Connect with Us

“Furtunë” në PD/ Basha ndryshime thelbësore në parti

Politikë

“Furtunë” në PD/ Basha ndryshime thelbësore në parti

Publikuar

-

Iu shty aprovimi/ Reagojnë ish-deputetët, Gurakuqi: Të kërkojnë falje që kanë fyer…

Kryetari i PD, Lulzim Basha pritet që në 10 ditëshin e parë të gushtit të thërrasë Këshillin Kombëtar të dalë nga Kuvendi i quajtur i jashtëzakonshëm, i zhvilluar ditën e shtunë në kryeqytet.

Pas daljes së rezultatit, për 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, përfshirë këtu edhe kryetarët e degëve apo përfaqësuesit e tjerë në këtë Këshill, Basha pritet të bëjë thirrjen e strukturës më të lartë midis dy Kuvendeve, për të bërë zgjedhjen e sekretariatit dhe kryesisë.

Burime zyrtare nga PD, i thanë CNA.al se Basha do të bëjë ndryshime thelbësore në drejtimin e kësaj partie.  Këto janë reflektuar edhe me propozimet e bëra në ndryshimet statutore me sekretariatet apo edhe bordet që do të funksionojnë në këto sekretariate. Sipas të dhënave zyrtare, pranë Lulzim Bashës, kreu i PD pritet të bëjë disa largime nga drejtimi i kësaj partie.

Pritet të largohet nga posti i nënkryetarit Edmond Spaho, gjithashtu në dyshim është edhe pozicioni i Edi Palokës. Të dy këta personazhe, prej tetë vitesh kanë mbajtur postin e nënkryetarit të partisë dhe kanë këmbyer rolet, njëherë si kryetar grupi parlamentar dhe njëherë si nënkryetar i Kuvendit, ky post i dytë është automatikisht nënkryetar i PD.

CNA.al gjithashtu ka mësuar se do të plotësohen edhe vakancat për disa sekretariate dhe do të ketë lëvizje në shumë prej tyre. Pritet që Basha t’i japë një zgjidhje definitive edhe problemeve me organizatat partnere, por kjo pritet të ndodhë pas muajit Shtator kur do të ketë edhe një ecje përpara në lidhje me riorganizimin e Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Basha kerkon koken e Ilir Metes: Kete radhe nuk do t'i shpetoje Drejtesise

Nga emrat që mësohen se do të marrin poste, janë Alfred Rushaj i cili ishte edhe drejtori elektoral i fushatës së Lulzim Bashës. Njeriu i cili mbajti jo pak mbi supe, në një fushatë që u quajt e suksesshme përtej rezultatit dhe problematikave.

Një emër tjetër që pretendon të ketë post si sekretariati apo drejtimi është Grida Duma, Ervin Salianji.

Ka edhe emra të tjerë që pretendojnë të kenë poste apo që nga vetë Basha t’u jepet një drejtim.  Një nga këta emra mund të jetë edhe Tomorr Alizoti.

Gazmend Bardhi pritet të rikonfirmohet në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe pritet të plotësohet edhe vakanca e sekretarit organizativ, vend ky i lënë vakat nga Sait Dollapi pas humbjes së zgjedhjeve.

Gjithashtu shumë emra, disa të rinj apo edhe pjesë e elitës së PD pritet të marrin poste drejtuese për të zëvendësuar sekretariatin aktual. Ajo që është e sigurt është fakti se do të ketë një përmbysje thuajse totale, ku shumë nga emrat siç e përmendëm më lart, të ardhur në PD me fluksin Basha, “më të vjetër” në këtë parti, të marrin sekretariatin dhe drejtimin brenda muajit Gusht, për tu përgatitur me pas në Shtator për një organizim më të thellë në qelizat e PD./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Trau në Rrugën e Kombit/ Nishani tregon lojën e Lulzim Bashës, thirrja e fortë për Opozitën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani e cilëson vendosjen e traut në Rrugën e Kombit, si një nga aktet më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar, të qeverisë së Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se ky akt antishqiptar, sikurse e cilëson ai, u “blindua” nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së Lulzim Bashës.

Vendosja e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit ishte dhe mbetet jo vetëm një prej akteve më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar.

Trau dhe Taksa shqiptarofobe synon të frenojë sa më shumë të mundet qarkullimin e lirë të shqiptarëve, komunikimin e tyre ndër vedi.



LEXO EDHE:  Qesharake/ Basha kryetar me 26 mijë vota nga 75 mijë anëtarë

LEXO EDHE:  Ultimatumi i Bashës për Teatrin/ Kulluri thumbon kreun e opozitës

Ky akt korruptiv dhe antishqiptar i qeverisë së E. Ramës u blindua nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së L. Bashës.”-shkruan Nishani.

Më tej, ai i drejton edhe një thirrje të fortë deputetëve të Opozitës, të cilëve u kërkon të paraqesin në Kuvend iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit.

“Ju bëj thirrje sot deputetëve të opozitës në Parlament të paraqesin menjëherë iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës Antishqiptare në Rrugën e Kombit.

Deputetët e opozitës të kushtëzojnë çdo përfshirje të tyre në legjislacionin e mëtejshëm, me këtë çështje madhore në interes të ekonomisë, lirisë dhe kombëtare të shqiptarëve !”-përfundon postimin e tij Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Jo vetëm meshkuj/ Njihuni me katër femrat më të bukura spiune

Publikuar

-

Nga

Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si  përshembull James Bond, por kur bëhet fjalë për spiunet femra, jo vetëm që nuk na vjen nëpër mend ndonjë emër por mendojmë se nuk ka.

Por e verteta është krejt ndryshe. Ka pasur disa “heroina” të jashtëzakonshme në spiunazh, ju thjesht nuk keni dëgjuar për to.

Këto janë katër emrat më të njohura të femrave më të famshme që kanë qënë pjesë e spiunazhit.

  1. Anna Chapman

Spiunja dhe modelja ruse Anna Chapman ishte pjesë e një rrjeti spiunësh rusë, duke u infiltruar në SHBA për vite me radhë, dhe kishte si detyrë të joshte informatorin e “NSA”, Edëard Snoëden. Ajo përdori statusin e saj si modele për të marë informacion nga sekretet e fshehta të qeverisë. Ajo u arrestua në NYC gjatë vitit 2019.



  1. Ana Montes

Montes ishte spiune për qeverinë Kubane dhe filloi punën për SHBA në vitin 1985, me “Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Eksperte për gjithçka kubane, Ana kishte një kujtesë te jashtëzakonshme për të memorizuar memorizonte dokumente me lehtësi. Ajo madje kaloi testin e poligrafit për SHBA, por për fat të keq u dënua me 25 vjet burg në vitin 2002.

  1. Josephine Baker

Ky emër mund tju habisë. Josephine Baker ishte një valltare dhe këngëtare në vitet 1920. Ajo ishte gjithashtu spiune gjatë Luftës së Dytë Botërore në emër të “Rezistencës Franceze”, duke kontrabanduar mesazhe në muzikën e saj.

  1. Stephanie Rader

Stephanie Rader u bashkua me Trupat Ndihmëse të Ushtrisë së Grave në vitin 1942 para se të rekrutohej në Zyrën e Shërbimeve Strategjike. Duke shtirur identitetin e një gruaje që kërkonte anëtarët e humbur të familjes në luftë, ajo mori një punë në ambasadë. në këtë mënyrë ajo mblodhi informacione mbi lëvizjet e trupave ruse, statistikat politike dhe policinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anëtarësi anti-amerikane”/ Kreu i PD në Vlorë i kundërpërgjigjet Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD në Vlorë, Genc Deromenaj ka reaguar pas deklaratës së  Lulzim Bashës se “nuk do të lejonte asnjë grumbullim anti-amerikan”.

Sipas tij, pa kushte duhet të duhet Shqipëria, jo vetëm Amerika.

“”Anëtarësi Anti-Amerikane”, u tha a nuk u tha në mbledhje… Personalisht nuk dua të merrem me ngjarjen por me një kusht të çuditshëm, që:



LEXO EDHE:  Kajmaku ka zhvatur 2.6 milion euro/ PD thellon akuzat

LEXO EDHE:  Qesharake/ Basha kryetar me 26 mijë vota nga 75 mijë anëtarë

Shqiptarët, Politikanët shqiptarë duhet të duan Amerikën e pa këtë kusht çdo “dashuri” tjetër është hipokrite dhe nuk ka asnjë vlerë …!

Shqiptarët, Politikanët e tyre duhet të kenë si kusht të parë të panegociushëm:Të Duan Shqipërinë”, shkruan Deromenaj në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE