Connect with Us

Pandemia ‘prek” studentët e Luigj Gurakuqit/ Bie mesatarja ciklin bachelor dhe master

Sociale

Pandemia ‘prek” studentët e Luigj Gurakuqit/ Bie mesatarja ciklin bachelor dhe master

Publikuar

-

Mungesa e studentëve në auditore është reflektuar në rezultatet e tyre gjate provimeve te fund vitit. Shefi i departamentit infermieri-mami-fizioterapi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër Emiljano Pjetri thotë, se ka patur nje rënie të mesatares si ne nivel bachelor ashtu edhe master

“Faktikisht janë reflektuar vështirësitë që kanë kaluar gjatë procesit mesimor në vitin akademik që lamë pas si nga ana e studentëve ashtu edhe pedagogëve.Por sërish mund t’a konsideroj një vit të suksesshëm bazuar tek rezultatet përsonale të studentëve.

Kjo referuar edhe numrit të studentëve që i janë nënshtruar diplomimit. Ndërsa sa i takon mesatares ka patur një rënie në ciklin bachelor me 0.7 ndërsa tek cikli master kemi një mesatare diku tek 7.2. Pra nese një vit më parë nota mesatare e studentëve te nivelit bachelor ishte 7 këtë vit ajo ka rënë ne 6.3 ndërsa e studentëve të nivelit master nga 8 në 7.2”,  shprehet Pjetri.

LEXO EDHE:  Vetëm testimet masive, do t’i japin fund shpejt pandemisë së Covid-19

Sipas të njëjtit, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” ka munguar vitet e fundit një analizë e detajuar mbi rënien e numrit të studentëve.

“Edhe pse ka një përgjysmim të tyre dhe disa degë rrezikojnë të mbyllën, sërish reflektimi ka munguar duke mos bërë asnjë hap për promovimin e degëve dhe programeve që ky Universitet ofron”, tregon ndër të tjera shefi i departamentit infermieri-mami-fizioterapi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Emiljano Pjetri.

Ndërkohë që për herë të parë gjatë provimeve është aplikuar metoda amerikane e korigjimeve me anë të një kompanie. Studentët kanë marrë përgjigjet e provimeve të dhëna brenda ditës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Kthesë e papritur e motit/ Temperaturat ulen ndjeshëm

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Moti i qëndrueshëm do të sjellin në orët e para të ditës kthjellime dhe vranësira të pakta përgjatë zonës Lindore.

Ndërsa mesdita dhe orët vijuese i bëjnë vranësirat më të dukshme duke krijuar momente me pika shiu në zonat malore. POR mbrëmja largon gradualisht vranësirat e shumta.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

LEXO EDHE:  Banorët e Astirit i bashkohen studentëve/ Shpirti revolucionar i Unazës së Re 24 orë në protestë

LEXO EDHE:  Vetëm testimet masive, do t’i japin fund shpejt pandemisë së Covid-19

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi  Verior – Verilindor duke krijuar ne brigjet e jonit dallgëzim 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Nga

cna sociale

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Në kuadër të kësaj jave edhe Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Për një aktivitet të qetë janë marrë masa  për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.



Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimamrrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.

LEXO EDHE:  Banorët e Astirit i bashkohen studentëve/ Shpirti revolucionar i Unazës së Re 24 orë në protestë

LEXO EDHE:  OBSH merr vendimin/ Koronavirusi shpallet pandemi

 Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
  • Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
  • Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Ulen ndjeshëm temperaturat

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë vijon të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara do jenë gjatë mesditës dhe lagështira e lartë në ajër do të ndihmojë në krijimin e shirave të afatshkurtër në zona të izoluara.

Por paraditja dhe mbrëmja do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe vanësirave kalimtare.

LEXO EDHE:  Meta mesazh të koduar Ramës/ Edhe po nuk hyri opozita në zgjedhje, fusha s’do mbetet bosh

LEXO EDHE:  Banorët e Astirit i bashkohen studentëve/ Shpirti revolucionar i Unazës së Re 24 orë në protestë



Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjeë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi  Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE