EMRAT/ Të gjithë drejtorët dhe zyrtarët e Erion Veliajt që janë arrestuar
Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drej...
Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drej...
Nga Martin Pengelly
?The Guardian?
Javën e shkuar, ?The Guardian? raportoi bazuar në disa informacione të dekonspiruara nga Kremlinit që e përshkruajnë Donald Trump si një ?individ impulsiv, mendërisht të paqëndrueshëm dhe të ç?ekuilibruar?. Dokumentet thonë se për këtë arsye, Vladimir Putin,vendosi të ndihmojë ngjitjen e tij në pushtet në vitin 2016, si një mënyrë për të dobësuar Amerikën.
Pesë vjet më vonë, ndërsa Amerika po përballet me një varg zbulimesh bombastike rreth ditëve të fundit të presidencës Trump nga disa libra të rinj, gjykimi i Moskës duket të jetë i saktë. Të marra së bashku, këto libra mbi Trump tregojnë se sa afër katastrofës ishte SHBA në mesin e paralajmërimeve të forta nga udhëheqësit ushtarakë, deri tek frika e madhe për një tentativë për grusht shteti.
Këto libra kanë nxjerrë në pah fakte të reja dhe tronditëse mbi Trump dhe rrethin e tij të ngushtë, përfshirë lavdërimet ndaj Adolf Hitlerit, dhe një dëshirë të dukshme për të qëlluar mbi protestuesit.
Në librin e tyre ?Skenari i tmerrshëm?, Yasmeen Abutaleb dhe Damian Paletta të ?The Washington Post?, tregojnë se si Trump dështoi ta menaxhonte pandeminë e koronavirusit. Trump, shkruajnë ata, donte të dërgonte amerikanë të infektuar në Guantánamo Bay, teksa shpresonte që Covid-19 t?i merrte jetën këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare.
Në librin ?Rrëshqitja?, vazhdimi i librit të parë të Michael Wolff për ?Zjarr dhe tërbim?, Trump shfaqet i izoluar dhe i përhumbur në Shtëpinë e Bardhë, i shtyrë në ekstremet e tij nga Rudy Giuliani para, gjatë dhe pas sulmit vdekjeprurës të mbështetësve të tij në Capitol Hill.
Ai raporton se Trump besonte se Adolf Hitleri ?bëri shumë gjëra të mira?, se ai donte të ?ekzekutonte? cilindo nga ndihmësit që përhapi lajmin e tërheqjes së tij në një bunker të Shtëpisë së Bardhë kur shpërthyen protestat kundër racizmit verën e kaluar. Ai madje i tha gjeneralit të tij kryesor ?Thjesht qëlloni? mbi ata që protestonin jashtë Shtëpisë së Bardhë në Sheshin Lafajet.
Në librin ?Mund ta rregulloj vetë?, Carol Leonnig dhe Philip Rucker tregojnë sesi gjenerali Mark Milleyi rezistoi kërkesës së Trump, por pati frikë nga një ?moment i Rajhshtagut?, një grusht shteti nga mbështetësit e një presidenti që predikon ?ungjillin e Fyhrerit?.
Katër ditë më vonë, më 6 janar të këtij viti, mbështetësit e Trump sulmuan Capitol HillSHBA, duke kërkuar të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve, duke synuar kapjen dhe eliminimin e ligjvënësve. Dy gazetarët fitues të çmimit Pulitzer të ?Washington Post?, raportojnë se zëvendëspresidenti Mike Pense sfidoi agjentët e tij të shërbimit sekret dhe refuzoi të largohej nga Capitol Hillku ai u sulmua nga turma.
Ata madje tregojnë se gjenerali Milley e garantoi kryetaren e Kongresit, Nancy Pelosi, se Trump nuk do të lejohet të përdorë armët bërthamore. Të njëjtat momente rrëfen edhe Susan Glasser e ?The New Yorker?, libri i së cilës mbi Trump do të dalë vitin e ardhshëm.
Aty Glasser flet edhe mbi përpjekjet e Milley për të ndalur sulmet ushtarake të Trump ndaj Iranit. Lexuesit e këtyre librave, do t?u duket se Amerika ishte vërtet në prag të katastrofës.
I pyetur mbi këto ngjarje Trump tha se intervistat që ai ka dhënë për këta autorë kanëqenë?një humbje totale e kohës?, pasi këta të fundit janë?njerëz të këqij që shkruajnë gjithçka që duan?.
Duke mohuar raportimin e tyre, ai tha se gjeneral Milley duhet të ?shkarkohet, ose tëgjykohet nga një gjykatë ushtarake?, dhe e quajti Pelosi ?një njeri të krisur?. Tara Setmayer, ish-stratege e republikanëve, sot këshilltare e një projekti anti-Trump në gjirin e Partisë Republikane, tha për ?The Guardian? se qëndrime të tilla ishin ?përçartje të një të çmenduri?.?Por ai është një i çmendur me miliona ndjekës, përfshirë zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara?.
Shumë libra mbi Trump raportojnë mbi lajme të rëndësishme. Shumë prej tyre shesin me thashetheme plot detaje. Por të gjithë këta libra në një farë mënyre dokumentojnë një moment të pa shembull në historinë e SHBA-së dhe që nuk ka përfunduar ende.
Trump ruan kontrollin e një partie që është e angazhuar të promovojë ende gënjeshtrën e tij se humbja në zgjedhje ishte rezultat i manipulimit,dhe të sulmojë të drejtën e votës së kundërshtarëve. Prandaj Setmayer, thotë se është e rëndësishme që media të vazhdojë të mbulojë si aktivitetin e Trump po ashtu edhe morinë e librave që shkruhen për të.
Trump nuk është ndonjë lexues librash, por ai e di se çfarë është shkruar për të. Ndërkohë Mike Pence dhe Jared Kushner, këshilltari dhe njëherazi dhëndri i Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për botimin e librave të tyre me kujtime. Ata pritet që të japin variantet e tyre mbi ngjarjet e lart-përmendura.
Edhe Trump ka pretenduar të shkruajë librin e tij. Figurat më me ndikim kanë folur mbi Trump, të cituar me emër ose në kushte anonimiteti. Por të gjithë ata kanë arsye të jenë të kujdesshëm, pasi Trump mbetet ende i fuqishëm.
Marrë me shkurtime nga The Guardian
Nga Ross Clark “The Spectator”Greta Tunberg ka deklaruar se ...
Nga Helen Andrews “The American Conservative”Profesoreshë Kr...
Nga Nicholas R.Longrich “The Conversation”Njerëzit e ndrysho...
Misteri dhe intrigat janë diçka e natyrshme në Selinë e Shen...
Nga Rachel Anne Gillett “The Conversation”Gjatë gjuajtjes së...
Një studim i ri i jashtëzakonshëm nga një drejtues në njërën...
Historia na ka njohur me siguri me disa përballje të pabesue...
Nga Elisabeth Braw “Foreign Policy”Midis fundit të vitit 201...
Për mijëra vjet, njerëzit kanë folur mbi mundësinë e ekziste...
Më 14 korrik 1789, revolucionarët parisienë sulmuan Kështjel...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Marsin e vitit të kaluar, kur n...
Në stinën e dimrit Evropa Veriore ka shumë pak orë me diell....
Nga Judith Miller “The Hill”Xho Bajden dhe Donald Trump nuk ...
Nga Ana E.Juncos “Carnegie Europe”Pandemia e koronavirusit k...
Nëse ndonjëherë jeni ndjerë sikur nuk mund të mendoni dot no...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Libri i Zbulesës i D...
Në provincat rurale kineze si Shanxi, Shanxi dhe Henan, ësht...
Simbolet e Lojërave Olimpike, janë të famshme në të gjithë b...
Manipulimi i mendjeve të opinionit publikut, është një shenj...
Kur presidenti i kohës Barak Obama u shpall fitues i Çmimit ...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...