Connect with Us

Dinamo e shfrenuar e merkatos së verës! Blindohet edhe porta me gardianin e Kombëtares

Sport

Dinamo e shfrenuar e merkatos së verës! Blindohet edhe porta me gardianin e Kombëtares

Publikuar

-

Dinamo nuk di të ndalet në këtë merkato të verës. Kryeqytetasit kanë zyrtarizuar afrimin e radhës dhe në ekip ka mbërritur portieri Romeo Harizaj.

Gardiani 22-vjeçar ka shkëlqyer me Apoloninë në sezonin e fundit, ku pavarësisht se mbrojtja e skuadrës linte për të dëshiruar, sërish veçohej puna e portierit të ri.

Dinamovitët mbyllin edhe këtë marrëveshje me sukses për t’ia shtuar emrave me peshë që kanë transferuar deri tani si Demiri, Gavazaj, Ibrahimi, Patrik Bardhi dhe lojtarë të tjerë që pritet të bëjnë diferencën në kampionatin e ardhshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Wijnaldum mërzit francezët në prezantim: Jam tifoz i Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Aventura e Georgino Wijnaldum te PSG nis me këmbën e gabuar. Dihet që raportet mes parizienëve dhe Barcelonës nuk janë të mira, që nga rrëmbini që sheikët i bënë me paratë e tyre Neymar, dhe për të vazhduar më pas me përballjet në merkato, një prej të cilëve është pikërisht Wijnaldum që dukej i destinuar për të shkuar te Barcelona, por mbërriti në Paris me kosto zero.

Gjatë intervistës së tij të parë holandezi shpjegoi se sa e vështirë ishte për të të zgjidhte Parisin me një deklaratë që vështirë se do t’u ketë pëlqyer francezëve. Diçka e kuptueshme duke qenë se në prezantim lojtarët përdorin zakonisht frazat shabllon, “jam i lumtur”, “gjithmonë kam ëndërruar të vija këtu”, por ky nuk është rasti i Wijnaldum,.

“Të zgjidhja mes Barçës dhe Paris Saint Germain ishte diçka vërtet shumë e komplikuar, duke qenë se jam tifoz i Barcelonës që kur isha një fëmijë”, deklaroi mesfushori.

Një frazë kjo e pazakontë kur prezantohesh në një klub, pavarësisht lidhjeve historike të katalanasve me Holandën që nga kohët e Cruiff. E nëse te Barcelona do të gjente Koeman, ish trajnerin e kombëtares së tij, në Paris Wijnaldum do të takojë Pochetinon që po ashtu e ka njohur.

“Pochetino më kërkoi kur ishte te Tottenhanm, kështu që kam patur mundësinë ta njoh. Por të gjithë në këtë klub më bënë të kuptoj se më donin me të vërtetë dhe edhe kjo ndikoi shumë në zgjedhjen time”, u shpreh Wijnaldum.

Natyrisht ka edhe motive të tjera, të aspektit taktik, që e shtynë ish mesfushorin e Liverpoolit për të zgjedhur Parisin.

“Te Liverpool luanim një futboll shumë ofensiv dhe loja sulmuese është një filozofi që më pëlqen. PSG është një skuadër që bën këtë tip futbolli”, deklaroi futbollisti.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Nuk garoj kundër një izraeliti”, algjeriani heq dorë nga Olimpiada

Publikuar

-

Nga

“Nuk garoj kundër një izraeliti”. Ky është motivi i tërheqjes nga Lojërat Olimpike, ende pa filluar eventi, i xhudistit algjerian, Fethi Nourine (kategoria deri 73 kg).

Kundërshtari i Nourine, në raundin e dytë (nëse do të kualifikohej) do të ishte xhudisti nga Izraeli, Tohar Butbul. Lajmi më pas u konfirmua edhe nga trajneri i sportistit algjerian (Amar Ben Yekhlef).

“Ne nuk kishim fat në short. Xhudisti ynë, Fethi Nourine, do të duhej të përballej me një kundërshtar izraelit dhe kjo është arsyeja tërheqjes së tij. Ne morëm vendimin e duhur”.

Në raundin e parë, sipas kalendarit kundërshtar i Nourine do të ishte sudanezi Mohamed Abdalrasool, një pengesë e konsideruar e kalueshme, e pothuajse me siguri do të kishte çuar në një përballje me Tohar Butbul në raundin tjetër.

“Ne kemi punuar shumë për të arritur në këto  Lojërat … por çështja palestineze është më e madhe se e gjitha kjo,” – tha ai, duke shtuar se vendimi i tij ishte “përfundimtar”.

Nuk është hera e parë që Nourine tërhiqet nga një garë për të mos u ndeshur me një izraelit. Ai e ka bërë këtë edhe në Kupën e Botës 2019 kur, edhe në rrethana të ngjashme, duhej të kishte garuar përballë Tohar Butbul.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mjeku i Vllaznisë tregon çfarë nddhi me futbollistët shkdranë në Qipro

Publikuar

-

Nga

Vllaznia ishte në situatë aspak normale përpara ndeshjes me AEL Limasol. Shkodranët kaluan helmimin dhe thuajse gjysma e lojtarëve ishin të pafuqishëm pasi kishin diarre dhe të vjella. Nuk ishte kjo situata më e mirë para nisjes së ndeshjes për Brdariç, por fatmirësisht shkodranët mbajnë ende hapur garën për kualifikim.

Çfarë ka ndodhur saktësisht në Qipro? Mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja ka treguar se gjysma e futbollistëve ishin me viroz, helmin dhe temperatura të larta. Gjithashtu është improvizuar spitali në kushtet e hotelit pasi nga COVID-19 ishte shumë e vështirë për të mbërritur në ambientet e posaçme për trajtim më të specializuar.

LEXO TE PLOTE