Connect with Us

“1.5 milion euro rryshfet nga biznesmeni”/ Mbetet në fuqi dënimi për ish-kryeprokuroren

Kosova & Rajoni

“1.5 milion euro rryshfet nga biznesmeni”/ Mbetet në fuqi dënimi për ish-kryeprokuroren

Publikuar

-

Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me 7 vjet burg për ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva, dhe 9 vjet burg për Bojan Jovanovskin, i njohur si Boki 13, pronar joformal i televizionit “1TV”.

Dënimet e tyre lidhen me aferën e njohur si “Reket”.

Janeva dhe Jovanovski janë shpallur fajtorë për marrje të 1.5 milion eurove ryshfet nga biznesmeni Orce Kamçev, për t’i mundësuar atij lehtësime në një proces gjyqësor që zhvillohej kundër tij.

Jovanovski, akuzohet për veprën penale “marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm dhe pastrim parash”, kurse Janeva për “shpërdorim të detyrës, të pozicionit dhe të autoritetit si prokurore speciale publike”.

Të dy aktualisht janë në arrest shtëpie, por tani që vendimi ka marrë formën e prerë, ata do të duhet të shkojnë në burg.

Ata mund të ankohen në Gjykatën Supreme, por, sipas ligjit, kjo nuk do të mund të evitojë shkuarjen në burg menjëherë.

Ish-kryeprokurorja speciale, Janeva, është arrestuar më 21 gusht të vitit 2019, pasi në opinion kanë dalë dëshmi për përfshirjen e saj në aferën e njohur si “Reketi”.

LEXO EDHE:  Fier, burg perjete Yzeirajt, vrau bashkeshortin e te dashures

Ajo ishte emëruar në krye të Prokurorisë Speciale menjëherë pas themelimit të saj në vitin 2015.

Kjo prokurori ishte themeluar për të hetuar aferën e përgjimeve, që ishte zbuluar nga kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev, në vitin 2013.

Zaev, tani kryeministër i Maqedonisë së Veriut, atë kohë ka qenë në opozitë.

Prokuroria Speciale kishte iniciuar shumë vepra penale kundër ish-zyrtarëve të Qeverisë së kaluar, që drejtohej nga Nikolla Gruevski, por përfshirja e Janevës në aferën korruptive ka prishur imazhin e kësaj prokurorie, duke çuar në shurjen e saj.

Lëndët e saj gjyqësore kanë kaluar në prokurorinë e rregullt, por shumë prej tyre ende nuk kanë marrë epilog gjyqësor./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët ishulli i Kretës/ Autoritetet apel qeverisë për ndihmë

Ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët.

Erërat e forta nuk po i ndihmojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakën, afër fshatit Prina, i cili shtrihet në kufirin midis komunave të Ierapetra dhe Agios Nikolaos.

Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtepitë e banuara.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që nuk e kanë marrë/ Përgjysmohet pagesa e provimit të patentës

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosoves njofton se çmimi i paraqitjes së provimit për patentë shoferi është përgjysmuar.

Vlera aktuale për pagesë është 10 euro nga 20 euro që ishte deri më tani.

“Sot, me datë 22.07.2021, zëvendësministri Hysen Durmishi morri vendim për zbritjen e çmimit të paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer prej 20 euro në 10 euro, përkitazi qytetarët do të paguajnë 10 euro më pak se sa paguanin në të kaluarën. Në përputhje me nenin 74 të Ligjit për Patentë-Shofer, dhe shtojcës 1 pika 10 të Rregullores (QRK) nr.02/2021 për fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, u nxjerr vendimi i ri, i cili përcakton çmimet e paraqitjes së provimit të kandidatëve për patentë shofer nga pjesa teorike dhe praktike për secilën kategori”, thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet godet Greqinë/ Ja ku ishte epiqendra

Greqia është goditur sërish ditën e sotme  nga një tërmet me magnitutë 4.6.

Paraprakisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi rreth orës 17:16 të pasdites (me orën lokale), 19 kilometra larg bregdetit Jugperëndimor të ishullit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas raporteve, tërmeti u ndie edhe në ishullin Nisyros./CNA.al

LEXO TE PLOTE