që ndodhem këtu. Kam qenë drejtoreshë e zyrës përgjegjëse për çështjet e mesdheut Lindor që përfshinin edhe Greqinë, është kënaqësi të shoh flamurin e SHBA, Shqipërisë dhe Greqisë të valëviten pas meje. Ministri, ambasadori, drejtori Veliu është kënaqësi që ndodhem këtu në Kakavijë në një nga pika kryesore të hyrjes në Shqipëri. Kufijtë e sigurt nuk janë të rëndësishëm vetëm për Shqipërinë dhe fqinjët e saj por edhe për sigurinë globale që përfshin edhe SHBA. Angazhimi i qeverisë së SHBA për forcimin e ligjzbatimit në Shqipëri është këtu tani dhe do vazhdojë të jetë këtu gjithmonë. Ky angazhim është i palëkundur. Dhurimi i pajisjeve është dëshmi e saj.

Ne nuk jemi vetëm në këtë fushë. Punojmë ngushtë me Greqinë. Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi I armëve dhe drogërave është thelbësore për sigurinë rajonale. Arrestimet e fundit në kufi janë tregues i mirë që pajisjet që kemi dhuruar janë efikase. Trafikimi i armëve, tregtinë e narkotikëve drejtohen nga element kriminalë të zgjuar dhe të pamëshirshëm., Duhet të jemi pak më të zgjuar dhe më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë të punojnë krah për krah kundër trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit. SHBA do vazhdojnë qëndrojnë krah jush përballë krimit gjithnjë në zhvillim”, u shpreh Kim./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Vazhdon bllokada në veriun e Kosovës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Kryeministri Albin Kurti i bëri thirrje Serbisë që si Kosova edhe Serbia t’i heqin tabelat e përkohshme të automjeteve e qytetarët të lëvizin lirshëm. Serbia pret përgjigje nga BE lidhur me marrëveshjet me Prishtinën.

Është dita e tretë që serbët e veriut të Kosovës po mbajnë të bllokuara rrugët për në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë proteste pas vendosjes së masave të reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave të Serbisë. Bllokada me vetura dhe kamion me zhavorr në rrugë tashmë është e gjatë mbi dy kilometra, por nuk njoftohet për incidente.

Forca të shtuara të njësive speciale të policisë së Kosovës gjenden përballë barrikaduesve dhe akoma nuk ka ndonjë aksion për të zhbllokuar rrugët. Të hënën Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit, duke mos lejuar qarkullimin e veturave me targa të Serbisë. Veturat me këto targa, në hyrje të Kosovës duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç obligohen qytetarët e Kosovës me targa RKS t’i ndërrojnë ato kur futen në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi tërheqjen e trupave të policisë së Kosovës nga veriu, por më pas u shpreh “të ulemi të bisedojmë”. Ai po ashtu ka kërkuar një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian, nëse marrëveshjet e Brukselit janë në fuqi apo jo. “Për këtë do të presë muajin e ardhshëm e nëse s’merr përgjigje është shenjë se marrëveshjet s’ekzistojnë”, tha Vuçiç.

Kurti: “Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha të mërkurën pas një mbledhje të qeverisë se “si Kosova ashtu edhe Serbia duhet t’i heqin targat e përkohshme të automjeteve si pjesë e zgjidhjes së situatës së krijuar ditëve të fundit në veriun e Kosovës”. “Oferta jonë publike besoj që është tejet praktike përveçse gjeneroze e kjo është le t’i heqin tabelat e përkohshme edhe Serbia edhe Kosova dhe në këtë mënyrë qytetarët le të qarkullojnë sa më shumë e me sa më pak vonesa”, tha Kurti, duke shtuar se “Brukseli është vendi ku duhet të zhvillohen takimet dhe bisedimet dhe natyrisht që si gjithmonë jemi të gatshëm, të hapur e të interesuar sepse është interesi i qytetarëve për një gjë të tillë”.

Informohet QUINT-i



Kryeministri i Kosovës, të martën priti në një takim ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, dhe i njoftoi ata për vendimin për reciprocitet për targa të Serbisë dhe për zhvillimet në veri të Kosovës. Sipas tij, “vendimi për reciprocitet nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase”. “Njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpijnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cënuar ata”, u tha Kurti ambasadorëve të QUINT-it duke shtuar se “liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet”.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, theksoi Kurti. Kryeministri i Kosovës njoftoi se ka zhvilluar edhe një bisede telefonike me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, por nuk dha detaje.

LEXO EDHE:  Ministrja e Bashës shkel rëndë ligjin?!/Antikorrupsioni i shkon me urgjencë në zyrë

LEXO EDHE:  Zjarr i madh në një banesë në Gjirokastër/Dyshohet për të lënduar

Reagime nga BE

Ka disa reagime nga BE pas tensionimit të situatës në veriun e Kosovës. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi lidhur me gjendjen aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi se është e rëndësishme të ushtrohet përmbajtje dhe të zvogëlohen tensionet, të kthehet dialogu dhe të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë. “Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, shkroi Varhelyi në Twitter. Reagime ka pasur edhe nga i ngarkuari i Borrell për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, i cili është i shqetësuar për zhvillimet në veri dhe bëri thirrje për një ulje të menjëhershme të tensioneve. “Është e rëndësishme të ulen tensionet, të rivendoset një mjedis paqësor dhe të lejohet liria e lëvizjes. Ne jemi të gatshëm për të lehtësuar bisedimet për të gjitha çështjet e hapura në dialog”, shkroi Lajçak në Twitter.

Autoritetet e Beogradit, thonë se Kosova, me vendosjen e reciprocitetit në targa të veturave të Serbisë, ka shkelur dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, të cilën dy vendet e kanë arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. E Prishtina zyrtare thotë se janë duke vepruar në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Deri më tani, qytetarët e Kosovës me targa të Republikës së Kosovës, kur kanë hyrë në Serbi, janë detyruar të marrin tabela të përkohshme dhe kanë paguar pesë euro për targa që janë të vlefshme për 60 ditë. Tash edhe Prishtina zyrtare po e aplikon të njëjtën praktikë për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. /DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjermania dhuron 14 automjete dhe 3 sete Smartdec, për Policinë e Shtetit

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf i dorëzon donacionin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ambasadori Zingraf është shprehur “Lufta kundër krimit të organizuar është një ndër pikat më të forta të bashkëpunimit mes vendeve tona. Dhurimi i këtyre pajisjeve për Policinë Kufitare të shtetit shqiptar, gjithashtu dhe për Policinë Kriminale është një shenjë e fortë bashkëpunimi për të luftuar mbi të gjitha migracionin e paligjshëm, por dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Këto automjete që po dhurohen do të ndihmojnë më tej për të përballuar sfidat që ka Policia Kufitare dhe gjithashtu për të përforcuar akoma më tej flotën e automjeteve të Policisë së Shtetit.

Veliu ka theksuar: “Mbështetja e vazhdueshme e Policisë Federale gjermane, për Policinë e Shtetit ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës së Policisë Kriminale dhe asaj Kufitare. Donacioni do shërbejë në rritjen e performancës në drejtim të kontrollit të kufijve, parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare”.

Fjala e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu

I nderuar zoti ambasador Zingraf,

Të nderuar pjesëmarrës,

Është e disata herë që zhvillojmë ceremoni për donacione, ndaj me lejoni t’ju shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që qeveria gjermane, nëpërmjet ambasadës në Tiranë, Policisë Federale dhe agjencive ligjzbatuese gjermane, i ka dhënë dhe po i japin Policisë së Shtetit.

Donacionet e dhëna më parë dhe ky i sotmi janë shumë të rëndësishëm për ne, janë vlerë e shtuar në punën tonë, pasi shërbejnë në rritjen e efikasitetit të punës dhe rezultateve të Policisë Kriminale dhe asaj Kufitare.

14 automjete dhe tre sete Smartdec, me vlerë totale 305 mijë euro janë një ndihmë e konsiderueshme për punonjësit e Policisë Kufitare, pasi shërbejnë në rritjen e performancës në drejtim të kontrollit të kufijve, parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare.

Rinovimi i flotës së Policisë së Shtetit, me automjete të reja dhe cilësore, siguron një lëvizshmëri të shpejtë, efikase dhe njëherazi përmirëson kushtet e punës dhe të shërbimit të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese gjermane është shtrirë në fusha të ndryshme si trajnime, asistencë teknike, mjete transporti, pajisje e materiale të ndryshme për Policinë Kriminale dhe forcat speciale etj.

Me këtë rast vlen të rendis disa fakte:

LEXO EDHE:  “Festivali Folklorik i Gjirokastërs 2015”/ Risitë e festës së Muzikës Folklorike

LEXO EDHE:  Luli, që nuk u bë dot kurrë, burrë

Për periudhën 2017-2021 janë bërë donacione të ndryshme që e kalojnë vlerën e 350 milionë lekëve të reja, të destinuara në:

-Dhurimin e 102 automjeteve, nga të cilat 21 mjete për strukturat e Drejtorisë Qendrore Hetimore dhe 81 automjete për strukturat e Policisë Kufitare;

-Kompletimin e strukturave të Drejtorisë Hetimore Qendrore dhe strukturave të Policisë Kufitare, me pajisje për kryerjen e operacioneve speciale dhe kontrollin e kufirit;



-Pajisje për Njësinë e Antieksplozivit,

-Njësinë e Snajperëve

-Njësinë e Vëzhgimit

dhe për Repartin Special “RENEA”;

-Dhurimin e një mini-laboratori modern, Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.

-Trajnime të ndryshme me tematikë taktike dhe operacionale si: zgjidhje situatash pengmarrje, ndjekjen/survejimin e alternuar dhe arrestimin në zona rurale dhe interurbane të personave në kërkim etj.

-Policia Federale gjermane është një ndër kontribuuesit më të mëdhenj në Operacionin Western Balkanas 2019-2020, të FRONTEX në vendin tonë;

Aktualisht, ekspertë gjermanë, të atashuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me ekspertet e Policisë shqiptare dhe janë në fazën e fillimit të trajnimit të forcave speciale.

Bashkëpunimi me Policinë Federale gjermane ka qenë shumë i suksesshëm edhe në shkëmbimin e informacionit për verifikimet e identitetit të shtetasve të ndryshëm dhe ripranimin e menjëhershëm të shtetasve shqiptarë, që kapen nga autoritetet gjermane, duke përdorur dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Kontributi dhe angazhimi i Oficerit Ndërlidhës të Policisë Federale gjermane për forcimin e marrëdhënieve mes dy policive dhe në sigurimin e mbështetjes logjistike që i është ofruar Policisë Kufitare, ka qenë mjaft i madh.

Të gjitha këto që përmenda më lart tregojnë më së miri për mbështetjen e madhe që Policia e Shtetit ka nga partnerët strategjik, siç është Policia gjermane.

Mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin e fituar nga partnerët, Policia e Shtetit e ka shfrytëzuar dhe përdorur në interes të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe të rezultateve në luftën kundër paligjshmërisë në tërësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Duke përfunduar, siguroj qytetarët se Policia e Shtetit është më profesionale, qartësisht e orientuar, e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin dhe çdo paligjshmëri, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për ta, si dhe të garantoj partnerët tanë dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për vendosmërinë tonë në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ju faleminderit!

LEXO TE PLOTE

Kronika

10 të arrestuar në Tiranë/ Policia zbardh detaje, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Dhjetë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se forca e Posaçme “Shqiponjat” kanë arrestuar në flagrancë E. K., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi kokaine.

Në pranga është vënë edhe një 33-vjeçar me iniciale A. B., pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi heroine.



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 arrestuan dy të mitur A. V., 17 vjeç dhe K. H., 17 vjeç dhe shpallën në kërkim A. Th., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme goditën me sende të forta dhe i morën me dhunë varsen e floririt një 19-vjeçari.

LEXO EDHE:  Luli, që nuk u bë dot kurrë, burrë

LEXO EDHE:  “Festivali Folklorik i Gjirokastërs 2015”/ Risitë e festës së Muzikës Folklorike

Ndërsa në rrugën “Donald Trump” është arrestuar në flagrancë S. U., 34 vjeç, pasi tek lavazhi i tij, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Ujësjellës Kanalizime të Bashkisë Kamzë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar dy shoferë që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe një tjetër që po e drejtonte automjetin pa leje. Në pranga është vënë edhe një 34-vjeçar që ka aksidentuar për vdekje një këmbësore 57-vjeç.

LEXO TE PLOTE