LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak/ Prangoset 57-vjeçari

20 Korrik 2021, 07:31, Kronika CNA
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak/ Prangoset 57-vjeçari

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast i mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak, ndërsa është vënë në pranga dhe poseduesi i tyre.

?Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ?Markatomaj?, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: V. K., 57 vjeç, banues në fshatin Markatomaj, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë dhe 8 krehra me 232 fishekë luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale ?Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?.-thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit nga