Connect with Us

Hetimet për tenderin e uniformave/ SPAK u kërkon zyrtarëve të arrestuar të tregojnë shokët

Kronika

Hetimet për tenderin e uniformave/ SPAK u kërkon zyrtarëve të arrestuar të tregojnë shokët

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Në pranga janë vënë 11 zyrtarë të ministrisë së Brendshme për tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Pas arrestimit të 11 zyrtarëve të ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderin për uniformat e policisë, hetuesit po përpiqen të kthejë në bashkëpunëtorë disa nga zyrtarët e arrestuar.

Sipas ABC news, të paktën 2 nga të arrestuarit që kanë pasur edhe rol kryesor në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë iu është ofruar statusi i bashkëpunëtorit për të treguar më shumë detaje nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë.

LEXO EDHE:  Tenderi për byzylykët/ Ministri i Drejtësisë kallëzon ish-Sekretaren

Nuk dihet nëse këto përpjekje kanë dhënë rezultat, ndërkohë që prokuroria ka në hetim çështjen nën dyshimin se ka përgjegjës të tjerë në favorizimin që i është bërë kompanisë fituese.

Sipas SPAK rezulton se zyrtarët kanë shkelur rregullat e prokurimit publik dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë në kualifikimin e operatorit fitues në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përmbyset kamioni në Kuçovë/ Drejtuesi i mjetit mbetet i bllokuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Kozare , në Kuçovë. Shtetasi me inicialet A.P, duke drejtuar mjetin e tij tip “Kamion”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ndërkohë që shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë në nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka mbetur i bllokuar në mjet.



“Sot , rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dal nga rruga dhe është përmbysur. Shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses, në vendgjarje po punonjë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet.

LEXO EDHE:  Kush e ka radhën pas Llallës?/ Nga Entela Prifti tek kupola e njerëzve të drejtësisë

LEXO EDHE:  “Bilbila e kopila u bënë bashkë”/ Fjala e plotë e Saimir Tahirit

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lëvizte me biçikletë/ Makina përplas 56-vjeçarin në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 56-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Murras.

Sipas burime nga policia bëhet me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin me inicialet V.H , 56 vjeç.



“Më datë 24.09.2021,rreth orës 20:05, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Murras , një mjet ende i paindetifikuar , ka aksidentuar shtetasin V.H , 56 vjeç, banues në Cërrik, i cili po qarkullonte me biçikletë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Vjedhja industriale e votave/ Pasuria e prokurorit, që amnistoi të dyshuarit nga hetimet

LEXO EDHE:  “Kështu e vrasin veten edhe në shtetet e tjera!”/ Klodian Tomorri leksion qeverisë: Të paaftë!

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokainë dhe 25 milionë euro/ Arrestohen 3 “bishat” shqiptare në Itali

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia italiane ka arrestuar 5 persona, mes tyre tre shqiptarë për trafikim dhe shpërndarje të kokainës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 5 personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Bestia’, dy nga të cilët italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç dhe tre shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç, ishin pjesë e rrjetit të organizuar kriminal.

LEXO EDHE:  “Bilbila e kopila u bënë bashkë”/ Fjala e plotë e Saimir Tahirit

LEXO EDHE:  Kush e ka radhën pas Llallës?/ Nga Entela Prifti tek kupola e njerëzve të drejtësisë

Gjatë aksionit u sekuestruan 3 kg kokainë dhe 25 milionë euro cash.



Këta persona raportohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin kokainë nga Shqipëria dhe baza e logjistikës ishte në Bra.

Mësohet se grupi i drejtohej njëri tjetrit me nofkën “Bisha” dhe për këtë arsye edhe operacioni i policisë u kodua me këtë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE