Connect with Us

Ekonomisti Prifti: Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare

Politikë

Ekonomisti Prifti: Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare

Publikuar

-

Ekonomisti Rezart Prifti tha se pandemia e koronavirusit vetëm sa e ka përkeqësuar situatën tepër të rënduar ekonomike në të cilën ndodheshin shqiptarët. Megjithatë, ai shtoi se diskutimi për përcaktimin e minimumit jetik, nuk e zgjidh problemin e varfërisë.

“Asnjë prej partive në fushatë nuk u tha shqiptarëve si do të reduktojë varfërinë, por u tha që këtyre të varfërve që janë do t’u rrisë rrogën minimale në kurriz të të tjerëve. Për të përcaktuar minimumin e nivelit jetik, nuk ka nevojë për studime, por mjafton që një person nga INSTAT të dalë dhe të pyesë për çmimet e produkteve të shportës dhe brenda ditës del shifra. Çështja është si do të zhvillohet ekonomia e qëndrueshme sepse këta dalin vetë nga minimumi jetik, nuk i nxjerr shteti”, tha Prifti, i ftuar në Ditarin e mëngjesit, në A2.

Sipas pedagogut, as qeveria nuk e ka prioritet rritjen ekonomike të vendit, që do të shërbente për përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

LEXO EDHE:  “Opozita të na bashkohet, t’i përvishemi punës”/ Majko sqaron deklaratën

“I gjithë kabineti është në fazën e “konkuistadorit”. Janë në garë kush do të bëhet ministër. Do të emërohen të rinj që nuk e kanë idenë çfarë do të bëjnë. Vetë Rama po mendon për mandatin e katërt. E ka këtë të mirë, e ka vizionin afatgjatë. i heq kapelën për këtë. Punon me vizion, plan dhe ekip”, tha Prifti.

Ai kritikoi gjithashtu opozitën, për qasjen e saj.

“Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, sepse rrezikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera. Në 3 dekadat e fundit, PS-ja ka kaluar 4 breza, ndërsa PD-ja, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë. Opozita është e pabesueshme. Nuk është çështja te denoncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon luftë kundër korrupsionit, por është e krimbur vetë”, tha Prifti.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Braçe “zbret” nga Hëna dhe bën “zbulimin e madh” 

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, pas përmbysi karrigen në ish-zyrën e tij, tani duket se ka bërë një “zbulim” të madh.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shkruan se në Shqipëri , punëtorët paguhen me rroga nën mesataren mujore.

Sipas Braçes, nëse nuk duan që punëtorët të braktisin Shqipërinë, duhet t’iu rriten pagat.

Punëtor kërkoni?

Rritini rrogat dhe do i keni!

Vendosni prag të ri minimal taksimi, shkallë të re progresiviteti dhe keni mbrojtur të ardhurat e tyre!

Pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje, ashtu dhe zhvillimi teknologjik solli me gjithë shkëlqimin e tij prapambetjen, pasigurinë fizike e shëndetësore, efektivitetin e ulët të mënyrës së organizimit të punës kudo;

Mbi të gjitha rrogat, një nga instrumentet themelore të vlerësimit të dijes dhe aftësive, punës mundit, djersës, sakrificës së çdo punëtori, shërbyesi publik e jo vetëm, nëpunësi etj.

Po humbim punëtorë prej rrogave dhe kushteve të tjera të punës!

Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete!”-shkruan Erion Braçe.

LEXO EDHE:  “Përçarja” e opozitës/ Mediu: U futën në Kuvend disa individë që nuk duhet të hynin

LEXO EDHE:  Dash Shehi zbulon asin nën mëngë/ Ja plani i opozitës nëse hiqen koalicionet parazgjedhore

Shyqyr që Braçe më në fund “zbriti nga Hëna”, dhe pa realitetin, se nga karrigeja e zv.kryeministrit nuk shikonte dot.

Por, gjithësesi edhe ne në këtë rast jemi me Braçen. Ai ka shumë të drejtë. Mirë do ishte që të rriteshin rrogat, por me çfarë?



Qeveria ku është ai, buxjetin e çon për koncesione e Braçe nuk flet.

Ishte zv.kryeministër e nuk ndërmori asnjë hap. Dhe Tani flet sikur sapo ka ardhur nga Hëna, jo sikur ka tetë vite në pushtet.

Të rrisesh pagat duhet të kesh më shumë të ardhura e fitime.

Kur ekonomia është në krizë, kur konsumi është ulur, si rriten pagat?

Duket se Brace ka qënë në Hënë jo në Qeveri./CNA.al

Braçe flet për ndershmëri, por harron skandalet e tij

Përmbysi karrigen në Kryeministri/ Erion Braçe “kafshon” Ramën  

Erion Braçe ose “fenomeni mushkonja”/ Pesticidet e munguara dhe bankomati i sahatëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Xhaçka me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar/ Zbardhet takimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon.

Ministrja Xhaçka falënderoi Lord Ahmad për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar ka treguar në zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit.



Kryediplomatja shqiptare vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve në organizata ndërkombëtare, si dhe konfirmoi gatishmërinë për të punuar së bashku mbi prioritet e përbashkëta.

LEXO EDHE:  “Opozita të na bashkohet, t’i përvishemi punës”/ Majko sqaron deklaratën

LEXO EDHE:  “Përçarja” e opozitës/ Mediu: U futën në Kuvend disa individë që nuk duhet të hynin

Takim konstruktiv me Përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar, Lord Ahmad i Wimbledon, ku diskutuam mbi përgatitjet e Shqipërisë për Këshillin e Sigurimit.
Mirëpresim bashkëpunimin për prioritetet e përbashkëta të ndërtuara në traditën e gjatë të partneritetit dhe miqësisë të dy shteteve
”, shkroi ministrja në rrjetet sociale pas takimit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Shoqja Ministre, vish çizmet e llastikut dhe hajde të dalim bashkë”/ Godet sërish deputeti i PD-së

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Saimir Korreshi pas deklaratës së në Kuvend, me të cilën “shkriu gazit” jo vetëm socialistët por edhe kreun e PD-së Lulzim Basha, ka goditur sërish.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Korreshi I ka bërë thirrje Ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës që të veshë çizmet dhe të shkojë të vizitojë nga afër serat e shkatërruara nga furtuna.

Korreshi ka postuar edhe disa foto nga serat, duk heshur poshtë reklamat AZHBR-së për bujqësinë.

AZHBR sot paska nxjerrë reklam nga nje serë se si ndihmon fermerët dhe se çdo gjë në bujqësi shkon fjollë e se do hamë me lugë floriri.



Këto pamje janë të një tjetër fermeri që furtuna e disa diteve më parë ja uli në tokë 4,2 dy serë. Mundi e djersa po ashtu edhe të gjitha kursimet të shkuara dëm.

AZHBR ka ndonjë fjalë për këtë rast e për shumë e shumë të tjerë?? Apo vetëm me tesera të PS??

A e di AZHBR së njerëzit kanë braktisur serat si pasojë e rritjes së kostos së prodhimit, si pasojë e rritjes në 100% te plehrave kimik vetëm në vitin e fundit, e rritjes së fidanëve e mungesës së fuqisë punëtore dhe me kryesorja e mungesës së tregut.

Shoqja Ministre e Bujqësisë të ftoj një ditë të veshësh çizmet e llastikut e të heqesh takat e bashkë me mua të vizitosh realitetin. Të shkojmë tek serat e njerëzve punëtore, të shohësh se si është situata reale. P.s. do të të shpie tek fermerë me bindje të majtë”, shkruan Korreshi në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE