Connect with Us

HEC-t në Valbonë/ Zbulohet vendimi i Gjykatës së Lartë

Aktualitet

HEC-t në Valbonë/ Zbulohet vendimi i Gjykatës së Lartë

Publikuar

-

Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.

Në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, ndër të tjera në vendimet e sotme, thuhet se “Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

LEXO EDHE:  Pranimi i studentëve në Harvard/ Gjykata e Lartë kërkon mendimin e administratës Biden

Gjykata e Lartë njofton “Ndryshimin e vendimit nr.17, datë 11.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe vendimit nr.3342,datë 02.06.2017, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë në këtë mënyrë: Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të cështjes me vendim të formës së prerë.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Mos të fryhet tullumbaci kot”/ Taulant Balla imiton kryeministrin Rama

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një deklaratë për media ka folur rreth qëndrimit të opozitës në lidhje me mbledhjet e komisioneve.

Ai është përpjekur të flasë me gjuhën e kryeministrit Edi Rama para mediave, duke bërë gjestet e tij apo dhe batuta të stilit të tij.



Sipas tij, opozita duhet të gjejë arsye të tjera për të kundërshtuar, pasi mbledhjet do të zhvillohen në të dyja format e parashikuara, njësoj siç ndodh edhe në vende të tjera.

LEXO EDHE:  Gjykata e Lartë lë në burg të dënuarin për ryshfet ndaj gjyqtares

LEXO EDHE:  Pranimi i studentëve në Harvard/ Gjykata e Lartë kërkon mendimin e administratës Biden

Do të ketë komisione që do të ketë mbledhje onlin ashtu siç do të ketë edhe mbledhje fizike në distancë. Opozita duhet të gjejë arsye të tjera për t’u shqetësuar. Mos të fryhet tullumbaci kot”, ka thënë Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po vritet parlamentarizmi”/ Balla i përgjigjet Opozitës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Opozitës, e cila pretendon se vendimi për të zhvilluar online mbledhjet e komisioneve parlamentare, është cënim i parlamentarizmit dhe demokracisë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se mbledhjet do të zhvillohen online, por kur ka diskutime për çështje të rëndësishme, mbledhjet do zhvillohen në sallat e Kuvendit, ku ka kushtet e përshtatshme për të ruajtur distancimin fizik.

Do të ketë komisione që do bëjnë mbledhje onlinë ashtu siç do të ketë edhe mbledhje fizike, duke ruajtur distancën. Opozita duhet të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar. Në një punë normale, ashtu si zhvillohet edhe ne vende të tjera si Budenstagu Gjerman, e njëjta gjë po bëhet në Shqipëri. Mos fryhet tullumbaci kot. D Mbledhjet e rëndësishme do bëhën sipas formatit tradicional. Do ketë mbledhje edhe online edhe fizike”.-tha Balla./CNA.al



LEXO EDHE:  Vakancat për Këshillin e Lartë Gjyqësor/ Zbardhen emrat e kandidatëve

Tritan Shehu jep “alarmin”/ Po tentohet grusht shteti

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deputetët do të vaksinohen me detyrim”/ Balla mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

balla, ps, cna, lajme, politike, qeveri, kabinet

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë të ditur se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, do të vaksinohen me detyrim.

Balla tha se është rënë dakort edhe me Opozitën, që të vaksinohen të gjithë deputetët.

Gjithashtu ai i drejtoi dhe një mesazh të fortë qytetarëve, duke iu kërkuar që të vaksinohen.

LEXO EDHE:  HEC në kanionin e Holtës/ Boçi: I papranueshëm, të anullohet

LEXO EDHE:  Gjykata e Larte vendos "arrest me burg" per deputetin Armando Prenga



Ramë dakort për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky është një mesazh shumë i mirë që Kuvendi i Shqipërisë u jep sot qytetarëve. Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.

Sidomos studentëve, të gjithë duhet të vaksinohen”-tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE