Connect with Us

Gjermani, 400 milion euro për viktimat e përmbytjeve

Bota

Gjermani, 400 milion euro për viktimat e përmbytjeve

Publikuar

-

Qeveria federale dhe qeveritë e landeve vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për zonat e prekura nga përmbytjet në Gjermani. .

Një javë pas katastrofës së përmbytjeve, sidomos në pjesën perëndimore të Gjermanisë, qeveria federale ofron një ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh. Me këto para synohet të eleminohen dëmet më të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës komunale dhe të kapërcehen nevojat e tjera urgjente. Shuma prej rreth 400 milion eurosh do të ofrohet përgjysmë nga qeveria federale dhe nga qeveritë e landeve.

Gjithashtu planifikohet edhe një fond për rindërtimin, por vendimi në lidhje me shumën e këtij fondi do të merret vetëm pasi shkalla e dëmtimeve të mund të parashikohet më saktësisht në javët e ardhshme.

LEXO EDHE:  Sulmi me sëpatë në Gjermani/ Autori një shqiptar nga Kosova

Merkel: Ngushëllimi i vetëm solidariteti i njerëzve

Kancelarja Merkel e cila vizitoi disa nga zonat e katastrofës dhe u shpreh e prekur thellë nga dëmet e tmerrshme dhe nga njerëzit që kanë humbur gjithçka.

Kancelarja tha se nuk gjen fjalë për të shprehur se sa shumë janë goditur banorët e zonave të pëmbytura duke shtuar se “ngushëllimi i vetëm është solidariteti i njerëzve.”

Policia vazhdon kërkimin e personave të zhdukur

Ndërkohë numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 164 vetë: 117 janë konfirmuar në landin Rheinland-Pfalz dhe 47 në Nordrhein-Westfalen. Në të dy landet federale nuk përjashtohet që mund të gjenden edhe viktima të tjera dhe kërkimi për njerëzit e zhdukur vazhdon./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bëri shaka me Holokaustin/ Shkarkohet drejtori i ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike

Publikuar

-

Nga

Komiteti Organizator i Lojrave Olimpike të Tokios shkarkoi të enjten drejtorin e ceremonisë së hapjes së ngjarjes sportive, për shkak të një shakaje me Holokaustin, që ai kishte bërë gjatë një shfaqjeje komike në vitin 1998.

Presidenti i Komitetit Seiko Hashimoto bëri të ditur një ditë përpara ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi është shkarkuar nga detyra. Ai u akuzua se kishte bërë shaka me Holokaustin gjatë shfaqjes.

Ne zbuluam se zoti Kobayashi, në interpretimin e tij, ka përdorur një frazë që përqesh një tragjedi historike“, tha zoti Hashimoto. “Ne kërkojmë ndjesë thellë për këtë zhvillim një ditë para ceremonisë së hapjes, si dhe për shqetësimin që u kemi shkaktuar shumë palëve të përfshira, si në Tokio ashtu edhe në pjesë të tjera të vendit“.

LEXO EDHE:  Izolohen banorët/ Përmbytjet shembin një tjetër urë

LEXO EDHE:  Vape ekstreme ne disa shtete te Europes, ne Gjermani temperatura 40 grade

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, të cilat u shtynë për shkak të pandemisë, është planifikuar të premten. Ceremonia do të mbahet pa spektatorë si masë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve me koronavirus. Megjithatë pritet të marrin pjesë një numër i caktuar të ftuarish, zyrtarë, e përfaqësues të medias./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, padi ndaj 9 agjentëve të paligjshëm të Kinës

Publikuar

-

Nga

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se janë ngritur padi ndaj nëntë personave të cilët akuzohen se kanë vepruar në Shtetet e Bashkuara si agjentë të paligjshëm të Kinës.

Grupi dyshohet se “ka përgjuar dhe është angazhuar në një fushatë ngacmimi, përndjekjeje të dy personave me qëndrim të përhershëm në Shteteve të Bashkuara, për t’i detyruar ata të ktheheshin në Kinë. Sipas Departamentit të Drejtësisë kjo ishte “pjesë e një përpjekjeje globale, të bashkërenduar e të jashtëligjshme për riatdhesim, njohur si operacioni “Gjuetia e Dhelprës”.

Agjentët e paregjistruar, të një vendi të huaj nuk lejohen të përfshihen në mbikëqyrjen sekrete të atyre që gëzojnë statusin e qëndrimit të përhershëm në SHBA. Veprimet e tyre të paligjshme do të ballafaqohen me forcën e plotë të ligjit amerikan“, thuhej në një deklaratë të Jacquelyn M. Kasulis, prokurore në detyrë për Distrikti Lindor të Nju Jorkut.

Të akuzuarit janë Tu Lan, 50 vjeç, Zhai Yongqiang, 46 vjeç, Hu Ji, 46 vjeç dhe Li Minjun, 65 vjeç, të gjithë nga Kina; si dhe Zhu Feng, 34 vjeç, një shtetas kinez me banim në Kuins të Nju Jorkut, Michael McMahon, 53 vjeç, nga Mahwah-i i Nju Xhersit, Zheng Congying, 24 vjeç, nga Bruklini i Nju Jorkut si dhe Zhu Yong, aka Jason Zhu, 64 vjeç, nga Noruiç i Konektikatit. Emri i të pandehurit të nëntë, nuk është bërë ende publik nga autoritetet.

LEXO EDHE:  "Gjermanët janë të alarmuar"/ Klodiana Lala jep detaje tronditëse

Sipas njoftimit për shtyp, të dyshuarit akuzohen se kanë vepruar “nën drejtimin dhe kontrollin e zyrtarëve kinezë, në një përpjekje për të detyruar kthimin në Kinë të dy personave, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik”.

LEXO EDHE:  Vape ekstreme ne disa shtete te Europes, ne Gjermani temperatura 40 grade

Në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë thuhej se rreth vitit 2012 dhe 2014 qeveria kineze kishte arritur që nëpërmjet organizatës ndërkombëtare të policisë “Interpolit” të lëshonte një “alarm të kuq” duke paralajmëruar forcat e sigurisë në të gjithë botën, se të dy këta persona ishin në kërkim në Kinë për përvetësim dhe marrje ryshfeti, krime për të cilat parashikohen dënime maksimale me burgim të përjetshëm e vdekje.

Zyrtarët e Drejtësisë thanë se të nëntë personat ndaj të cilëve janë ngritur padi, ishin pjesë e një fushate ndërkombëtare për të kërcënuar, sulmuar, përgjuar e frikësuar të dy këta persona e familjarë të tyre, në mënyrë që t’i detyronin ata të ktheheshin në Kinë./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Tjetër kontroll në laboratorët mbi origjinën e Covid-19/ Kina reagon me zemërim dhe akuza ndaj OBSH-së

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë dëshiron të kontrollojë në fazën e dytë të ekzaminimeve mbi origjinën e koronës edhe laboratorët kinezë. Pekini reagon me zemërim dhe akuza ndaj OBSH-së.

Zëvendësministri Kinez i Shëndetësisë Zeng Yixin tha në një konferencë shtypi se ishte “jashtëzakonisht i befasuar” nga kjo kërkesë. Ai e akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për “mosrespektim të arsyes së shëndoshë dhe arrogancë ndaj shkencës”.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus kishte kërkuar të premten e kaluar që në fazën e dytë të ekzaminimeve mbi origjinën e virusit korona duhet të kontrollohen edhe laboratorët në Kinë. “Kontrollet e laboratorëve përkatës dhe të mjediseve të instituteve kërkimore” duhet të kenë përparësi në këtë kontroll, tha ai.

Shefi i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus

Menjëherë pasi filloi pandemia, pati spekulime se virusi mund të kishte dalë jashtë laboratorit për shkak të një aksidenti në Institutin e Virologjisë në Wuhan, në të cilin kryehen studime për llojet e virusëve korona. Qeveria kineze e mohon me forcë këtë.

LEXO EDHE:  Patentat e vaksinave kundër COVID-19, Gjermania kundër propozimit të SHBA

Ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë të dërguar nga OBSH-ja arriti ta vizitonte Wuhanin vetëm në janar – më shumë se një vit pas konstatimit të virusit dhe shpërthimit të pandemisë. Raporti përkatës u botua në fund të marsit por nuk dha ndonjë rezultat të qartë.

LEXO EDHE:  Procedurat që duhet të ndiqni për të punuar në Gjermani

Dyshime për raportin e OBSH-së

Ekspertët e OBSH-së e klasifikuan teorinë e daljes së virusit nga laboratori si “jashtëzakonisht të pamundur”. Sipas tyre “ka të ngjarë madje shumë të ngjarë” që virusi ka kaluar tek njerëzit nga një lakuriq nate që ka shërbyer si bartës i ndërmjetëm.

Sidoqoftë rreth këtij raporti  u ngritën shpejt mjaft dyshime. Shumë shtete shprehën shqetësimin se ekspertëve ndërkombëtarë nuk u ishin vënë në dispozicion të dhëna të ndryshme gjatë hetimit të tyre në Kinë. Shefi i OBSH-së Tedros tha javën e kaluar se teoria e daljes së virusit nga laboratorike ishte përjashtuar si mundësi “para kohe”./DW

LEXO TE PLOTE