Connect with Us

Zbulohet dosja “Tepër sekret”/ Kërkesa e Nexhmije Hoxhës për Nënë Terezën gjatë vizitës në Shqipëri

Histori

Zbulohet dosja “Tepër sekret”/ Kërkesa e Nexhmije Hoxhës për Nënë Terezën gjatë vizitës në Shqipëri

Publikuar

-

Ditëlindja e Shën Terezës/ Meta: Vepra e saj, sot frymëzuese më shumë se kurrë, ti shërbejmë të ardhmes së vendit

Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, të cilat i përkasin një periudhe kohe nga (1969-1991), ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, flet-palosje, fotografi, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Bamirësen dhe Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, si: “Padmashir”, dhe “Nehru”, nga qeveria indiane në vitin 1963 dhe 1972, “Magnasia” nga qeveria filipinase e cila e shpalli gjithashtu si “Gruaja e merituar e Azisë”, disa çmime paqeje nga SHBA, “Ambrogino i artë” nga Milano, “Nëna universale” në 1974 nga qendra e orientimit të emigrantëve, dhe çmimi ‘Nobel’ për Paqen, në 1979-ën.

Kalvari i Nënë Terezës që nga viti 1969, e cila nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze dhe italiane, i kërkoi Tiranës zyrtare, që të vinte në Shqipëri, në atdheun e saj, për të vizituar nënën, Roza Bojaxhi, që në atë kohë ishte në moshën 86 vjeçare dhe e sëmurë, si dhe motrën e saj, Age, të cilat banonin në Tiranë. I gjithë dokumentacioni i plotë, (tashmë i deklasifikuar), i nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar, bëhet publike për herë të parë nga Memorie.al, ku hidhet dritë mbi të gjithë aktivitetin bamirës së Shenjtores së famshme, në ndihmë të të varfërve në të gjithë botën dhe dëshirën e saj të jashtëzakonshme për të ndihmuar bashkatdhetarët e saj në Shqipërinë komuniste, si dhe heshtjen totale të Tiranës zyrtare dhe udhëheqjes së lartë komuniste të asaj kohe, me në krye Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët me pretekse të ndryshme,  penguan ardhjen e saj në Shqipëri dhe e lejuan vetëm në vitin 1989, në sajë të presionit të madh ndërkombëtar!

Edhe pse në të gjithë botën ajo njihej si Nënë Tereza e Kalkutës, Bamirsja dhe Shenjtorja e famshme Gonxhe Bojaxhi, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare dhe e çmimit ‘Nobel’ për Paqen në vitin 1979, nuk e fshehu kurrë origjinën e saj shqiptare, madje duke kërkuar që nga viti 1969, nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze, italiane etj.,(ku u angazhuan krerët më të lartë të diplomacisë së këtyre dy shteteve), që të vizitonte nënën dhe motrën e saj që jetonin në Tiranë.

Por edhe pse lidhur me kërkesën e vazhdueshme për të vizituar atdheun e saj, asokohe dhe më pas u angazhuan disa prej diplomatëve kryesore të këtyre dy shteteve Perëndimore me të cilat Tirana zyrtare kishte marrëdhënie diplomatike, regjimi komunist i Enver Hoxhës, nuk e lejoi atë kurrsesi të vinte dhe të shikonte nënën e saj që ishte në momentet e fundit të jetës dhe Age Bojaxhi, u nda nga jeta me pengun e madh që s’mundi ta shihte edhe njëherë të bijën e saj, Gonxhen, të cilën s’e kishte pare, që kur ajo ishte fëmijë, kohë kur ajo ishte larguar nga shtëpia për t’u bërë murgeshë.

Por edhe pas kësaj, Nënë Tereza e Kalkutës, siç njihej ajo në të gjithë botën për shkak të misioneve të saj të bamirësisë në ndihmë të të varfërve dhe të vobektëve kudo që ata ndodheshin, në të gjitha skajet e globit, jo vetëm që nuk u zemërua me ata që nuk e lejuan të shihte nënën e saj, para se të ndërronte jetë, por përkundrazi, u lut për ta dhe vijoj të kërkonte pa u lodhur, për vite me radhë, që ajo të vinte një ditë në vendlindjen e të parëve të saj, qoftë dhe për të vënë një tufë me lule mbi varrin e nënës dhe motrës së saj, që tashmë ishin larguar nga jeta.

Por kërkesat e saj, për dy dekada  (nga viti 1969, deri në 1989-ën), hidheshin poshtë me pretekste nga më absurdet nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më pas, pasuesit të tij, Ramiz Alisë e Nexhmije Hoxhës, të cilët shikonin pas saj dhe njerëzve që e shoqëronin: një “agjente të Vatikanit”, etj.!

Lidhur me këto si dhe të gjithë kalvarin e saj prej më shumë se dy dekadash për të ardhur në Shqipëri, ku mendonte që të hapte Shtëpitë e Bamirësisë, siç kishte bërë në vende të ndryshme të botës, si dhe arsyen e vërtetë sepse Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, vendosën që ta pranonin atë në vitin 1989, kur dhe erdhi për herë të parë në atdheun e saj, bëhet fjalë në shumë dokumente arkivore, ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, revista, flet-palosje, fotografi, etj., etj., të cilat publikohen për herë të parë nga Memorie.al., në rubrikën historike dossier, duke filluar nga ky numër.

Raport-informacioni i Jorgo Melicës dhe tre personave të tjerë që shoqëruan Nënë Terezën gjatë vizitës në Shqipëri, lidhur me biografitë e shoqërueseve të saj dhe bisedat që ato zhvilluan në mes tyre

 Marie Gareti (Jona Kerhataj)

Marie Goreti është nga Prizreni, 23 vjeç dhe punon si motër (murgeshë) në një nga shtëpitë e hapura nga Nënë Tereza në Pejë të Jugosllavisë. Është futur në urdhër qysh në vitin 1981. Në misionin e Nënë Terezës është tërhequr nga motra e saj më e madhe, po murgeshë e cila punon në një nga shtëpitë e Nënë Terezës, në Washington. Një javë para se të vinte në Shqipëri kishte qenë në Jugosllavi dhe tani do të kthehej përsëri atje.

Gjatë gjithë qëndrimit këtu u tregua e rezervuar dhe nuk jepte asnjë përshtypje të saj, madje edhe kur i’u kërkua nga shoqja Nexhmije dhe shoku Reis t’u fliste diçka për Kosovën.

Që ditën e parë dha adresat e pesë ish – murgeshave, duke thënë se kërkonte t’i takonte Nëna, megjithë se kjo e fundit nuk e përmendi asnjëherë një kërkesë të tillë. Siç doli, kërkesa ka qenë e Marie Goretit nga Peja, e cila ka patur porosi nga “njerëzit e tyre” që t’i takonte.

Nga këto të pesta u gjykua të vinin dy prej tyre, një nga Shkodra dhe një nga Elbasani. U takuan të tria, Nënë Tereza i pyeti për jetën, për familjet që kanë, etj. Kanë qëndruar së bashku gjysëm ore. Age Kadhimi nga Elbasan i tregoi Nënë Terezës një fotografi ku kishte dalë edhe një murgeshë, të cilën Nëna e dalloi menjëherë cila ishte. Agia i tha: “Pse nuk ma solle Marien këtu. Të ma përqafosh e t’i thuash se tek ato e kemi zemrën. Kam kërkuar të vete tek ata në Jugosllavi dhe pres të më dalin kartat”.

Nga sa del, kjo e ka tezen në Jugosllavi, Titograd dhe mbesën në Itali, në një nga seminaret që drejton Nënë Tereza. Për këtë ka qenë e interesuar Marie Goreti, e cila nuk mungoi ta shprehte gëzimin që mundi të realizojë njërën nga detyrat e saj. Në çastin kur u largua Age Kodheli, ajo i dha një letër Nënë Terezës, ndërsa gruaja nga Shkodra foli shumë pak: “Jam mirë, i kemi të gjitha”. I dhuroi librin “Veshjet popullore shqiptare”.

Nëna e ka pyetur sa larg ndodhet Shkodra. Në kohën kur gruaja nga Shkodra po largohej, e ka shoqëruar Marie Goreti, e cila ka folur diçka me të. Më vonë shtoi se ka tezen në Shqipëri, por nuk i’a di adresën. Para se të largohej në aeroport ajo u shpreh: “Më vjen keq që po largohem, sepse i’a kaluam shumë mirë, U kënaqëm shumë. Ju u treguat shumë të mirë me në. Edhe Nëna u kënaq shumë. Ka ndejt këtu më shumë së në çdo vend tjetër të botës”.

Xhenet Petri

Ka lindur në Kanada dhe prindërit vazhdon t’i ketë atje. Ka tetë vjet që punon në New York si regjisore filmi dhe së bashku me të motrën më të madhe drejtojnë firmën “Petrie Productions”. Ka tetë vjet që është lidhur me Nënë Terezën, nëpërmjet të vëllait, prift misionar në Indi. Ai i’u propozoi të bënin një film për këtë grua të madhe. Në fillim Xhenet pranoi të punonte për filmin vetëm një vit, por kur e njohu Nënë Terezën nga afër, atëherë u lidh shumë me të.

Siç pohon ajo: “Tani u bënë tetë vjet dhe e kam të vështirë të ndahem prej saj”. E shoqëron në të gjitha udhëtimet dhe takimet më të rëndësishme. Në fillim u tregua e rezervuar, por këmbëngulëse në kërkesat për programin e Nënë Terezës. Kështu, në emër të Nënë Terezës, ajo këmbënguli që kjo e fundit, për shkak të moshës dhe të sëmundjes nuk bën dot udhëtime të gjata, prandaj edhe u ndërrua programi për në Korçë dhe u vendos që të qëndrojë vetëm në Tiranë. Program i ri u pranua plotësisht. Aparatin fotografik dhe atë të inçizimit ditët e para i mbante të fshehura, vetëm ditën e fundit e nxorri publikisht dhe i përdori. Sa vumë re, ndikonte në kërkesat e Nënë Terezës dhe ajo e dëgjonte. Ishte si shefe e protokollit të saj.

Qëllimi i saj ishte të realizonte shfaqjen e filmit dhe nuk kishte asnjë interes tjetër për Shqipërinë. Edhe kur i’u propozua të dilte nga vila për të bërë shëtitjen për të parë Tiranën, ajo nuk pranoi. Apartin fotografik e përdori vetëm kur po merrnin Nënë Terezën në intervistë dhe ditën e largimit në aeroport për t’i bërë fotografi Nënë Terezës me Marie Krajën dhe të bijën. Megjithë atë përshtypjen e saj për Shqipërinë qenë mjaft pozitive. Kështu ajo tha: “Vend i pastër, i bukur, i qetë, i gjelbëruar, ushqimi shumë i mirë, mikpritja po ashtu. Pashë njerëz energjik e të qeshur. Na u plotësuan të gjitha kërkesat me një shpejtësi të habitshme”.

Emisionet e televizionit për Nënë Terezën i pëlqeu shumë, por u shqetësua jashtë mase kur pa se televizioni kishte përdorur sekuenca të filmit të saj, pa i marrë leje. U shpreh se ishin shkelur rregullat ndërkombëtare. Megjithatë për të evituar keqkuptimet u shpreh se “jam e lumtur t’ia dhuroj filmin tim atdheut të Nënës”. Por kështu reagoi edhe gjatë shfaqes së filmit në Sallën e Kongreseve për shuarjen e zërit në moment. Kur iu tha zyrtarisht regjisores së filmit “Nënë Tereza”, se në film jepej një e dhënë jo e vërtetë për Shqipërinë, ajo u përgjigj “Nuk kam dashur asnjëherë të fyej njeri, apo të shpreh ndonjë qëndrim politik në filmin tim. Qëndrim i shprehur nuk është yni, por një pjesë e intervistës së mbesës së Nënë Terezës, vajzës së të vëllait të saj, Lazër”.

Pasi verifikoi atë pjesë të tekstit, ku në faqen 13, ndër të tjera, thuhet: “…Nënë Tereza asnjëherë nuk mundi t’i shihte nënën dhe motrën përsëri… Ato nuk mund të dilnin nga Shqipëria. Ushtarakët shqiptar nuk deshën t’i lejonin që ato të shkonin jashtë. Të dyja vdiqën të vetmuara…”, ajo shprehu gadishmërinë për të bërë ndryshim. Edhe në liçencën e filmit, të cilin i’a dhuroi Televizionit, bëri një klauzolë shtesë, ku thuhet: “Petrie productions” dhe Televizioni shqiptar, ranë dakord që të bëhet një ndryshim në skenarin e filmit. Këtë ndryshim do ta bëjë “Patrie Productions”. Liçencën e filmit e nënshkroi edhe Nënë Tereza

Dhuratat

Vlerësuan së tepërmi dhurata që i’u bënë. Shqiponjën Nënë Tereza e mbajti të mbështjellë në dorë dhe ua shpreh se do të vendoset pranë çmimit “Nobel”. Një nga qilimat, të voglin, tha se do t’ia bënte dhuratë Papës.

 Jorgo Melica  Adelina Mazreku  Natasha Hito  Diana Kristo

Tiranë, me 18. 8. 1989

Korespondenca e funksionarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së, lidhur me letrën që Ramiz Alia do i dërgonte Nënë Terezës

Shoku Kostaq,

Siç biseduam në telefon letra duhet përkthyer në gjuhën angleze dhe duhet daktilografuar edhe në shqip. Në rast se nuk del në një faqe s’prish punë të bëhet edhe një faqe tjetër. Rëndësi ka që të përdorni formatin me intestimin që po ju dërgojmë.

Po patët mundësi bëheni pak shpejt, sepse shoku Ramiz Alia mund të bëj ndonjë ndryshim ose shtesë, kështu që do të duhet të ridaktillografohet.

Tiranë, 28. 8.1989   

Me respekt

Vaskë Çifligu

 Shoku Kostaq,

Nënë Tereza ka këtë adresë: “MISSIONARIES OF CHARITYA 54A ACHANDRA BOSE CALCUTA 700016 INDIA.

Mos harroni të vini në fund të letrës së përkthyer në anglisht intestimin që gjendet në letrën në gjuhën shqipe.

Siç ju thashë në telefon letra nuk do të dërgohet në rrugë diplomatike, por e thjeshtë. Bëni kujdes që të niset rekomande dhe me avion. Mbi zarf nuk është nevoja që t’i vihet adresa jonë. Natyrisht, letrën do ta nisim pas datës 2 shtator.

Tiranë, 30.8.1989

Të fala

Vaskë Çifligu

Letra e Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, dërguar Nënë Terezës

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

KRYETARIT                               

Tiranë, 2 shtator 1989

E respektuar Nënë Tereze

 Ju faleminderit për letrën që më dërguat me rastin e mbarimit të vizitës suaj në Shqipëri.

Ne jemi të gëzuar që ditët e qëndrimit në Atdheun tonë të dashur e të përbashkët, edhe pse ishin të pakta, u karakterizuan nga ndjenjat e dashurisë vëllazërore shqiptare, nga rigjetja e lidhjeve të vjetra miqësore e familjare, nga rilindja e kujtimeve dhe emocioneve që vijnë nga ajo tokë ku kanë jetuar e ku pushojnë të parët e etërit tanë. Njerëzit tanë njohën nga afër bashkë atdhetaren e tyre fisnike, që i ka dhënë “besën” të varfërve të sëmurëve e fatkeqve.

Në ato ditë që qëndruat në Tiranë patët mundësinë të konstatonit vetë kujdesin që tregohet në Shqipëri për njerëzit, për jetën e tyre, për fëmijët e për pleqtë. Ju siguroj se Shqipëria Popullore do të ecë e vendosur edhe në të ardhmen në këtë rrugë, në rrugën e vet të lirisë e të pavarësisë, që u siguron njerëzve të saj paqen e mirëqenien.

E kuptoj drejt dhe e çmoj lart dëshirën tuaj të sinqertë për të patur edhe në Shqipëri motrat tuaja, Misionaret e Bamirësisë, që t’u ndodhen pranë njerëzve që vuajnë e që s’kanë mbështetje. Të jeni e bindur, se ky shqetësim i juaj për njerëzit e varfër, përbën edhe detyrën humane e patriotike për mijra e mijra djem e vajza të popullit tonë, që si mjekë e infermiere, si kujdestarë e edukatorë i janë përkushtuar shëndetit e mirëqenies së njerëzve tanë.

Me nderime

Ramiz Alia

Relacioni i dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me intervistën e zhvilluar me Nënë Terezën, para largimit të saj nga Shqipëria

INTERVISTË ME NËNË TEREZËN

Pas prezantimit pyetja e parë:

Jeni e mirënjohur për veprimtarinë tuaj bamirëse. Diçka për telespektatorin në lidhje me veprën tuaj në dobi të njeriut të vobektë, të varfër në vende të ndryshme të botës.

Përgjigja: Kongregacioni ynë i është kushtuar më të varfërve nga të varfërit. Kemi qendra në të gjithë botën, në 80 vende, ku motrat dhe vëllezërit përpiqen t’u japin dashuri dhe kujdes më të varfërve, njerëzve që s’kanë asgjë, që s’kanë askënd, që janë të sëmurë, që vdesin, sakatëve, të sëmurëve mendor, të droguarve, të alkoolizuarve, kujtdo që është dhimbja e shoqërisë.

Shumëkush për të cilin s’ka se kush të kujdeset e ta dojë, ne përpiqemi t’i japim dashurinë e ngrohtësinë që i mungon. Ne kujdesemi që sejcilit, njeriut, birit të zotit, pa dallim kombësie rrace e feje, ti japim me gjithë zemër ndihmë pa inters e pa shpërblim.

Pyetja e dytë:

Nënë Tereza, ju jeni shqiptare vini për vizitë në vendin tuaj ç’emocion ju ngjall kjo vizitë e parë?

Përgjigja: Nuk kam qenë më parë në Shqipëri ku kanë jetuar e punuar nëna, motra e vëllai. Gjithashtu nuk kam patur mundësi të vijë kur ata ishin gjallë, por tani mu bë si një dhuratë e bukur mundësia për të ardhur e për të vizituar varret e nënës e të motrës. U gëzova shumë kur pashë sa bukur e sa shumë kujdes është treguar. I jam shumë mirënjohës Maries, e cila i ka kushtuar kujdes e dashuri familjes time. Vizitova edhe vendin ku ato kanë jetuar, gjë që më kënaqi shumë. Do të desha ti shikoja sa ishin gjallë, por për 60 vjet kam qenë në Indi dhe s’pata mundësi. Por jam e sigurt se një ditë kur të shkoj në parajsë, do të kem mundësi t’i takoj të gjithë bashkë.

Shënim: Për pyetjen lidhur me përshtypjet nga vizita në Shqipëri tha se: “Nuk kam ditur më parë se ç’ka qenë Shqipëria dhe nuk jam në gjendje të bëj një krahasim dhe të jap ndonjë përshtypje”.

Letra e ministrit të Punëve të Jashtme, Reiz Malile, dërguar Ramiz Alisë, për letrën e priftit Gjergj Gjergji, me origjinë nga Kosova                

Shokut Ramiz Alia

Për dijeni. Ju dërgojmë një letër të priftit me origjinë kosovare Gjergj Gjergji, dërguar ambasadorit tonë në Romë, në të cillën ben fjalë për vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri.

Ju dërgojmë dhe “Lahuta e Malësisë”, botim i vitit 1989.

Reis Malile

Tiranë, me 12 shtator 1989

Raport-informacion i punonjësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Vladimir Pula, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me vizitën e Nënë Terezës në Shqipëri

I n f o r m a c i o n

Kërkesa e Nënë Terezës për të bërë një vizitë private në vendin tonë, i’u bë ambasadës sonë në Romë nëpërmjet letrës së prof. Giuseppe del Gaudio arbëresh nga Catanzaro, mik i vendit tonë dhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve arbëreshë. Në letër thuhet: “Nënë Tereza, ka shprehur dëshirën e saj të madhe që, para se të ndahet nga kjo botë, ose të mos ketë mundësi të lëvizë për shkak të moshës, të puthë tokën e Shqipërisë aq të shtrenjtë për të, dhe të bëj homazhe në varret e të parëve të saj”. Thuhet gjithashtu që në këtë vizitë, ajo do të shoqërohej nga vetë profesor del Gaudio dhe don Gjergj Gashi, mik besnik i Nënë Terezës.

Kërkesa e saj për të bërë një vizitë private në vendin tonë, u studiua dhe u vendos të pranohej. Arsyet që u arrit në këtë vendim janë:

1 – Në kushtet e sotme kur Perëndimi, ka vënë në rend të ditës respektimin e të drejtave të njeriut, dhe në këtë kuadër edhe të fesë, mospranimi i kërkesës së saj do të ngrinte një fushatë anti-shqiptare në këtë drejtim. Si nga qarqet reaksionare armiqësore ashtu dhe nga Vatikani. Përpos kësaj dhe opinioni publik, si dhe miqtë e simpatizantët e vendit tonë do ta kishin të vështirë të kuptonin këtë qëndrim tonin në këtë situatë.

Ndërsa pranimi i kërkesës së Nënë Terezës, do të ndikonte pozitivisht në zbutjen e sulmeve kundër vendit tonë dhe do të shërbente si argument për t’ju kundërvënë rretheve të ndryshme që ngrejnë problemin e të drejtave të njeriut e respektimit të fesë në organizma të ndryshme ndërkombëtare.

2 – Nënë Tereza, është shqiptare dhe personalitet shumë i dëgjuar në botë për veprat e saj bamirëse, mbajtëse e çmimit Nobel. Plotësimi i kërkesës së saj për të parë vendin tonë, dhe për të bërë homazhe në varret e të parëve përbën një gjest humanitar i cili do të vlerësohet nga opinioni botëror.

Në 7 korrik Nënë Tereza, shkoi në ambasadën tonë në Romë, e shoqëruar nga dy murgesha. Ajo, theksoi se dëshironte të shkonte në Shqipëri, për të parë varret e familjes dhe për të vizituar shtëpinë ku kanë banuar, nëse ekziston. Përsa i përket programit të vizitës, këtë ua linte në dorë pritësve, por theksoi se dëshiron që të vizitojë Korçën, Shkodrën, ndonjë spital, azil, jetimore, etj. Nënë Tereza, erdhi në vendin tonë në 14 gusht 1989, dhe u largua në 17 gusht 1989.

Ajo, shoqërohej nga motër Maria Goreti (Jona Kërhanaj) 23 vjeç nga Prizreni, dhe Jeanet Petri me nënshtetësi kanadeze, biografe e jetës së saj. Në aeroport ajo u prit nga shoku Ciril Pistoli, Kryetar i Kryqit të Kuq shqiptar, shoku Jorgo Melica, Kryetar i Komitetit të Marrdhënieve Kulturore me Botën e Jashtme, Marie Kraja, Adelina Mazreku, drejtoresha e spitalit onkologjik, Ilirjana Shehu, Natasha Hito, e Diana Kristo, përkthyese.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë ajo, u prit nga shoqja Nexhmie Hoxha e cila shtroi edhe një drekë në shtëpinë e saj, dhe nga shoku Reiz Malile. Vizitoi Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, shtëpinë ku kanë banuar familja e saj, Institucioni Onkologjik, Institutin e Pneumologjisë, Shtëpinë e Pionerëve “Qemal Stafa” në Durrës.

Para se të largohej Nënë Tereza, i dërgoi një letër shokut Ramiz Alia në të cilën thuhet se pas shumë vjet lutjesh e dëshirash, iu plotësua kjo dhuratë e bukur, të vijë e të shikoj popullin e vet. Ajo, kërkon gjithashtu që të sjellë në Shqipëri, katër motra misionare bamirëse “për tu dhënë ngrohtësi, dashuri, e kujdes, pleqve, të vetmuarve, dhe jetimëve.

Më 2 shtator shoku Ramiz Alia, i dërgon një letër Nënë Terezës ku e falenderon për letrën që i dërgoi ajo, me rastin e mbarimit të vizitës. I shpreh gëzimin për ditët e qëndrimit të saj në atdheun tonë, dhe i shpreh gadishmërinë për dëshirën e saj humane për tu përkujdesur për të varfrit.

Shtypi, radio, dhe televizoni, dhanë njoftime për ardhjen e saj në vendin tonë, vizitat dhe takimet që ajo zhvilloi, si dhe për largimin nga vendi ynë. Gjithashtu Komiteti për Marrdhëniet Kulturore me Botën e Jashtme, shfaqi për nder të saj një film biografik të përgatitur nga Jeanete Petri.

Nënë Tereza, nuk dha ndonjë përshtypje para largimit të saj, por në letrën që i dergoi shokut Reiz Malile nga Kalkuta (letra iu dorëzua misionit tonë në Nju Jork nga Jeante Petrie) ajo, falenderonte atë dhe popullin tonë për të gjithë dashurinë dhe kujdesin që u tregua për të, si dhe shprehte kënaqësinë që vizitoi varret e familjes dhe shtëpinë ku ka banuar ajo./ Memorie.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Histori

Hasan Masurica në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë globin!?

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Refik HASANI

Hasan Masurica u lind në fshatin Krilevë të Kamenicës më 22 janar të vitit 1869. I ati i tij kishte lindur në fshatin Masuricë të Nishit dhe pas dëbimit të tyre u vendosen në fshatin Krilevë ku edhe lindi shkencëtari. Kreu shkollën e lartë pedagogjike në Shkup . Punoi gjithë jetën si mësues i fesë islame në Mejtepin e Zarbicës dhe si Imam i po ksaj gjamie. Ai vdiqë në vitin 1942 që jetoi 73 vjetë . inovator, personalitet shqiptarë të fundit të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX , një emër që, nëse do kishte, mendoj unë, kushtet e duhura, relacionet publike dhe mjetet komunikuese që kanë sot shkencëtarët, sigurisht që patenta e avionit të parë do t’i ishte dhënë atij edhe pas vdekjes.

Qysh si fëmij, në ndeja odash në Zarbicë, Malësi të Bujanocit e Gollak kemi dëgjuar rrëfime për imamin, mësuesin dhe shkenctarin që e konstruktoi ,,Ballanin “,si që e quanin në atë kohë, me të cilin djali i tij, Muharremi fluturoi lart në qiell. Jo vetëm mua si autor i këtyre pak rreshtave që jamë nga i njëjti lokalitet ku u promovua avioni, por na bënë të mburremi edhe si pjesëtarë i popullit tonë. Baballarët tanë tregojn se Hasan Masurica ishte i papërtuar, tepër inteligjent, respektohej dhe i dëgjohej fjala. Ai kishte një qoshe pune, një vend në plevicën e shtëpisë së tij, ku ai punonte me vegla primitive. Faktet janë mbledhur nga të dhëna gojore, nga dëshmi okulare dhe nga disa dokumente origjinale të pakta që kanë mbetur nëpër arkiva. Jeta e këtij gjeniu ka qenë plot inovacione shkencore, gjithashtu duke u marrë intensivisht me kërkime shkencore dhe zbulime. Për Hasan Masuricën ka pasur shumë dokumentacione që fatkeqësisht jo të gjitha kanë mbetur, por ato që janë gjetur janë çuar në Kajro, Egjypt në Universitetin Amerikan. Zarbicasit e vjetër tregojn dhe vërtetojn se Hasan Masurica ka jetuar e punuar në Mejtepin e Zarbicës që ky objekt ende mbahet në këmbët e veta. Jetoi në kohë e kushte mjaft të vështira ekonomike dhe politike, rrethana jo të favorshme shoqërore dhe thekson se, nëse kushtet do ishin më të përshtatshme, ai jo vetëm do ishte më i mirënjohur e me famë, por do kishte kontribuar shumë më shumë në fushën e shkencës dhe afirminin e tij si inovator shqiptarë.

Ja çfarë zbuloi Hasan Masurica:

– Ai ka hartuar kalendarin me të cilin përcakton pozitën dhe rrugën e planeteve në gjithësi që nga viti ‘52 deri në vitin 1952 të erës sonë. Kalendarët e tij kanë impresionuar disa njerëz profesionistë të asaj kohe.

– Ai ka ndërtuar një mulli në fshatin e Zarbicë dhe me ndihmën e bashkëfshatarëve ka ndërruar drejtimin e përroit, duke ditur pozicionin e përshtatshëm dhe ky mulli bluante rreth 1000 kg drithë në ditë.

Por dy nga shpikjet më famoze që i atribohen Hasan Masuricës, sipas fakteve dhe dëshmive:

– Në vitin 1899 Hasan Masurica, duke punuar ditë e natë, me ndihmën e kovaçit të fshatit Zarbicë, ndërtoi aeroplanin e parë pa motor,me të cilin i biri, Muharremi, fluturoi 50 deri në 70 metra. Ai e realizoi këtë projekt 4 vjet para vëllezërve Ëright ( Vilber adhe Orvil Rajt ), të cilët e ndërtuan aeroplanin me motor dhe fluturuan në qiell në vitin 1903 nga një kodër e Zarbicës në drejtim fshatit Suharrën e Novosellë.

Muharremi djali i tij u tmerrua nga fluturimi dhe se theu këmbën në atë fluturim,pasi i ati e futi aty dhe litari mbajtës ju lëshua pa kuptuar dhe ballani u ngrit në erë. Fatmirësisht ai ra mbi disa pemë dhe aty e gjetën Muharremin e vogël me këmbë të thyer, dhe tregohet se si i ati megjithëse i dëshpëruar nga gjendja shëndetësore e të birit ,të cilit i lidhi këmbën me këmishën e tij që shqeu atë moment, nga suksesi i shpikjes të tij. Materiali ishte i zgjedhur që u përdore për ndërtimin e këtij avioni nga Hasan Masurica.

Një ndër shpikjet e dyta dhe mjaftë të rëndësishme është edhe kjo.

– Që prej vitit 1901 e deri në vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkët me një, pesë dhe njëzet e pesë fishekë dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1905.

Edhe kjo ngjarje ka pasur dëshmitare okulare, të cilit ishin bashkëvendasit e Hasan Masuricës, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicës, të cilët atë kohë ishin truproje personale të Sulltan Abdyl Hamidit. Ata, sipas dëshmive të bashkëkohësve, kanë treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit të pushkëve në fabrika. Plus Sulltani e mirëpriti Hasan Masurica me shumë të mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha një nga vendet më të mira në Dollma Bahçe të rrinte e të punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte të rindërtonte aeroplanin aty në Stamboll. Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatën dhe mjeshtërinë e tij intelektuale në komunikim,me një Turqishte të përsosur,me fjalë të zgjedhura dhe me një kulturë të gjithanshme. Nuk ishte vetëm një mësues a një shkencëtar i rrallë, por edhe një patriot e atdhedashës i veçantë. Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet në një mbrëmje,me shumë kujdes, ku Hasani kërkon ndihmën e tyre që të ikë nga oborri mbrëtëror dhe të kthehet në shtëpi. Nuk deshi që me skicat e tij të punohen pushkët me të cilat mund të përdoreshin kundër vëllezërve të tij.



Këto janë të dëshmuara nga bashkëkohës në vitin 1912,kur këta oficerë u kthyen në vendlindje dhe tregonin me imtësi pritjen e Hasan Masuricës në Stamboll nga vetë Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre për ta përcjellë Mulla Hasanin në atdhe, pa lenë gjurmë apo skica. Thuhet se ai i hodhi në Bosfor armët, por jo edhe skicat. Largimi i tij shkoi mirë deri në Sofje të Bullgarisë përmes shoqëruesve të fshehur, por në Sofje u zu dhe u burgos, ku edhe detyrohet të shpjegoj skicat që kishte me vete. Ka shumë supozime se ku kan përfunduar ato skica, kush i mori, pse përmendet Ambasadori i Rusisë në Bullgari e disa detale të jera. Mbesim me shpresë që hulumtuesit shqiptarë do të mund të vërtetojn në arkivat e Bullgarisë dhe të Turqisë ndonjëherë deri në imëtsi për hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica. Mund të supozohet, që idet për pushkët automatike ruse, kallshnikovët, mund ta kenë prejardhjen pikërisht nga pushka automatike me njëzetë e pesë fishekë që Hasan Masurica e pat projektuar, shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit në Stamboll dhe ambasadorit Rus në Sofje.

Në fund të këtij shkrimi të shkurtër për Hasan Masuricën të gjithë ne Shqiptarët kudo që jemi do të mburrenmi me te. Do të ishte mirë së paku të emërtohet një shkollë në Gjilan, Kosovë apo dikundë në tërë hapsirat tona etnike shqiptare, që me epitet një shkollë punëtori profesionle-zanati ta bartë emrin e inovatorit që bëri disa zbulime.

Të emërtohet në shenjë nderi dhe respekti për veprën e tij edhe ndonjë rrugë apo shesh. Mundë të jepet edhe ndonjë çmim me titull Masurica që do të ndahej në çdo vjet me rastin e ditës së flamurit apo.

Mbi të gjitha Hasan Masurica ka merita që e ruajti me nostalgji mbiemrin Masurica sepse ishte i lindur po në fshatin Masuricë në mesë të qyteti të Leskocit dhe Nishit të sotëm. Por edhe që ende në atë kohë shqiptarët ishim nënë sundimin e perandarisë Osmane dhe nuk dëshiroj që inovacionet e t’ia falë turqve për ti vrarë shqiptarët.

Mbase dikush që e lexon dhe mund të bëjë diçka, unë e solla për vëmendjen e gjithkujt se jo vetëm se më bëri përshtypje e ndjehem krenar për kombin tim, por mbase dikush ka më shumë mundësi ta çojë më tutje kërkimin, mbase një kërkim e hulumtim më i hollë mund të jetë i mundshëm dhe i realizueshëm, dhe mund të sjellë diçka me shumë. Dikush që mund të ketë interes dhe mundësi mund të hedh më shumë dritë mbi këto fakte. Kombi ynë e ka thesarin intelektual shumë të pasur. Për në fund të këtij shkrimi fare të shkurtër , për inovatorin dhe shkenctarin që dy gjëra i bëri, se mbronte shqiptarizmin e mbajti me epitet mbiemrin Masurica e Sangjakut të Nishit prej nga ishte edhe i lindur i ati i tij dhe nuk dëshiroi që patenta e tij përë zbulimin e pushkës me një, pesë dhe njëzetë e pesë fishek ti jepet ushtrisë së Perandorisë Osmane për vrasjen e shqiptarëve.

Së paku të përkujtohet dhe ndriqohet figura e tij, pse të mos të emërtohet një institucion edukativo-arsimor në ndonjërën nga qendrat e hapsirave tona etnike shqiptare . Në arkivat e Prishtinës apo Tiranës, së paku të ekspozohet diçka nga dokumentat e tij nga takimet që pati me mbretin në Stambollë, nga shkrimet e kohës për inovacionin që sigurisht ruhen në arkivat e Perandoris Osmane apo gjetkë.
***
Besojmë se në të ardhmen e afërt, më shumë do të ndriçohet figura e Hasan Masuricës që përveq që ishte imam deri në vdekje për Zarbicë dhe Malësi, posedonte edhe një punëtori të vetën, duke ju ndihmuar fshatarëve të Malësisë, kryente edhe punën mësuesit të fesë në Mejtepin e Zarbicës. Prandaj meremetimi i Mejtepit të Zarbicës do të ishte edhe një arsye më shumë që pastaj që si muze dhe monumunte i trashigimisë kulturoro-historike i mbrojtur me ligjë ti ekspozojmë edhe diçka nga puna dhe zbulimet e të madhit shkencëtar Hasan Masurica.

Hasan Masurica ishte një shqiptarë që më shum kemi obligim të shkruajmë sikur edhe në disa raste të tjera, historianë të huaj ende vazhdojnë të shkruajnë për shkenctarët e figura tona shqiptare. Është momenti i fundit që dy Akademitë tona të bëjnë diçka në këtë drejtim dhe të ndahet një çmimë me emrin e shkencatrait dhe inovatori Hasan Masurica.
Hasan Masuricës së paku në përvjetor të rikujtohet dhe t’i jepet vendi që meriton në historinë tonë.

Dy shpikesit e armëve më të përdorura në botë për rreth 50 vjet, duke mbajtur në duar armën e projektuar nga kundërshtari. Pra djathtas , me xhiboks te zi, është Mikhail Kalashnikov (1919–2013) i cili ka në dorë armën amerikane M-16, dhe majtas është Eugene Stoner (1922– 1997) i cili ka në dorë armën ruse AK-47 (Kallashnikov).

– Foto: Maj 1990.

LEXO TE PLOTE

Histori

Dëshmia e rrallë e vëllait të “kapo-bandës” së komunizmit/ Zbulon letrën që i dha agjentit të Sigurimit pas 90-ës

Publikuar

-

Nga

cna lajme histori

Publikohet historia e panjohur dhe të bujshme të ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, ku bënin pjesë: Sabaudin Haznedari, Xhevdet Mustafa dhe Halit Bajrami, të cilët në mesnatën e 26 shtatorit të vitit 1982, me anë të një motoskafi të vogël që ishte nisur nga brigjet italiane, zbarkuan në bregdetin e Divjakës, ku pasi vranë një oficer policie dhe një fshatar të zonës, nën forcën e armëve, mbajtën peng një polic tjetër, i cili do t’u tregonte rrugën për të përparuar në brendësi të territorit shqiptar, deri sa ata arritën në qytezën e vogël të Rrogozhinës, ku u zbuluan nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe pas një përpjekje me armë, ‘kapo’ i saj Sabaudin Haznedari, mbeti i vrarë në një qendër zjarri, dhe po ashtu të njëjtin “fat” do të kishte edhe Xhevdet Mustafa, që mbeti i vrarë pas disa orësh, në një shtëpi të fshatit Zhamë të Lushnjes, pasi më parë kishte vrarë të zotin e shtëpisë dhe një nënoficer policie që po e ndiqte me motoçikletë.

Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit nga qyteti i Durrësit, vëllait të ‘kapos’ së asaj bande, që rrëfen për herë të parë gjithë historinë e së ashtuquajturës “banda Xhevdet Mustafa”, e cila sipas versionit të Enver Hoxhës, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.

Ngjarja e panjohur, vjen nëpërmjet vëllait të ‘kapobandës’, Haznedari, duke filluar nga historia e tyre familjare për të cilën aktori dhe dramaturgu i njohur, Sulejman Pitarka, do t’i kushtonte dramën “Familja e peshkatari”, si dhe të gjithë kombinacionet e Sigurimit të Shtetit, që nga arratisja e tyre dhe deri në ngjarjen e 26 shtatorit 1982, ku Sabaudini dhe Xhevdeti mbetën të vrarë, në përpjekje me forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse Halit Bajrami, pasi u mbajt disa kohë në “Hetuesi” dhe te Hotel “Tirana”, u përcoll nga Zbulimi Shqiptar në Zelandën e Re, ku jetoi i qetë edhe pas viteve ’90-të, duke mos pranuar të shkelte më në Shqipëri!

Plot 39-vjet më parë, në paraditen e së dielës së 26 shtatorit të vitit 1982, një ngjarje aspak e zakontë dhe tepër e bujshme e ndodhur në një qytezë të vogël të Shqipërisë së Mesme.

Shprishi heshtjen e monotoninë mbytëse që mbizotëronte prej vitesh në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, duke shkaktuar pështjellim e panik të madh edhe në radhët e hierarkisë së lartë të udhëheqjes komuniste të kryesuar prej Enver Hoxhës. Po atë pasdite, lajmi mbi atë ngjarje, që ishte përhapur me një shpejtësi po të pazakontë pothuaj në të gjithë vendin, duke u rrëfyer në forma nga më të ndryshmet. U bë i ditur edhe nga Radio-Televizioni Shqiptar, me anë të një njoftim zyrtar të dhënë nëpërmjet një komunikate zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili u transmetua në emisionin e lajmeve të orës 20.00.

Ajo komunikatë zyrtare në mes të tjerash, bënte të ditur se: ‘një bandë e armatosur e financuar dhe e stërvitur nga shërbimet sekrete të disa vendeve fqinje, në bashkëpunim dhe me armiqtë e popullit shqiptar, kishte zbarkuar disa km. në thellësi të territorit shqiptar në bregdetin e Divjakës, ku dhe ishte asgjësuar plotësisht nga forcat e Ministrisë së Brendshme’.

Afro dy muaj më pas, akoma pa u shuar jehona e asaj ngjarje, gjatë një takimi që kreu i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, mbajti me zgjedhësit e zonës së tij elektorale në Tiranë, në mes të tjerash foli dhe për atë “bandë” që tashmë ishte bërë e njohur, kudo në të gjithë Shqipërinë, si “Banda e Xhevdet Mustafës”. Lidhur me këtë, ai u shpreh: “Banda e armatosur e kriminelit Xhevdet Mustafa, që u përgatit dhe u financua nga Leka Zogu në bashkëpunim me UDB-në jugosllave dhe shërbimet e huaja sekrete, të disa vendeve fqinje, u asgjësua e u eliminua plotësisht brenda gjashtë orëve nga zbarkimi i tyre, akoma pa e parë mirë diellin shqiptar”.

Për këtë ngjarje të bujshme, që asokohe tronditi gjithë Shqipërinë dhe hapi panik të madh për disa muaj me radhë duke vënë në gatishmëri të lartë të gjitha repartet e Forcave të Armatosura dhe çetat vullnetare, është folur dhe shkruar vetëm pas viteve ’90-të, me shembjen e regjimit komunist, por përsëri, e gjithë ngjarja e 26 shtatorit të vitit 1982, ku mbetën të vrarë Sabaudin Haznedari dhe Xhevdet Mustafa, si dhe e ashtuquajtura “banda Xhevdet Mustafa”, edhe pse kanë kaluar katër dekada që nga ajo kohë, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, duke mbajtur mbi vetë një sërë pikëpyetjesh!

Në këtë kontekst, me qëllimin për të tentuar për të hedhur sadopak dritë mbi atë ngjarje të largët, Memorie.al i rikthehet përsëri një cikli shkrimesh për të ashtuquajturën “banda Xhevdet Mustafa”, duke publikur fakte dhe ngjarje të reja të panjohur më parë, të cilat vijnë nëpërmjet intervistës me Gafurr Haznedarin nga qyteti i Durrësit, i cili është vëllai i Sabaudin Haznedarit, kryetarit të “grupit komando”, që së bashku me Xhevdet Mustafën e Halit Bajramin, zbarkoi në bregdetin e Divjakës në mesnatën e largët të 26-shtatorit të vitit 1982, ku sipas versionit të Tiranës zyrtare të artikuluar nga vetë Enver Hoxha në fjalën e mbajtur para zgjedhësve të tij të zonës elektorale në Tiranë, “ishte dërguar nga UDB-ja në bashkëpunim me Leka Zogun, me qëllim për të vrarë sekretarin e parë të Komitetit Qendror të PPSH-së”.

Pas intervistës me z. Gafurr Haznedari që do të publikohet në gjashtë numra radhazi, (duke filluar nga sot), Memorie.al do vazhdoj përsëri me shkrime të tjera, me dëshmi dhe intervista, nga aktorë të asaj ngjarje, të afërm të familjeve të tyre, si dhe dëshmitarë të ndryshëm, që rastësia i lidhi, apo i çoi në atë vend ku 39 vite më parë zbarkoi ‘grupi i armatosur komando’ i njohur ndryshe si “banda Xhevdet Mustafa”, ngjarje e cila edhe sot pas katër dekadash, vazhdon të mbetet e mbuluar me mister.

Dëshmia e rrallë e Gafurr Haznedarit, vëllait të “kapos’ së “Bandës Xhevdet Mustafa”;

 Zoti Gafur, pas asaj ngjarje, pra kur Sabaudini me Avdul Banushin vunë bombat në ambasadën shqiptare të Romës, a pati konsekuenca nga shteti familja juaj në Durrës?

Familja jonë në atë kohë nuk pati asnjë problem dhe nuk na ngacmuan fare. Por kjo nuk ndodhi me familjen tjetër të Sabaudinit, që ishte në Romë. Pak muaj pas asaj ngjarje, pasi Sigurimi me anë të agjentëve të tij e mësoi të vërtetën se Sabaudini me Avdul Banushin, ishin autorët e asaj ngjarje, ata nisën dhe hakmarrjen ndaj tyre. Në atë kohë, njerëzit e Sigurimit të Shtetit që vepronin jashtë Shqipërisë, shkuan në shtëpinë e Sabaudinit dhe i helmuan gruan e tij italiane. Në atë kohë, vajza e Sabaudinit nuk ndodhej në shtëpi dhe kur u kthye nga pazari, e gjeti të ëmën e vet të rënë përmbys, pa asnjë shenjë jete dhe në tavolinë ishin dy filxhanë me kafe, ku më pas u konstatua nga organet kompetente italiane, se ishte hedhur helm vdekjeprurës me veprim të shpejtë.

 Nga e keni mësuar ju këtë ngjarje?

Mua ma ka treguar vetë vajza e Sabaudinit, pas viteve ’90-të kur unë shkova për herë të parë në Itali. Mbesa ime dhe njëkohësisht vajza e Sabaudinit, ishte më se e bindur se nëna e saj dhe njëkohësisht bashkëshortja e vëllait tim, Sabaudinit, ishte helmuar nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit, të cilët kishin gjetur rastin dhe i kishin hyrë në shtëpi, duke i hedhur helmin në kafe”.

 Po ndonjë lajm tjetër mbi vendndodhjen dhe veprimtarinë e Sabaudinit a kishit në atë kohë?

Ne e dinim se Sabaudini jetonte në Romë, ku kishte krijuar dhe familje të re. Gjatë asaj kohe që ai ishte në Romë, kishte rastisur në një lokal me katër shoferë durrsakë të Parkut të Eksportit dhe pasi i kishte njohur, i kishte thënë kamerierit, që t’u çonte në tavolinë çfarë të dëshironin, duke u thënë se i kishin të paguara nga Sabaudin Haznedari. Këtë ngjarje ata shofera të eksportit e tregonin në Durrës për disa kohë, duke u shprehur me mburrje, se si i’a kishin refuzuar qerasjen Sabudin Haznedarit në Romë. Po kështu në pranverën e vitit 1982, unë shkova për një ngushëllim, tek një miku im durrsak, që dikur kishim punuar bashkë. Në atë kohë ai sapo ishte kthyer nga Italia, ku bashkë me të shoqen, kishin punuar si shifrantë në ambasadën shqiptare të Romës. Atë ditë ai më tregoi, se nuk do të shkonte më në Itali, pasi e kishin hequr urgjent nga puna, ku kishte qenë në ambasadë dhe e kishin kthyer “pako postale” në Shqipëri.

 Përse kishte ndodhur ajo gjë me të, u’a tregoi?

Kjo kishte ardhur, pasi gjatë një bisede në ambientet e ambasadës, ai ishte shprehur se: njihte Sabaudin Haznedarin dhe kishte miqësi me familjen e tij në Durrës. Porsa kishte mbaruar fjalën ai, dy kolegët e tij të punës, që si duket kishin qenë të Sigurimit të Shtetit, i thanë: “Ti njeh Sabaudin Haznedarin dhe vazhdon të punosh këtu në ambasadë…”?! Të nesërmen e asaj dite, atë e kthyen urgjent në Tiranë, me gjithë gruan e tij, ndonëse ai u kishte thënë shefave të tij, se miqësinë, ai e kishte jo me Sabaudinin, por me vëllezërit e tij që ndodheshin në Durrës, të cilët ishin njerëz të nderuar nga Partia dhe me punë me përgjegjësi.

 Po me letra deri kur vazhduat të komunikonit me Sabaudinin në atë kohë?

Korrespodencën me Sabaudinin unë e mbajta deri pak muaj para shtatorit të vitit 1982, kur ai zbarkoi në Divjakë me Halit Bajramin e Xhevdet Mustafën. Aty nga prilli i atij viti, unë i kisha shkruar një letër Sabaudinit, ku në mes të tjerash i tregoja se, kisha pasur djalin tim të sëmurë. Pas asaj letre, ai m’u përgjigj menjëherë dhe më thoshte që të shkoja në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, ku të bëja një kërkesë, që shteti të na krijonte mundësinë për ta çuar djalin tim për kurim në Itali, ku do të kujdesej vetë Sabaudini.

 A shkuat ju në Ministrinë e Jashtme dhe çfarë i’u thanë atje?

Pas letrës që mora nga Sabaudini, më 27 korrik të vitit 1982, unë menjëherë shkova në Ministrinë e Jashtme dhe aty takova një Drejtor Drejtorie, me të cilin ne kishim ruajtur një miqësi familjare. Atij i tregova se kisha djalin sëmurë dhe si mund të më ndihmonte, që të bëja dokumentet, për ta çuar në Itali për kurim, duke i thënë se: atje kisha vëllanë tim Sabaudin Haznedarin. Pasi më dëgjoi, ai më tha: “Gafur, unë po futem njëherë brenda dhe po pyes, sepse për këto punë, ne marrim të dhëna nga Ministria e Brendshme. Megjithatë, kam dëgjuar se vëllai yt, Sabaudini, më duket se nuk i ka mirë punët”. Pas kësaj ai u fut brenda godinës së Ministrisë dhe kur doli pas pak, mezi më dha majat e gishtërinjve, duke më thënë: “Gafur, ik sa më shpejtë që këtu, se këto ditë është në plan për t’u internuar Shefikati me Skënderin”.

 Për kë e kishte fjalën?

Ai e kishte fjalën për bashkëshorten e Sabaudinit, me djalin e tij, Skënderin, që banonin bashkë me ne. Pas fjalëve të atij që m’i tha në kofidencë të plotë, unë nuk kisha ç’prisja më dhe u ktheva për në Durrës.



 Është thënë se që në fillimin e vitit 1982, njerëzit e Sigurimit të Shtetit, kishin dijeni mbi ardhjen e bandës në Shqipëri. A është e vërtetë kjo gjë?

Po, kjo është më se e vërtetë. Që në fillimin e vitit 1982, diku nga janari apo pak më përpara, a më pas, këtë nuk jam në gjendje ta saktësoj, Sigurimi i Shtetit u shpërndau fotot e Sabaudinit, të gjithë agjentëve të tyre, deri tek ata ordinerë që njiheshin nga të gjithë. Këtë unë e kam mësuar që në atë kohë, pasi ma tregoi vetë njëri prej tyre në koefidencë. Madje, ai më tregoi dhe fotografinë e vëllait tim, pasi ishte plotësisht i bindur, se nuk mund t’i dilte fjalë nga unë.

 Në atë kohë vetëm fotot e Sabaudinit u shpërndanë tek agjentët e Sigurimit, apo dhe të Xhevdet Mustafës?

Për këtë nuk di ç’tju them. Ndoshta kanë shpërndarë dhe të Xhevdetit, por unë në atë kohë vetëm të Sabaudinit kam parë.

 Si e menduat në atë kohë shpërndarjen e fotove të Sabaudinit nga ana e Sigurimit të Shtetit, a ju shkoi ndërmend se ai mund të vinte në Shqipëri, në krye të asaj bande që erdhi më pas, me Xhevdet Mustafën?

Të them të drejtën, në atë kohë kur mora vesh për shpërndarjen e fotove të Sabaudinit, mendova shumë gjëra, por as që më shkoi ndër mënd, ajo që do të ndodhte më vonë, pra që ai të vinte në Shqipëri. Këtë gjë e çova nëpër mënd disa kohë më vonë, pasi forca të mëdha speciale të Gardës së Republikës, zbarkuan në bregdetin e Durrësit dhe filluan të bënin shërbime, në të gjithë gjatësinë e plazhit, nga Currilat e deri në Golem. Ajo  bëhej hapur dhe si të thuash në mënyrë demonstrative, sepse pas orës pesë të darkës, ata nuk e lejonin as peshkatarët amatorë, që të gjuanin peshk me grepa. Po kështu në atë kohë rreth e rreth shtëpisë sonë, filluan të dukeshin spiunët ordinerë të lagjes dhe të tjerë të qytetit, të cilët na survejonin, duke bërë shërbim të rregullt çdo 24 orë. Pas gjithë këtyre gjërave që po ndodhnin në atë kohë, fillova të mendoja se Sigurimi duhet të kishte ndonjë sinjal mbi ardhjen e Sabaudinit në Shqipëri.

 A kishit ndonjë sinjal tjetër nga ana e njerëzve të Sigurimit që kishte të bënte me Sabaudinin?

Pak ditë përpara se “banda” të vinte në Shqipëri, vëllanë tonë Eminin (asokohe punonte si Drejtor Rrobaqepësie), e thirri Kryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Shehu dhe i tha: “Emin, ju jeni njerëz të mirë, të ndershëm e punëtorë dhe për këtë gjë partia i’u ka vlerësuar, duke u besuar detyra me përgjegjësi. I thoni ndonjë fjalë vëllait tuaj Sabaudinit, se po na nxjerr pengesa”.

 Si i’u përgjigj Emini?

Pas kësaj, Emini i’u përgjigj disi i revoltuar, duke i thënë: “Po ne nuk kemi asnjë lidhje me të”! Ndërkohë kryetari i Degës vazhdoi: “Si nuk keni lidhje, ju i shkruani herë pas here letra atij”. Emini përsëri i revoltuar i tha: “Letrat ia shkruan një vëlla tjetër, që është i çmendur, (e kishte fjalën për mua), atë kapeni dhe futeni Brenda”. Pra ky fakt dhe ato që përmenda më lart, si heqja nga puna e kthimi në Shqipëri i dy punonjësve të ambasadës sonë në Romë, shpërndarja e fotografive etj., tregojnë më së miri, se vëllai ynë Sabaudini, jo vetëm që ishte një antikomunist i betuar, por ai me aktivitetin e tij, po i’u nxirrte probleme të mëdha, regjimit komunist të Tiranës. Kjo gjë nuk ka nevojë më për koment, lidhur me pyetjen që më ke bërë në fillim të intervistës, për arratisjen e Sabaudinit me Halit Bajramin, që ishte dërguar me mision nga Sigurimi i Shtetit.

 Si dhe nga e mësuat ardhjen e bandës në datën 26 shtator 1982?

Atë ditë, pra ditën e ardhjes së “bandës”, aty nga dreka ndërsa unë isha duke qëndruar krejt i qetë në shtëpi si zakonisht, gruaja ime, që ishte duke parë nga dritarja, se po bënte dasëm një komshiu ynë, më tha se: erdhi një makinë dhe mori Eminin me gjithë Skënderin, djalin e Sabaudinit. Mbas nja 20 minutash, ajo makinë erdhi përsëri me vëllanë tjetër Naimin dhe mori edhe vëllanë e vogël Qerimin. Pas pak makina erdhi përsëri me Abdurrahimin dhe pasi qëndroi pak, përsëri u largua. Kur pashë të gjitha këto lëvizje që i ndoqa me kujdes nga dritarja e katit të dytë të shtëpisë sime, ngjalla dyshime se diçka duhej të kishte ndodhur dhe i thashë gruas sime, se tani e kisha radhën unë, për t’u marrë nga ajo makinë e Degës së Brendshme, që erdhi e mori vëllezërit e tjerë. Dhe ashtu ndodhi vërtet.

 Ju morën dhe ju?!

Pas pak minutash erdhi makina dhe më mori e më çoi në Degë të Brendshme. Ndërsa ne na izoluan të gjithëve aty, në shtëpinë tonë që kishin mbetur vetëm gratë dhe fëmijët, kishin shkuar forca të shumta të Policisë dhe të Sigurimit të Shtetit, duke e kontrolluar e bastisur atë në çdo cep. Gjatë atij kontrolli të imët, ata kishin marrë shumë dokumente dhe fotografi të familjeve tona. Po kështu gjatë atij kontrolli, ata kishin gjetur në bodrumin e shtëpisë sime, 11 kapsolla ndezës dinamiti, që unë i kisha pasur aty që prej 32 vitesh, kur ne kishim banuar në “Kasollen e peshkatarit” të cilat i përdorja për të vrarë peshk.

 Sa ju mbajtën në Degë dhe çfarë iu thanë atje?

Aty nga ora dhjetë e darkës, të gjithë vëllezërit e tjerë i liruan, ndërsa mua më mbajtën, duke më marrë në pyetje në hetuesi. Ata më thonin t’ju tregoja lidhjet që kisha pasur me “bandën” e vëllait, Sabaudinit. Unë i’u thosha që të më lejonin që të shkoja në shtëpi dhe t’ju sillja letrat që i kisha shkruar Sabaudinit, që nga viti 1956. Ndërsa u thoja kështu, unë nuk e dija se ata m’i kishin marrë vetë ato letra, që doja t’u sillja atyre.

 Sa ju mbajtën juve në hetuesi dhe ç’ndodhi më pas me vëllezërit e tjerë?

Mua më mbajtën rreth dy muaj në hetuesi, duke më marrë në pyetje dhe më liruan më 16 nëntor të atij viti, me rastin e amnistisë që u dha atëherë nga Kuvendi Popullor. Ndërsa që të nesërmen, pra një ditë pas ardhjes së “bandës Xhevdet Muastafa”, më 27 shtator 1982, plot 23 veta nga familjet e gjithë vëllazërisë sonë, u morën dhe u internuan në fshatra e krahina të ndryshme të Shqipërisë, si: Gallatë të Laçit të Kurbinit, Memaliaj, Lapardha e Beratit, Grabovë e Gramshit, Belsh i Elbasanit, etj.

 Po me këtë shtëpi tuajën të madhe, çfarë ndodhi?

Ndërsa ne na internuan, shtëpinë tonë e kthyen në Laborator e zyrë-llogarie të Qendrës Shëndetësore të qytetit. Hakmarrja e regjimit komunist, lidhur me atë që bëri Sabaudini, nuk përfundoi vetëm me internimin e familjeve tona dhe konfiskimin e shtëpisë, por ajo u shtri edhe në farefisin tonë. Më lejoni t’i përmend të gjitha ata, sepse vuajtën për vite me radhë në internime, vetëm e vetëm pse ishin kushërinjtë tanë.

 Po patjetër, mund t’i përmendi të gjithë

Që më datën 27 shtator, u shkarkuan nga puna kushërinjtë e parë, që kishim në Tiranë: Hysen Strazimiri, nga Drejtor në Ministrinë e Ekonomisë, u çua llogaritar, Refi Strazimiri (Minarolli), nga nëpunse e Bibliotekës Kombëtare, u çua pastruese, Uran Strazimiri, nga Drejtor ‘Hozrashoti’ në Kinostudio, u çua punëtor, Zaba Strazimiri (Kusi), u la pesë vjet pa punë. Hasan Drini, u demaskua publikisht, si kushëri i Sabaudin Haznedarit. Po kështu u pushuan nga puna dhe tre kunetërit e mi. Sybi Bleta, veteran i Portit, u çua në NISH-Goma, Arjan Bleta, u hoq nga Porti dhe u dërgua në Belsh si punëtor, Elmaz Bleta u shkarkua si Sekretar Partie i Ndërmarrjes./Memorie.al

 

LEXO TE PLOTE

Histori

Dëshmia e rrallë e ish-agjentit të CIA-s/ Pas ngjarjeve të bombave, më thirri në New York majori Smith

Publikuar

-

Nga

cna lajme histori

Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë, u dërguan fillimisht në kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Dakau, nga ku ai mundi të lirohej vetëm në vitin 1945, pas ndërhyrjes së forcave anglo-amerikane.

Kthimi i Banushit në Shqipëri në vitin 1945, pasi qëndroi disa kohë në kampin e Rexhio-Emilias në Itali, (ku asokohe ishin edhe disa nga krerët kryesorë të ‘Ballit’ dhe ‘Legalitetit’ me në krye Mit’hat Frashërin dhe Abaz Kupin) dhe arrestimi i tij pak ditë pas mbërritjes në atdhe, pasi në aerodromin e Laprakës, rojet partizane i gjetën një letër që i’a kishte dhënë ish-Prefekti i Gjirokastrës, Rasim Babameto, gjatë kohës që ishin në Rexhio-Emila.

Dënimi i Banushit me 18 vjet burg, duke u akuzuar si “agjent i anglo-amerikanëve” dhe lirimi i tij në vitin 1961, ku ai nuk qëndroi shumë kohë pranë familjes në fshatin Golem, pasi u arrestua përsëri teksa ishte i internuar në qytetin e Fierit, nga ku ai mundi që të arratisej nga burgu që natën e parë dhe iku në drejtim të Gjirokastrës, ku kaloi kufirin shtetëror dhe doli në Greqi, ku pas pak kohësh fitoi azilin politik për në SHBA-ve. Angazhimi i Banushit në radhët e mërgatës politike shqiptare në Perëndim, si anëtar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, ku në vitin 1973, pasi ishte stërvitur nga CIA, erdhi disa herë me misione sekrete në Shqipëri, me qëllim që t’i bënin atentat Enver Hoxhës në paradën e madhe të 29 nëntorit 1974, me rastin e 30 vjetorit të çlirimit dhe arrestimi i tij në vitin 1975 në afërsi të kufirit të Hanit të Hotit, pas një gracke që i kishte ngritur vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, nga ku më pas ai do të izolohej për dy vjet me radhë në qelitë e ‘Repartit 313’ në Burgun e Tiranës dhe më pas në Burrel, nga ku mundi të lirohej vetëm në fillimin e vitit 1991.

“Kur nisën kontraditat e para të Tiranës zyrtare me Republikën Popullore të Kinës në vitin 1972-’73, na u shtua akoma dhe më shumë besimi se kishte ardhur koha të organizoheshim me masa konkrete për një zbarkim të mundshëm në Shqipëri. Pas bisedimeve që kishin bërë më parë krerët e Komitetit “Shqipëria e Lirë” me zotin Zhozef Shishko, zv/sekretar i Departamentit të Shtetit dhe majorin Tomas Smith, që mbulonte emigracionin politik shqiptar në SHBA-ve, në janarin e vitit 1974, kryesia e Organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste Shqiptare”, vendosi të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetësh.

Ndër detyrat kryesore që do të kryente ai grup, ishin: ‘Takimet me njerëzit e pa kënaqur nga regjimi komunist, minimi i monumentit të Stalinit dhe Leninit në qendër të Tiranës, hedhja në erë e selisë së Komitetit Qendror të PPSH-së, shpërndarja e materialeve propagandistike me frymë antikomuniste, që ishin përgatitur më parë që në New York etj. U vendos që grupin e parë do ta kryesoja unë, me që kisha njohje me kontingjentin e familjeve të përndjekura nga regjimi komunist, ku do të mbështeteshim ne fillimisht. Në këtë grup përveç meje bënin pjesë dhe: I. Rrushiti, N. Banushi, I. Lame dhe A. Sula. Mbas disa përgatitjesh intensive që bëmë në një bazë sekrete, më në fund u nisëm me avionin që do të përshkonte intenerarin: New York – Londër, – Amsterdam – Romë – Athinë.

Kur mbërritëm në kryeqytetin grek, u strehuam në Hotel “Atllantik” dhe të nesërmen shkuam në bazën ushtarake të Prevezës, ku koloneli që na priste na furnizoi me armatime që përbëheshin nga pesë automatikë, pesë pistoleta, 20 granata, 6 kg. dinamit, kapsula dhe mjetet mekanike për shpërthimin e tyre, veshjet e notit, një radio-marrëse e dhënëse, si dhe shumë municione e pajisje të tjera. Pasi i sistemuam këto në një vend të sigurtë, bisedova me kolonelin për rrugët e mundëshme që duhej të ndiqnim për të hyrë në Shqipëri dhe në orën shtatë të mbrëmjes u nisëm me një motoskaf të vogël që drejtohej nga tre marinarë dhe pas disa orësh mbërritëm në bregdetin e Ksamilit”.

Kështu e kujtonte fillimin e “aventurës shqiptare”, Avdul Hakan Banushi, me origjinë nga Golemi i Gjirokastrës, i cili na rrëfente për herë të parë disa nga ngjarjet më të bujshme të jetës së tij, të ndodhura në vitin 1974 – ‘75, kur ai në krye të një grupi komando të nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, hyri disa herë me misione të fshehta në Shqipëri.

Kush ishte Avdul Banushi dhe cila është e kaluara e tij? Përse u internua ai në kampin nazist të Dakao-s në Gjermani dhe si mundi që të lirohej prej andej? Si u kthye ai në Shqipëri në tetorin e vitit 1945 dhe përse u dënua me 18 vite burg, duke u akuzuar si agjent i anglo–amerikanëve? Si mundi ai që të arratisej nga Dega e Punëve të Brendshme e Fierit në ditët e para të gushtit të vitit 1961 dhe si e kaloi kufirin për në Greqi?

Çfarë i kërkuan atij në Athinë dhe si mundi ai që ta fitonte azilin politik për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kush ishin krerët antikomunistë shqiptarë që organizuan “Fronin e Rezistencës Antikomuniste” dhe përse dështoi “aventura shqiptare” e Abdyl Banushit, si dhe atentati ndaj Enver Hoxhës në paradën e madhe të 30 vjetorit të çlirimit në 29 nëntorin e vitit 1974?

Cili ishte njeriu që e shoqëroi dhe e tradhëtoi Abdyll Banushin në misionin e tij të fundit në Shqipëri, gjë e cila bëri që ai të binte i gjallë në duart e forcave shqiptare të kufirit në afërsi të Hanit të Hotit, nga ku ai do të izolohej në burgun e tmerrshëm të Burrelit, deri në shëmbien e regjimit komunist në 1991-in? Lidhur me këto dhe mjaft ngjarje e fakte të tjera, na njeh intervista ekskluzive që na ka dhënë z. Banushi, disa vjet më parë, e cila do jetë në gjashtë numra radhazi.

Zoti Banushi, çfarë ju thanë në Kryesinë e “Frontit të Rezistencës?

Pasi raportuam për kryerjen e aksionit, e gjithë Kryesia e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe e “Frontit të Rezistencës Antikomuniste” na përgëzuan dhe e quajtën atë aksion të suksesshëm.

Po amerikanët çfarë qëndrimi mbajtën ndaj kësaj ngjarje?

Para se të shkonim ne në “Komitetin “Shqipëria e Lirë”, majori Tomas Smith, kishte marrë në telefon Dr. Rexhep Krasniqin dhe i kishte protestuar ashpër duke i thënë: “Zoti Krasniqi, ju keni formuar një organizatë terroriste që hedh bomba në ambasadat shqiptare në Europë”. Krasniqi nuk e kishte pranuar atë gjë dhe më kërkoi mua në telefon që të shkoja atje, ku më priste bashkë me majorin Smith. Sapo shkova atje, Smithi më tha me ironi: “Hajde o luftëtar i lirisë” dhe pasi më përqafoi, ai më tha se pse kisha munguar në punë për një kohë të gjatë. Unë u mundova ta gënjeja, duke i thënë se kisha qenë në rivierën franceze për vakanca, por ai më ndërpreu e më tha: “Dëgjo këtu, po të jetë për mua, unë dua që komunizmin në Shqipëri ta shkulim nga themelet, por SHBA-ja nuk e lejon terrorizmin. Në qoftë se tani e tutje do të ketë ndonjë shpërthim në ambasadat shqiptare kudo që të jenë, ti do të ekstradohesh andej nga ke ardhur. Kjo është fjala e fundit që po të them”.

Pas këtyre vendimeve që mori “Fronti i Rezistencës”, a u krijuan grupet dhe si do të hynin ato në Shqipëri?

Menjëherë pas vendimeve që u morën nga “Fronti i Rezistencës Antikomuniste”, u krijuan dy grupet e para me nga pesë veta secili, ku njërin prej tyre do ta kryesoja unë. Vështirësia e parë që na u krijua, ishte se si do t’i transportonim armatimet e lëndët plasëse nga SHBA-ja për në Shqipëri, për arsye se “Fronti i Rezistencës”, akoma nuk kishte rënë në kontakte me qeverinë amerikane për të marrë ‘ok’ për këtë gjë. Në fillim unë propozova që të zgjidhnim disa armatime të lehta, të cilat do t’i transportonim fshehurazi autoriteteve amerikane. Mirëpo kjo u hodh poshtë nga kryesia e organizatës, sepse do të na krijonte probleme të mëdha.

Si u zgjidh ky problem?

“Me propozimin tim u vendos që të gjitha armatimet e nevojshme do të merreshin në bazën ajrore amerikane të Prevezës në Greqi, ku unë kisha njohur disa shqiptarë antikomunistë që kur isha në Greqi. Pas kësaj më 14 dhjetor 1973, unë u nisa menjëherë për në Greqi dhe sipas bisedës me mikun tim, u takova me kolonelin amerikan Bill, i cili më garantoi të gjitha armatimet duke më futur t’i shihja vetë ato në depo. Po kështu koloneli amerikan më siguroi gjithashtu se do të na ndihmonte me anë të një motoskafi të vogël, për të na futur në Shqipëri nëpërmjet bregdetit. Kur po ndaheshim, koloneli amerikan më kërkoi një deklaratë besnikërie, të cilën unë i’a lëshova menjëherë. Pas kësaj tepër i kënaqur u ktheva menjëherë në SHBA-ve, ku u takova dhe me Dr. Hamdi Uruçin, i cili sapo ishte kthyer nga Jugosllavia, ku kishte përgatitur dy baza, një në Ulqin e tjetrën në Hot. Pas kësaj, në janar 1974, kryesia e organizatës “Fronti i Rezistencës Antikomuniste” vendosi që të dërgonte në Shqipëri grupin e parë, i cili do të përbëhej prej pesë vetash.



Ky grup apo grupet e tjera që do të hynin në Shqipëri, çfarë përgatitjesh kishin dhe ku i kishin zhvilluar ato?

Menjëherë pasi u krijuan grupet, ne i’u nënshtruam një stërvitje të gjithanshme disa mujore në një bazë ushtarake sekrete në Amazona.

Konkretisht çfarë stërvitje kryet dhe kush ishin instruktorët tuaj?

Po çfarë rëndësie ka kjo?!

Kush ishin personat e tjerë të grupit tuaj?

Anëtarët e grupit që kryesoja unë ishin: I. Rushti (i martuar me dy fëmijë) N. Banushi, (kushëri i imi) A. Sula dhe I. Lame. Pas vendimit të “Frontit të Rezistencës”, ne erdhëm me avionë të ndryshëm nëpër bazat tonë që kishim krijuar më parë në shtete të ndryshme të Europës. Pasi u takuam në Itali ku kishim lënë vendin dhe pikën e takimit, u nisëm për në Greqi, ku takuam kolonelin Bill në bazën amerikane ajrore të Prevezës. Aty u furnizuam me mjetet e nevojshme, duke filluar që nga armatimet e sofistikuara dhe të gjitha pajisjet e tjera që na nevojiteshin.

Konkretisht me çfarë armatimesh u furnizuat?

Aty ne morëm pesë automatikë “Tomson”, pesë pistoleta, 20 granada difensive, 6 kg dinamit DT, kapsula automatike dhe mekanizmat për shpërthim, mjete noti, një radio marrse-dhënse si dhe shumë municion. Të gjitha këto armatime ne i sistemuam në disa çanta gjeologësh ku në faqet anësore të tyre shkruhej: “Drejtoria e Gjeologjisë Tiranë. Automatiku “Tomson” ishte montuar në atë mënyrë, që po të na duhej për të qëlluar me të, nuk kishe nevojë ta nxirrje nga çanta, por mjafton të tërhiqje pak njërin nga zinxhirët e çantës dhe ai qëllonte me breshëri, duke pasur dhe xhepin nga dilnin gëzhojat. Kjo vlente për ndonjë kontroll të befasishëm të policisë.

Me çfarë dokumentesh do të hynit ju në Shqipëri dhe si do të kamufloheshit brenda territorit shqiptar?

Problemi i dokumenteve ishte zgjidhur që në SHBA-ve, ku gjithsecili nga ne ishte i pajisur me nga pesë letër-njoftime shqiptare me emra të rremë. Po kështu kishim edhe nga pesë dokumente partie që i korrespondonin emrave të shkruar në çdo letërnjoftim. Çdo letërnjoftim i yni, i korrespondonte rretheve kufitare, si: Shkodra, Korça, Gjirokastra, Saranda e Vlora. Pasaporta kryesore që do të përdorja unë në Shqipëri, ishte me emrin Bashkim Fratari, ndërsa ajo për jashtë vendit, me emrin Tomas Brangel. Përveç këtyre kishim dhe nga një dokument të Gjeologjisë, të firmosur nga kolonel i Ministrisë Brendshme Jaup Dabulla, që na lejohej të lëviznim “për nevojat e Gjeologjisë”, deri në zonat kufitare fare pranë klonit. Të gjitha këto dokumenta ishin të fallsifikuara në mënyrën më perfekte, sa që nuk mund t`i dallonte dot asnjeri. Për t`i realizuar ato ishin shfrytëzuar dokumentat e një oficeri shqiptar që ishte arratisur nga Shqipëria dhe kishte ardhur në Amerikë. Po kështu që nga New York, kishim marrë dhe sasinë e mjaftueshme të dollarëve e lekëve shqiptare, të cilat i administroja unë si kryetar i grupit.

Si hytë në Shqipëri?

Pasi u armatosëm në bazën e Prevezës prej kolonelit amerikan Bill, ai na dha një motoskaf të vogël që e drejtonin tre marinarë, me të cilën u nisëm në orën shtatë të mbrëmjes dhe me anë të saj pas disa orësh zbarkuam në bregdetin shkëmbor të Ksamilit në jug të Sarandës. Pasi i dhamë kapitenit të nëndetëses kodin e kthimit, ai u largua andej nga kish ardhur, ndërsa ne pritëm të zbardhte dita që na u duk shumë e gjatë.

Ku shkuat pastaj?

Nga Ksamili ashtu si gjeologë ne u nisëm në drejtim të Butrintit, ku hipëm në një autobus që merrte turistë dhe me të shkuam deri në Sarandë. Kur mbërritëm atje, unë u interesova dhe gjeta një kamion që kishte shkarkuar qymyr në port, i cili na morri sipër karocerisë për në Gjirokastër. Kur zbritëm në qytetin e Gjirokastrës, shokëve iu thashë të lëviznin të lirë nëpër qytet dy e nga dy dhe të takoheshim tek Qafa e Pazarit.

A nuk kishit frikë se mund t’ju njihnin në qytetin tuaj?

Nuk më shkonte mëndja sepse kisha një kohë të gjatë që isha larguar prej andej, por ja që ajo ndodhi. Sapo zbrita në shkallët e gurta të qytetit tim, mu kujtua një porosi e Prof. Stavro Skëndit në New York, i cili më kishte porositur të blija një fjalor të gjuhës së sotme shqipe. Libraria e parë ishte në rrugën kryesore që të shpinte në Qafën e Pazarit dhe librashitësja quhej Sava. Ndërsa unë po nxirrja lekët për ta paguar fjalorin, brenda në librari hynë dy burra, një i moshuar dhe një më i ri. I pashë me bisht të syrit dhe i njoha menjëherë. U drithërova pasi edhe ata më njihnin mirë.

Ai më i moshuari ishte Rexhep Kroi nga fshati Kardhiq dhe ai më i riu, Daut Myrto nga Mashkullora. Rexhepi kishte qenë zv/komandant i burgut të Burrelit në vitet kur kisha qenë unë atje, ndërsa Dauti, ishte Punëtor Operativ i zonës së Kardhiqit. Ata sa më panë, më njohën dhe Rexhepi më tha: “Urime Avdul, kur qenke kthyer nga Amerika. Të paska zënë amnistia”? Unë ktheva kokën me gjakftohtësi dhe i thashë: “Me mua flisni?” Ai mu përgjigj: “E ore me ty…”.

Unë duke buzëqeshur, i’u thashë se nuk i njihja dhe se nuk më quanin Avdul, por Bashkim Fratari, e isha me profesion inxhinier gjeolog. Ndërsa flisja i zgjata paratë shitëses që po e ndiqte me kujdes atë skenë. Por Rexhep Kroi mu drejtua përsëri: “Lëri ato, ti je vetë Avdul Banushi që ke qenë në burgun e Burrelit dhe u arratise për në Amerikë”. Pas kësaj, ndërsa po nxirrja letërnjoftimin, i’u thashë: “Gabohesh mik”. Ata shqyen sytë nga habia dhe më thanë se përsëri nuk më besonin. Ndërkaq unë u detyrova dhe nxora edhe dokumentin e parties, duke u’a treguar vetëm nga kapakët, e i’u thashë gjoja i nxehur: Mos provokoni anëtarët e parties, se unë ua hedh trutë në erë.

Çfarë ndodhi më pas, a ju besuan ata?

Atyre i’u ranë puplat menjëherë dhe u treguan të pasigurtë në vetvete. Si për t`u mbrojtur, Rexhepi më tha: “Kam qenë oficer i Degës së Brendshme, siç është ky shoku këtu” dhe bëri me dorë nga operativi Daut Myrto. Unë ia ktheva me ironi: “Qofshi shëndoshë” dhe dola nga libraria duke u thënë: “Hajt nja tjeta”. Ndërsa dola jashtë, pashë shokët e mi që po më prisnin dhe u bëra shenjë të më ndiqnin nga pas sepse isha i bindur se Rexhepi me Dautin, do e mbanin vrapin në Degën e Brendshme.

A njoftuan ata në Degën e Brendshme të Gjirokastrës dhe ku shkuat ju më pas?

Nuk e di a njoftuan ata, por ne zbritëm me të shpejtë nga rrugica që të nxirrte në Poliklinikën e madhe të qytetit, e u fshehëm në familjen Jonuzi, që ishte dhe baza jonë e parë. Aty qëndruam gjashtë ditë, deri sa u qetësua gjendja dhe natën e fundit, pasi lamë 400 USD, në ora dy pas mesnate, ikëm nga ajo bazë e zbritëm nëpër lagjen e re “18 shtatori”, e dolëm në Granicë. Më pas ecëm në këmbët e Malit të Gjerë, sipër liqenit të Viroit dhe arritëm në vendin e quajtur Vatuca afër urës së Kardhiqit. Aty mësuam se ishte dhënë alarm, gjë e cila tregonte se për ne ishte njoftuar Dega e Brendshme e Gjirokastrës. Pasi kaluam Ujin e Ftohtë në këmbë, anashkaluam fshatin Picar, nëpër shkurnaja, sepse nuk mund të dilnim në rrugën nacionale, duke e ditur se tek Ura e Subashit kishte kontroll të fortë.

Ku shkuat më pas?

Gjithë ditën e kaluam nëpër shkurnaja dhe në të errur zbritëm në fshatin Shtëpëz, ku kishim një bazë tonën dhe që andej zbritëm në Ujin e Ftohtë të Tepelenës, ku hipëm në një kamion që shkonte për në Memaliaj. Pasi zbritëm në kryqëzimin e Memaliajt, hipëm në një nga makinat e shumta që ngarkoheshin me qymyr për TEC-in dhe u nisëm në drejtim të Fierit, ku dhe kishim piksynimin tonë.

Gjatë rrugës për në Fier, a patët kontrolle policie dhe kur mbërritët atje ku shkuat?

Gjatë rrugës që nga Uji i Ftohtë e deri në Fier, kaluam disa postblloqe policie, të cilat na kontrolluan dokumentet e nuk dyshuan fare. Në Fier shkuam e takuam njeriun tone, i cili u tremb shumë dhe nuk na priti në shtëpi. Takimin me të e bëmë dikë afër ndërtesave në Fermën “Çlirim”, vend të cilin unë e njihja mire, kur kisha qenë i internuar në Fier. Më pas nga aty hipën në një autobus urban si pasagjerë të rëndomtë dhe gjatë rrugës krejt të lirshëm bënim muhabete e shakara me udhëtarët, deri sa mbërritëm në Savër të Lushnjes. Aty ne shpresonim të gjenim mbështetje të madhe, sepse ishte vendi internimi. Duke e ditur se aty kishte shumë njerëz të Sigurimit, unë i lashë shokët e mi në një kanal diku në fushë të hapur dhe vetë shkova për të gjetur bazën tonë që ishte familja Çaushi.

E njihnit këtë familje?

Të zotin e familjes Çaushi, nuk e njihja mirë, por aty vija me rekomandimin e dy vëllezërve të tij që banonin në Amerikë si emigrantë politikë dhe ishin të lidhur ngushtë me organizatën tonë. Pasi i dorëzova 500 USD dhe letrën e dy vëllezërve të tij, ai u tremb shumë dhe nuk donte të na priste në shtëpinë e tij. Pastaj ai ndërroi mëndje dhe tha se në shtëpi na priste natën. Ndonëse ne aty shkuam me dyshime, na ndodhi e kundërta. I zoti i shtëpisë na shprehu mbështetjen e tij pa rezerva. Pasi lamë parullat e ndërlidhjes në rast se do të vinin njerëz të tjerë nga Amerika, rreth orës katër të mëngjesit, u larguam duke ecur fushave që na dukeshin pafund.

Ku shkuat pasi ikët nga fshati Savër?

Akoma pa zbardhur dita, ne hymë në qytetin e Lushnjes dhe shkuam tek familja e Ç. Godos, babai i të cilit Isa Godo, ish-oficer i Xhandarmërisë së Zogut, ishte arratisur nga Shqipëria në 1953-in e ishte vendosur në Bruksel, ku vazhdonte të ishte pjesëtar i organizatës sonë. Ç. Godo na pranoi në shtëpinë e tij me frikë të madhe, por nuk pranoi që të dilte për të njoftuar personat e tjerë që kërkonim ne, duke na thënë se kishte frikë se në mes tyre mund të kishte njerëz të Sigurimit. Pasi dolëm nga shtëpia e tij, u ndamë në dy grupe dhe mbërritëm në Durrës në familjen Cerloi. Ajo ishte një familje tregtarësh dhe me gjithë rreziqet që i kanoseshin, na priti shumë ngrohtë. Pas tre ditësh ata pranuan të bënim aty një mbledhje dhe pasi krijuam celulën e re, u nisëm për në Tiranë./ Memorie.al

LEXO TE PLOTE