Connect with Us

Ngarkesa nga Ekuadori/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si u hap kontejneri në Durrës, kokaina u mor?

Kronika

Ngarkesa nga Ekuadori/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si u hap kontejneri në Durrës, kokaina u mor?

Publikuar

-

Ngarkesa nga Ekuadori/ Artan Hoxha zbulon detajet: Si u hap kontejneri në Durrës, kokaina u mor?

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje për kapjen e 12 kg kokainë në një kontejner me banane disa ditë më parë në portin e Durrësit.

Në studion e ABC, Hoxha tha se është e çuditshme që u kap një sasi aq e vogël lënde narkotike, ndërkohë që ka bërë një rrugë të gjatë nga Ekuadori për të mbërritur në Shqipëri.

“Ndryshe nga rasti kur u kap 12 kg kokainë, kur ndodhi që kontejneri kaloi në skaner dhe skaneri e konstatoi se ka lëndë narkotike. policia e hapi dhe e njoftoi kompaninë. U paraqiten aty shoferi i pronarit dhe vëllai i pronarit. Në këtë moment u arrestuan. Ne thamë pse nuk u la të shkonte të destinacion. Thamë që një sasi e vogël ishte rast i rrallë, ose po testohej linja ose ka qenë një ngarkesë tjetër dhe nuk është kapur. Sasia e kokainës aq e vogël vjen në rastin për të testuar linjës ose është vetëm një pjesë e sasisë dhe tjetra ka kaluar. Për këtë unë do ta shpjegoj. Autoritete tona u mjaftuan për të futur brenda banane pjekësin dhe shoferin, nuk e bënë që të zbulonin deri në fund kush është rrjeti. Ndërsa autoritetet u morën me këtë kompaninë alba ekzotik fruits,” u shpreh ai.

Gazetari ka zbuluar të tjera zhvillime që kanë ndodhur gjatë kësaj jave. Hoxha tha se një kontejner i mbërritur po në këtë rrugë me banane është konstatuar i dëmtuar në pjesën frigoriferike. Dëmtimi është zbuluar nga kompania që merret me mbikëqyrjen. Lidhur me këtë rast policia dhe prokuroria nuk kanë bërë asnjë hetim dhe e gjithë historia është mbyllur duke i vendosur dy kapakë të rinj kontejnerit.

“Po gjatë javës së kaluar ditën e shtunë kompania që merret me mbikëqyrjen e kontejnerëve, kontrollin fizik. Kompania që bën këtë gjë ka konstatuar se në një nga kontejnerët që kanë ardhur nga Ekuadori, ishte vërejtur nga jashtë një ndërhyrje në pjesën frigoriferike. Bëhet fjalë për një kontejner tjetër që ishte po ashtu me banane. Për llogari të kësaj kompanie kanë ardhur 15 kontejnerë. Një nga kontejnerët që u hap ishte ajo që u gjet kokainë. Në pritje ishin 8 kontejnerë të tjerë, janë edhe tetë të tjerë në port që si ka marrë. E njoftojnë kompaninë, i thotë në kontejnerin tuaj me këtë numër vërejmë se në pjesën e jashtme kontejneri është dëmtuar. Merrni masa për prodhimin që keni brenda se po nuk punoi frigoriferi dëmtohet. Kontejnerët kur vijnë nga jashtë nuk kalojnë direkt në skaner, por shkarkohen dhe rrinë në pritje deri kur u vjen radha. Askush nuk e di se çfarë ka brenda. Gjatë kohës që kanë ndërhyrë në port, tek i dyti nuk i kishte ardhur radha për në skaner. Kompania që merret me mbarëvajtjen thotë që nuk punon frigoriferi se është hapur. Kompania vetë i thotë ka ndodhur kjo gjë, por njoftoni policinë. Kontejneri nuk kishte kaluar akoma në skaner. Në vend që të fillonin hetimet për këtë punë. Kur preket pjesa frigoriferike e kontejnerit ka lëndë narkotike. Hetimi duhet të fillonte, këqyrja e kamerave të sigurisë për të parë pse është ndërhyrë në atë kontejner. Linja që ka bërë ky kontejner, është identike sepse ka ardhur bashkë me të parin që u kapën 12 kg. Kjo ka qëndruar në heshtje dhe është gjetur zgjidhja duke i vënë dy kapakë të rinj dhe është njoftuar kompania e keni në rregull. Kjo këtu është pjesa frigoriferike. Edhe në rastin e orizit këtu ishte vendosur, në 2019. Shikojini si ka qenë dje dhe si i janë vendosur kasat sipër,” u shpreh ai.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Tropojë/ Dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bajram Curri të Tropojës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori me iniciale S.T.

Për shkak të dëmtimeve ai po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.



Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”,  me drejtues shtetasin E. T.,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin  e Tiranës, për mjekim më të specializuar

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vendimi për ish-prokurorin Llalla/ Klodiana Lala tregon çfarë ndodh nëse nuk gjendet në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

“Policia kapet në flagrancë duke gënjyer”/ Klodiana Lala kërkon dorëheqjen e Ardi Veliut

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

Ndërkohë dyshohet se Adriatik Llalla nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se se është e paqartë se ku ndodhet dhe se avokati i tij ka deklaruar se ndodhet në regjim spitalor, por nuk e saktësoi nëse ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë.



 “Llalla ka udhëtuar javët e fundit jashtë Shqipërisë, destinacioni i parë është Turqia. Nuk i kemi informacionet nëse ka hyrë më në Shqipëri. Duke qenë se gjykata e ka dënuar me verdikt të formës së prerë, z. Llalla duhet të shkojë pas hekurave, por me sa duket në banesë gjithçka është e mbyllur, asgjë nuk lëviz”, thotë Lala në News 24.

LEXO EDHE:  Vetëplagoset me thikë një person në Durrës

LEXO EDHE:  Video/ Tmerrohen qytetarët në Durrës, ja çfarë tërheq zvarrë makina…

Më tej Lala ka thënë se nëse ai ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm, por nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar.

Gazetarja është shprehur se Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë, i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi.

“Nëse ndodhet në spital brenda vendit, ky vendim është i ekzekutueshëm. Oficeri i policisë që ka urdhrin në dorë e prangos dhe e dërgon në paraburgim. Nëse nuk ndodhet në vend, por jashtë është më e komplikuar. Por kjo duhet sqaruar. Llalla është ish-zyrtari i parë i Lartë i cili ndëshkohet nga institucionet e reja, apo gjykatat e vettuara pas reformës në drejtësi. Qytetarët janë të predispozuar të shohin sa më shumë rezultate të reformës në drejtësi dhe sytë janë tek SPAK”, tha Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Elbasan/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një 6 vjeçar, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka humbur jetën.



“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE