Connect with Us

“Ndihem e burgosur”/ Psikologia e Caroline: Më rrëfeu se donte të ndahej nga Babis

Bota

“Ndihem e burgosur”/ Psikologia e Caroline: Më rrëfeu se donte të ndahej nga Babis

Publikuar

-

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e 20-vjeçares, Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj i cili u përpoq ta mbulonte vrajsen përmes një skeme grabitjeje.

Psikologia e 20-vjeçares, Eleni Mylonopoulou ka zbuluar se Caroline i ka treguar se donte të divorcohej.
Sipas psikologes, Caroline dhe Babis kishin ndjekur 20 seanca këshillimi me të duke treguar se çfarë i kishte thënë ajo në takimin e tyre të parë.

Mediat greke bëjnë me dije se psikologia ka thëne se Babis fillimisht ka folur për depresionin e Caroline pas lindjes.
Kur ai u largua nga zyra dhe takimi vazhdoi pa praninë e tij, Caroline i ka thënë se donte të divorcohej dhe kërkoi ndihmë duke u shprehur se ndihej e ‘burgosur’ nga 32-vjeçari.

LEXO EDHE:  Deklaroi se është homoseksual/ Sa u pagua Gabriel Garko për të rrëfyer të vërtetën e tij?

Kujtojmë se pas vrasjes Babis Anagnostopoulos më pas shpiku një skenar grabitjeje për të kamufluar vrasjen duke bëre jehon edhe në mediat ndërkombëtare. Por në fund rezultoi se 20-vjeçarja britanike u mbyt për vdekje me një jastëk./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Udhëheqësja bjelloruse e protestave, Kalesnikova dënohet me 11 vjet heqje lirie

Publikuar

-

Nga

Maria Kolesnikova, një nga drejtueset e protestave masive kundër presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, vitin e kaluar, u dënua të hënën me 11 vjet heqje lirie, njoftuan agjencia shtetërore e lajmeve Belta dhe opozita bjelloruse.

Maria Kolesnikova, 39 vjeç, u arrestua pasi grisi pasaportën e saj për të parandaluar forcat bjelloruse të sigurisë që ta dëbonin atë në kufirin ukrainas në shtator të vitit 2020.

Muzikantja e shndërruar në politikane, u bë një nga fytyrat e lëvizjes opozitare masive gjatë zgjedhjeve presidenciale të gushtit të vitit 2020, për të cilat protestuesit thonë se ishin manipuluar nga presidenti Lukashenko.

Lukashenko, i cili ka mohuar të ketë kryer mashtrim elektoral, është në krye të ish-republikës sovjetike që nga viti 1994 dhe është përballur me sanksione të reja perëndimore që kur filloi një shtypje të dhunshme të kundërshtarëve të tij.

Maria Kolesnikova dhe një tjetër udhëheqës i lartë opozitar, Maxim Znak, u akuzuan për ekstremizëm dhe përpjekje për të marrë pushtetin në mënyrë të paligjshme. Të dy mohuan akuzat që zonja Kolesnikova i quajti absurde.

Maxim Znak u dënua me 10 vjet heqje lirie.



Pamjet e publikuara nga kanali Sputnik Bjellorusia, shfaqën të dy në një kafaz qelqi përpara vendimit. Zonja Kolesnikova ngriti duart e prangosura për të bërë shenjën e zemrës dhe buzëqeshi për kamerat.

LEXO EDHE:  “Ishte e re dhe e bukur”/ Zbardhet dëshmia e 45 vjeçarit që vrau me thikë gruan

LEXO EDHE:  E rëndë në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar gjendet i varuar

“Maria dhe Maximi janë heronj për bjellorusët. Regjimi dëshiron që ne t’i shohim ata të dërrmuar dhe të rraskapitur. Por shikoni – ata janë duke buzëqeshur dhe vallëzuar”, tha udhëheqësja e opozitës në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya në twitter. “Ata e dinë – ne do t’i lirojmë shumë më herët se këto 11 vjet. Dënimet e tyre nuk duhet të na trembin – Maksimi dhe Maria nuk do ta donin këtë”.

Gjyqi, i cili filloi muajin e kaluar, ishte i mbyllur për publikun për shkak të “sigurisë kombëtare”. Rrethanat e rastit, hetuesit dhe dëshmitarët nuk u zbuluan. Dhjetëra njerëz i shfaqën në ndërtesën e gjykatës të hënën, sipas disa videove që janë publikuar në rrjetet sociale.

Maria Kolesnikova ishte në mesin e dhjetëra mijëra njerëzve të arrestuar pas fillimit të protestave.

Maria Kolesnikova, bashkoi forcat me dy gra të tjera – Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Veronika Tsepkalo, për të udhëhequr fushatën e opozitës kundër presidentit Lukashenko, pasi që kandidatëve burra të profilit të lartë u që ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje.

Viktor Babariko, një nga burrat që u përpoq t’i kundërvihej Lukashenkos, u dënua me 14 vjet heqje lirie në muajin korrik./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

“Rivaksinim çdo 5-6 muaj”/ Izraeli përgatit dozën e katërt anti-Covid

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Pavarësisht se Izraeli është shteti me vaksinimet më të larta të popullsisë, rritja e shifrave të infektimeve i ka detyruar autoritetet të marrin një tjetër vendim.

Tashmë popullsia në Izrael po bëhet gati për vaksinimin e dozës së katër anti-Covid, me qëllim për të shmangur mutacionet e reja të këtij virusi që ka pushtuar gjithë globin.

Zyrtari izraelit i deleguar për t’u marrë me pandeminë, Selman Zarka, ka thënë se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit, “çdo 5 deri në 6 muaj”.



“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022,” tha ai për radion shtetërore Kan.

LEXO EDHE:  Detaje të reja nga vrasja në Durrës/ 45 vjeçari e goditi 3 herë me thikë gruan, u nis për në Dibër

LEXO EDHE:  E rëndë në Greqi/ 40-vjeçari shqiptar gjendet i varuar

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës. Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri” Mu “nga Amerika e Jugut”, përfundoi ai.

Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19, me një valë të katërt që po godet vendin. Të mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja të Covid./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Talebanët i japin fund rezistencës së vetme/ Pretendojnë fitore në Luginën Panjshir

Publikuar

-

Nga

Talebanët thanë të hënën se e kanë pushtuar Luginën veriore Panjshir, duke i dhënë fund rezistencës së vetme të armatosur ndaj sundimit të tyre në Afganistan.

“Kjo fitore i jep fund luftës në mbarë vendin dhe hap rrugën për një jetë paqësore dhe përparim në një atmosferë pavarësie,” tha në një deklaratë zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.

Nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga forcat opozitare, të njohura si Fronti i Rezistencës Kombëtare, (NRF) të udhëhequr nga komandanti Ahmad Massoud.

Talebanët e shpallën fitoren disa orë pasi Ahmad Massoud tha se i mirëpriste propozimet e dijetarëve fetarë për bisedime paqësore me talebanët, nëse ata tërhiqnin forcat e tyre nga vendlindja e tij, Panjshir.

Ahmad Massoud e bëri ofertën përmes një postimi në faqen e organizatës së tij në facebook në ditën kur forcat talebane pretenduan se kishin hapur rrugën për në kryeqytetin e provincës, Bazarak, pasi pushtuan pjesën tjetër të provincës.

Burime të shumta konfirmuan gjithashtu vrasjen e zëdhënësit zyrtar të NRF-së, Fahim Dashty, së bashku me kushëririn e Massoudit, gjeneralin Abdul Wudood, gjatë luftimeve të së dielës.

“Fronti Kombëtar i Rezistencës është gati të ndalojë luftimet menjëherë në mënyrë që të arrijë paqe të qëndrueshme, nëse grupi taleban përfundon sulmet dhe lëvizjet e tij ushtarake në Panjshir dhe Andarab”, thuhet në postimin në Facebook duke cituar Massoudin. Andarabi është një zonë në provincën fqinje Baghlan dhe shtrihet në hyrje të Panjshirit.

Deklarata e Massoudit ishte përgjigje të raportimeve në mediat afgane që thanë se një këshill i dijetarëve fetarë u kishte bërë thirrje talebanëve të pranonin një marrëveshje të negociuar për t’u dhënë fund luftimeve.

Panjshiri është zona e fundit e mbetur e rezistencës së armatosur ndaj sundimit të talebanëve që kur ata pushtuan 33 provincat e tjera afgane, përfshirë kryeqytetin, Kabulin, muajin e kaluar në një goditje të rrufeshme, ndërsa forcat qeveritare të stërvitura nga perëndimi u rrëzuan dhe presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi.

Por, një javë më vonë NRF-ja, në të cilën janë përfshirë pjesëtarë të forcave afgane të sigurimit të stërvitur nga Shtetet e Bashkuara dhe milicitë fisnore lokale, rimori Andarabin dhe dy rrethe të tjera ngjitur në Baghlan.

Talebanët e dënuan sulmin si një shkelje të amnistisë së tyre të përgjithshme për të gjithë pjesëtarët dhe politikanët e qeverisë së përmbysur afgane. Ata në mënyrë të përsëritur u kishin kërkuar udhëheqësve të NRF-së që të dorëzojnë armët dhe të gjejnë një zgjidhje të negociuar.

Bisedimet përfundimisht u ndërprenë, ndërsa secila palë fajësoi tjetrën për dështimin e tyre, duke bërë që talebanët të ndërmarrin një ofensivë të madhe disa ditë më parë për të rimarrë zonat e humbura.

LEXO EDHE:  Deklaroi se është homoseksual/ Sa u pagua Gabriel Garko për të rrëfyer të vërtetën e tij?

LEXO EDHE:  Foto+video-Tension në Greqi/ Protestuesit përplasen me policinë

Përparimet gjithashtu u hapën rrugën talebanëve të sulmonin dhe të hynin në Panjshir, shtëpi e pakicës etnike taxhike të vendit që shtrihet në veri të kryeqytetit, Kabul.



Në postimet në rrjetet sociale, zyrtarët talebanë, duke iu përgjigjur ofertës me kushte të bisedimeve, thanë se forcat e tyre po vazhdonin përpara me ofensivën për të pastruar Panjshirin nga rezistenca e armatosur, duke shtuar se luftimet po vazhdonin brenda Bazarakut.

Pretendimi nuk mund të vërtetohej nga burime të pavarura, dhe të dyja palët kundërshtare kanë publikuar të dhëna të fryra mbi përfitimet e tyre që nga shpërthimi i luftimeve.

Babai i Massoudit mbrojti me sukses provincën në kohën kur talebanët sunduan pjesën më të madhe të Afganistanit nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Mungesa e kontrollit mbi të gjithë Afganistanin me sa duket i ka penguar talebanët të shpallin një qeveri të re.

Grupi islamik është nën vëzhgimin ndërkombëtar për të përmbushur premtimet se sistemi i tyre i qeverisjes do të përfaqësojë të gjitha grupet etnike afgane dhe do të respektojë të drejtat e njeriut, veçanërisht ato të grave, ndryshe nga regjimi i tyre i mëparshëm i ashpër në Kabul.

Të shtunën, grupe të vogla të grave dolën në rrugë në Kabul dhe në pjesë të tjera të Afganistanit perëndimor, duke kërkuar respektimin e të drejtave të tyre dhe përfaqësimin në qeverinë e re.

Luftëtarët talebanë shpërndanë një tubim të dhjetëra grave në kryeqytet për t’i penguar ato që të shkojnë në pallatin presidencial.

Pamjet në rrjetet sociale shfaqën demonstrueset që ishin përballur me luftëtarët e armatosur talebanë, duke mbuluar gojën dhe duke u kollitur, ndërsa një grua tha se rojet e sigurisë kishin përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tubimin.

“Talebanët bllokojnë protestën me rrahje dhe gaz lotsjellës: për fat të keq, kjo është shumë e njohur për një grup që mbështetet në forcën brutale për të shtypur kundërshtimet” shkroi në twitter Patria Gossman, nga grupi Human Rights Watch.

Talebanët vendosën një sistem brutal të drejtësisë, ndaluan gratë nga puna dhe parandaluan vajzat e rritura që të shkollohen kur grupi fundamentalist mori pushtetin në Afganistan në vitin 1996.

Udhëheqësit talebanë, megjithatë, kanë premtuar se do të vendosin një qeveri gjithëpërfshirëse në Kabul, për të cilën thonë se do t’i lejojë gratë të punojnë dhe të shkollohen brenda kuadrit të ligjit islamik, ose Sheriatit. Shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e premtimeve të tyre.

“Do të jetë një sistem apo qeveri gjithëpërfshirëse e fortë qendrore dhe e qëndrueshme”, tha për Zërin e Amerikës të premten, Bilal Karimi, anëtar i komisionit kulturor të talebanëve./VOA

LEXO TE PLOTE