Connect with Us

“Ku e sheh efektin e Reformës”/ Ish-ministri i Ramës sulmon ambasadën e SHBA

Politikë

“Ku e sheh efektin e Reformës”/ Ish-ministri i Ramës sulmon ambasadën e SHBA

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka hequr një paralele mes operacioneve të DEA, dhe asaj të policisë shqiptare, në kapjen e lëndëve narkotike.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se DEA kap “kokën” e trafikut dhe zbërthen publikisht gjithë skemën, ndërsa në Shqipëri kapen vetëm shoferët, që si alibi kanë që nuk dinë çfarë ka në konejner.

Gjithashtu Manjani sulmon edhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, ndërsa thotë se nuk e di ku e shikon efektin e Reformës në Drejtësi.

DEA kap 400 kg kokaine dhe arreston kokën e asaj linje trafiku, shqiptarin “Jimmy”. I arreston grup, megjithë bashkëpunëtorët dhe në Kolumbi madje. Zbërthen publikisht të gjithë skemën e trafikut, pa qenë e nevojshme të përhapë lajme fshehtas në ëhatsapp e gazetarëve të kronikës…

Kurse këtu tek ne, kur kapet kokainë, arrestohen vetëm shoferët që kanë gjithmonë alibinë se sjanë përgjegjës për çka kontenieri…

Shpallen në kërkim pronarët, të cilët japin intervista nga arratia dhe thonë se “…kanë porositur banane, jo drogë…”

LEXO EDHE:  Plagosja e menaxherit të njohur/ Policia vë në pranga katër të dyshuarit

Gazetarët e kronikës emetojnë me pasion lajmet konfidenciale qe dikush i përhap me ëhatsapp…

Kur drogën ua zënë Italianët, Grekët apo Gjermanët, policia jonë thotë “… e kapën në bashkëpunim me ne..”. Dmth, medemek e lanë vetë të ikte drogën. Ashtu ishte loja…

Si në kohë të SPAK ashtu dhe para tij, njësoj është. E njëjta metodë. E njëjta sjellje…

Ndaj çuditem se ku e sheh efektin e reformës Ambasada Amerikane!

Të paktën të reklamonte punën e DEA-s, agjensisë së shtetit të vet… Nejse. Kot sa për muhabet.”-shkruan Ylli Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Fillon me debate Kuvendi/ Rushaj: U mor një vendim antikushtetues

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka filluar me debate, pasi Partia Demokratike ka kundërshtuar mbledhjen e Komisioneve parlamentare online.

Deputeti i PD, Alfred Rushaj e ka cilësuar këtë si një vendim antikushtetues.

Meqënëse u diskutua për përmbajtjen e komisioneve, u mor një vendim antikushtetues në mënyrë të jashtëligjshme, tëpavlefshem që puna e komisioneve të zhvillohet onlinë. Rregullojra është e qartë. Në raste të jashtëzakonshme mund të mbahet online. Por sot nuk jemi në një gjëndje të tillë. Arsyeja pse do të bëhet kjo është sepse kërkoni të asgjësoni parlamentarizmin. Ne nuk e përkrahim. Kërkojmë që ai vendim të hidhet poshtë dhe të ndjekim rregulloren e Kushtetutës”-tha Rushaj.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili kërkoi që të shfuqizohet vendimi.

LEXO EDHE:  Pse në dimër, kemi më shumë nevojë për vitaminën D?

LEXO EDHE:  Plagosja e menaxherit të njohur/ Policia vë në pranga katër të dyshuarit



“I kemi parë komisionet online, vitin e kaluar. Njëri në kafe tjetri në plazh, tjetri me gotën e rakisë, asnjë nuk e merrte vesh se cfarë votonte apo vepronte kur zhvillohen diskutimet online. Fëmijet shkojnë në shkolle, njerzit në punë edhe në koncerte. Për ata nuk ka problem. Vetëm ne duhet të mbrohemi. Ky është sinjal i gabuar që japim. Ai vendim duhet të shfuqizohet.

A nuk jemi në valën e vaksinimit. Deputetët të vaksinohen, të paraqesin në komisione testin. Kështu edhe garantojmë jetën e deputetëve por edhe garantojnë qytetarët që të informohen mbi punën e parlamentit të vet.

Po asgjësohet thelbi i demokracisë. Parlamentarizmi.”.-tha ndër të tjera Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nis seanca e Kuvendit/ Një minutë heshtje për minatorin që ndërroi jetë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me një minutë heshtje në nderim të minatorit Muharrem Plaku.

Ka qenë ky një propozim i deputetes së PDs-së Dhurata Çupi që është miratura edhe nga kolegët e tjerë.



Megjithëse, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se se këto kërkesa bëhen paraprakisht ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha vijon përballjen/ “Surpriza” e radhës për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se do të vijojë betejen e tij në terren, për rikthimin e demokracisë në PD dhe bashkimin e së djathtës.

Përballja e Berishës do të vijojë në çdo qytet, me çdo demokrat, siç e ka cilësuar ai, për ta çliruar PD-në, nga “pengmarrja”, dhe për ta bërë këtë parti sërish një forcë fituese dhe jo një forcë që shkon në dështimi në dështim, sikurse ka ndodhur në këto tetë vite të drejtimit nga Lulzim Basha.

Pritja e Berishës në Fier

Takimin e parë, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku iu bashkuan qindra demokratë, ndërsa takimi i dytë në Fier ishte jo vetëm një “shuplakë”, por një “grusht turinjve”, për Lulzim Bashën.

Fieri i dha një mesazh mjaft të fortë Lulzim Bashës, pasi ky i fundit, me një vendim krejtësisht personal dhe të pakonsultuar, vendosi përjashtimin e Sali Berishës, nga grupi parlamentar i PD.

Ashtu sikurse shikohet edhe në fotot më poshtë, pritja e Berishës në Fier ishte madhështore. Mijëra demokratë iu bashkuan Berishës në “Foltoren e PD”.

Berisha u prit me brohoritje të mëdha, duke u parë si një shpresë për Opozitë. Si një zë i fortë kundër qeverisë, dhe jo një vasal i saj.

LEXO EDHE:  Akuza ndaj policisë/ Çunat e krimit dërguan jashtë vendit vrasësin Suel Çela!

LEXO EDHE:  Nuk zbatuan masat anti-Covid/ Policia bën namin me gjoba, ndëshkon 500 qytetarë

Por, pas suksesit në Tiranë dhe në Fier, “Foltorja e Demokratëve”, ndalesën e radhës do ta bëjë në qytetin e Vlorës.

Vlonjatët pritet ta “suprizojnë” Lulzim Bashën, ashtu siç e “surprizuan” edhe qytetarët e Fierit. Përfshirë këtu edhe deputetin e PD-së dhe kreun e degës së PD në Fier, Luan Baçi, I cili doli dhe priti Sali Berishën.



Dhe ashtu si në Fier, edhe në Vlorë Berisha do të ketë qindra apo mijëra ndjekës. Dhe arsyeja është mjaft e qartë.

Sepse demokratët duan një opozitë të vërtetë dhe Doktori është njeriu që ngjall shpresë tek ata. Është njeriu që flet me gjuhën e fortë, të ashpër, është i drejtpërdrejtë. Është një zë opozitar i pandalshëm./CNA.al

FOTOT-Berisha “ndez” Fierin/ Pritet nga mijëra simpatizantë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Pse Berisha ndiqet nga demokratët?!

LEXO TE PLOTE