Connect with Us

Prangoset i “forti” i Shkodrës/ Çfarë iu gjet gjatë kontrollit të policisë

Kronika

Prangoset i “forti” i Shkodrës/ Çfarë iu gjet gjatë kontrollit të policisë

Publikuar

-

Një 49-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri, me vete.

Policia bën të ditur se si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

LEXO EDHE:  Gjendet një trup i pajetë në lumin Buna/ Misterioze rrethanat e mbytjes (Emri)

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Durrës/ Gjendet e pajetë një grua brenda automjetit të parkuar

Publikuar

-

Nga

Një 40-vjeçare është gjetur e pajetë në Durrës, në një automjet të parkuar prej kohës që nuk ishte funksional.

Sipas policisë, nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.



“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau ish-gruan/ Gjykata jep vendimin për Elton Metën

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Elton Meten, i cili akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Sabrina Bengaj.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes.

31-vjecari ekzekutoi me kallashnikov ish-gruan në shtëpinë e saj në Zhupan të Fierit.



Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po hante bukë.

LEXO EDHE:  Shpërthim eksplozivi në Bulqizë

LEXO EDHE:  Shpërthim eksplozivi në Bulqizë

Meta akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau ish-bashkëshorten me bukë në gojë/ Del sot para gjykatës 31-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Elton Metaj, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, është paraqitur ditën e sotme në Gjykatë.  31-vjeçarit do t’i bëhet sot e ditur edhe masa e sigurisë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes. Metaj ekzekutoi me kallashnikov ish-gruan në shtëpinë e saj në Zhupan të Fierit. 



Ai shkoi në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e qëlloi për vdekje, ndërkohë që kjo e fundit po konsumonte darkën

Metaj akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE