Connect with Us

“Në cilat shtete trafikoi armë Fjolla Morina”/ Zbardhen detaje nga arrestimi i këngëtares

Showbizz

“Në cilat shtete trafikoi armë Fjolla Morina”/ Zbardhen detaje nga arrestimi i këngëtares

Publikuar

-

Avokati Fanol Krasniqi tha se është këngëtarja është arrestuar para gjithë lagjes dhe nuk është thirrur paraprakisht për tu marrë në pyetje, apo t’i tregohej arsyeja e vendosjes në pranga.

“Fjolla Morina është arrestuar në mënyrën më çnjerëzore të mundshme, pasi që te njëjtës i dihet adresa e banimit, madje e njëjta ka edhe nënshtetësi. Fjolla Morina nuk është thirr paraprakisht që të intervistohet apo ti tregohet arsyeja e arrestimit. Ajo është arrestuar para të gjithë lagjes. Ajo nuk pranoi asnjë urdhëresë. Vetëm verbal “Kemi urdhëresë prej shtetit të Shqipërisë se është kërku ekstradimi për veprën të cilën je shpall fajtor”, tha avokati Krasniqi për Indeksonline.

Ai u shpreh se nuk ka marrë asnjë dokumentacion në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e Fjolla Morinës në Shqipëri.

Avokati tha se ndaj këngëtares ende nuk është marrë një vendim i formës së prerë, pasi vendimi i Gjykatës së Kukësit për dënimin me 6 vite burg të Morinës është apeluar nga ana e tyre në Gjykatën e Shkodrës.

“Fjolla gjendet në masën e ndalimit sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Masë kjo me afat prej 48 orësh. Të mërkurën më datë 21.07.2021 e kemi seancën dëgjimore lidhur me praninë e të pandehurit gjatë procedurës së ekstradimit. D.m.th. të mërkurën seancë dëgjimore se a mundet Fjolla Morina të arratiset nga procedura e ekstradimit apo jo. Fjolla Morina akuzohet për vepra penale “Trafikim me armë”, por ne nuk kemi kurrfarë dokumentacioni apo urdhërese lidhur me këtë ndalim, kërkesat besoj do i marrim të mërkurën gjatë seancës dëgjimore.

Vlen të theksojmë se kundër Fjolla Morinës nuk është vendimi i formës së prerë, Gjykata e Kukësit Fjolla Morinës i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vite. Kundër atij vendimi avokati i Fjolla Morinës ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Shkodrës edhe ky vendim prej 6 vitesh nuk është vendim i ekzekutueshëm.

LEXO EDHE:  Fjolla Morina ndryshon look! Nuk do ta njihni më

Ne nuk kemi informacion se mbi cilin vendim apo mbi cilën urdhëresë kërkohet ekstradimi i Fjolla Morinës ku ndaj saj nuk ekziston një vendim i formës së prerë”, tregoi Krasniqi.

U kap me armë në kufi/ Fjolla Morina “arratiset” nga banesa

Ndërsa për sa i përket akuzës së ngritur ndaj nënës së dy fëmijëve për “trafik armës dhe municionesh”, avokati u shpreh: “Sipas Fjollës, ajo akuzohet për trafikim me armë. Trafikim me armë ligji jonë nuk e njeh kur ndaj një kryesi konfiskohet vetëm një armë. Trafikim me armë nënkupton shitjen, saktësisht në cilat shtete Fjolla ka shit armë? D.m.th. trafikim me armë nënkupton shumë armë e jo vetëm me një armë të akuzohet e të dënohet.

Në ligjet tona Kosovë, për armëmbajtje pa leje dënimi është me gjobë ose deri 5 vite. Është diferencë shumë e madhe mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ne nuk e kemi të qartë se a e ka përmbushur obligimin ligjor shteti shqiptar në raport me Fjollën për procedurën e ekstradimit. Ne nuk e dimë se Fjolla Morina a do arrestohet apo ndaj saj do të lëshohet vetëm aktvendim për siguri, masë e përkohshme, apo ndaj saj do të caktohet seanca për ekstradim të mërkurën. Këtë informacion mbrojtja nuk e ka. Unë si avokat e kërkova këtë se me çka do të mirremi kur të dalim në seancë. Kurdo qoftë se neve na kërkon, ne do të jemi të pranishëm në Gjykatë.

Edhe pse procedura e ekstradimit duhet të jetë në duart e Ministrisë së Drejtësisë, edhe nga MD nuk kemi kurrë fare informacione edhe pse ne nuk kemi kërkuar që të informohemi nga ta, por të paktën ta dimë që mbi cilin vendim Fjollës i kërkohet ekstradimi. Nuk ka vendim në formën e prerë për Fjollën për ekstradim. Vendimi nuk është i ekzekutueshëm.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një infermiere seksi do të zbulojë shumë fantazi”/ Olsa Muhameti tregon detajet nga sezoni i ri i “Përputhen”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Emisioni që theu çdo rekord, “Përputhen” rikthehet sot me sezonin e ri.  Ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Breaking” autorja e programit, Olsa Muhameti, ku  zbuloi disa detaje rreth sezonit të ri.

Ajo tha se në javën e dytë do të nisin takimet e para jashtë. Gjithashtu tregoi se konkurrentët vijnë nga vende të ndryshme.

“Janë djem që jetojnë në Zvicër, Gjermania, është një djalë i Mitrovicës që vjen nga Nju Jork, Kemi një djalë Presheve që vjen në Për’puthen. Nga Maqedonia e Veriut mungojnë konkurrentët, por edhe mund të kemi në ditën në vijim”, tha Muhameti.

LEXO EDHE:  Arrestimi, arratia dhe jeta luksoze e Fjolla Marina/ Sot mori fund aventura e këngëtares

LEXO EDHE:  Deklaratat e Athinës pas vrasjes së Kacifas/ Ngjela: Provokimi i radhës nga Greqia



Njëkohësisht, Olsa u bëri thirrje të gjitha vajzave nga Kosova që të aplikojnë që të bëhen pjesë e emisionit, që të gjejnë dashurinë e tyre.

Ndërsa e pyetur në lidhje me profesionet e konkurrentëve, autorja e “Për’puthen” tregoi se kemi një infermiere.

Një infermiere, seksi, që do të zbulojë shumë fantazi. Kemi edhe një ndryshim formule, nuk prezantojmë vajzat në fillim, por djemtë hap pas hapi, se janë më të shumtë në numër që të njihen”, zbuloi Olsa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Aksident i vogël nga një lojë/ Ylli Limani përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur nga vajzat, Yll Limani, prej disa ditësh është me pushime në jug të Shqipërisë.

Ai ka treguar përmes postimeve se po kalon shumë bukur.

Mirëpo, këngëtarit të njohur i ka ndodhur një “incident” i vogël në fytyrë dhe ka përfunduar në spital.



Nëpërmjet postimeve në Instagram, Ylli na tregon disa pamje për të zbuluar çka ndodhi.

LEXO EDHE:  Arrestimi, arratia dhe jeta luksoze e Fjolla Marina/ Sot mori fund aventura e këngëtares

LEXO EDHE:  Shtatzënë për herë të tretë?/ Fansat kapin detajin në fotot e fundit të Fjolla Morinës

“Një aksident i vogël nga një lojë e kotë me gur në plazh”, ka shkruar ai mbi foto./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Plane për martesë/ Eni Koçi zbulon nëse do të bëjë dasmë me Gencin

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë një nga çiftet më të pëlqyera dhe të komentuara të momentit.

Prej vitesh ata janë në një lidhje dashurie, e cila është kurorëzuar në fejesë.

Ditën e djeshme, këngëtarja Eni Koçi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku ka ndarë disa detaje nga jeta private që ne nuk i kishte treguar më parë.

LEXO EDHE:  Fjolla Morina në telashe/ Këngëtarja akuzohet për trafik armësh dhe municionesh

LEXO EDHE:  Vrasja që tronditi Tiranën/ Avokati hedh dyshimet e forta: Psikologia ishte me palën kundërshtare



Sigurisht që pyetjet kanë qenë të shumta, por Eni nuk ka hezituar t’iu përgjigjet fansave të saj.

Njëra ndër pyetjet ishte se a do bëjnë dasëm me Gencin, ku ajo ka thënë se nuk beson se do bëjnë dasmën pasi që të gjitha ceremonitë simbolike i kanë bërë vetem me familjet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE