Connect with Us

Gati 150 mijë anglezë duan përsëritjen e finales së Euro 2020/ Nga finalja e humbur bojkotohen restorantet italiane

Premier Liga

Gati 150 mijë anglezë duan përsëritjen e finales së Euro 2020/ Nga finalja e humbur bojkotohen restorantet italiane

Publikuar

-

Anglezëve nuk i del e keqja me finalen e humbur në Wembley përballë Italisë. Në Londër, nuk e kanë pranuar akoma që futbolli është kthyer “në Romë”, në vend të “home” dhe fakt është se numri i atyre që vazhdojnë të nënshkruajnë një peticion të nisur në change.org për të riluajtur finalen mes Italisë dhe Anglisë, rritet vazhdimisht. Për momentin janë 144,482 firma mbështetëse, ndërsa motivi mbetet i njëjti:

“Ndeshja nuk ishte aspak e ndershme. Italia mori vetëm kartonë të verdhë për trajtimin e lojtarëve anglezë sikur të ishin skllevër. Të gjitha goditjet, mbajtjet, shkelmat dhe Italinë e lanë sërish të fitojë? Italia duhet të kishte marrë një karton të kuq dhe ndeshja duhej të luhej përsëri me një gjyqtar të paanshëm. Nuk ishte e drejtë. Aspak”. Ata që promovuan peticionin gjithashtu organizuan një mbledhje fondesh për t’i dhënë ekipit kombëtar të Anglisë një kopje të kupës.

Kuptohet se është e pamundur që UEFA të konsiderojë përsëritjen e një finale. Për më tepër, faqja e internetit e parlamentit britanik u mbulua me 6 milion nënshkrime që kërkonin heqjen e Brexit.

E pavarësisht lësaj mbi 40 miliardë euro si “dalje e mirë” për t’i paguar Europës mbetën të paprekura. Peticionet nuk kanë efekt praktik, por ato mund të drejtojnë debatin publik ose të tërheqin vëmendjen e medias. Të paktën këtë rezultat e kanë arritur. E për të përfunduar kundërsulmin ndaj Italisë, fajtore për triumfin në finale, ka ardhur edhe bojkoti i restoratorëve italianë në Angli.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Mashtrim me udhëtimet, Kristiano Ronaldos i grabisin 288 mijë euro

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo ka përfunduar në qendër të një mashtrimi financiar në vitet e fundit, me një punonjëse të një agjencie udhëtimi që i ka zhdukur atij një shumë të konsiderueshme.

Sipas gazetës “Jornal de noticias”, në vitet e fundit Kristiani Ronaldo ka qenë pjesë e një skeme mashtrimi në një agjenci udhëtimesh të cilës ai i besonte lëvizjet e tij dhe të familjes. Ai i ka besuar kësaj kompanie kartat e tij të kreditit me disa prej kodeve në mënyrë që të bënin më shpejt prenotimet. Por një punonjëse aty ka përfituar nga kjo situatë, duke faturuar për shërbime që nuk janë kryer kurrë.



Kështu, janë llogaritur se në 3 vite janë bërë rreth 200 udhëtime fiktive, për një shumë prej 288 mijë eurosh që është tërhequr nga llogaritë e Ronaldos. Një mashtrim financiar, viktima të të cilit kanë përfunduar edhe emra si menaxheri i portugezit, Horge Mendes, apo edhe Nani e Manuel Fernandes.

Personi përgjegjës për mashtrimin është dënuar nga një gjykatë dhe raportohet se ka filluar të paguajë dëmshpërblimin ndaj viktimave, përfshirë edhe Ronaldon, duke kthyer si fillim këtë shumë me “këste”.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Pogba sfidon tifozin, Carrick ndërhyn për të qetësuar situatën

Publikuar

-

Nga

Një gol në minutën e 89′ dhe një penallti e humbur në të 95-ën, i ka dhënë tre pikët Manchester United në transfertën ndaj West Ham-it, megjithatë këto episode kanë qenë vërtetë të vështira për t’u kapërdirë nga tifozët vendas.

Në përfundim të ndeshjes, mesfushori Paul Pogba, teksa ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes, është përfshirë në një debat verbal me një nga tifozët e “hummers”, dhe e ka sfiduar atë për disa sekonda.

Tifozi i acaruar vendas, i kërkonte francezit të mbyllë gojën, por Pogba e ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda, ndërsa më pas ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i “djajve të kuq”, Michael Carrick, që ka tërhequr futbollistin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës.



 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

De Gea, më në fund një penallti e pritur… pas 5 vitesh

Publikuar

-

Nga

Rikthimi i De Geas, heroit të ditës në sfidën me West Hamin. Manchester United e ka kapërdirë me vështirësi zhgënjimin që humbi Europa League-n në finale me Villarealin, mbi të gjitha për mënyrën se si erdhi disfata. Spanjolli ka qenë për një kohë të gjatë në shënjestrën e tifozëve të “Djajve të kuq”, në bankën e akuzës, pasi nuk ia doli të priste asnjë nga 10 penalltitë, duke humbur dhe atë që gjuajti vetë. Me pak fjalë, nuk ndryshoi dot asgjë, as me këmbë, as me duar.

Në Angli ishte një paraqitje që nuk kaloi pa rënë në sy. Madje, pak kohë më parë, tabloidi “The Sun” i bëri një analizë të pamëshirshme. Spanjolli kishte pritur penalltinë e tij të fundit më 23 prill të 2016-ës dhe që atëherë nuk ka mundur të shpëtojë asnjë. Kaq u ka mjaftuar tabloidëve, për të stiluar krahasimin klasik, çfarë kohësh ishin kur portieri i United kishte pritur penalltinë e tij të fundit, atë ndaj Lukakut, në ndeshjen e gjysmëfinales së FA Cup me Evertonin, 5 vjet më parë.



Atëherë Barack Obama ishte ende president i SHBA, Anglia ishte ende pjesë e Bashkimit Europian, Angelina Jolie e Brad Pit ishin ende një çift i lumtur dhe Roy Hodgson ishte trajner i Anglisë.

E bukura e futbollit është se të jep gjithmonë një tjetër shans dhe ai i De Ge-as erdhi në sekondat e fundit, në sfidën mes United dhe West Hamit. “Djajtë e Kuq” ishin në avantazh 2-1 falë golave të Ronaldos dhe Lingardit. Te pika e bardhë, enkas për të gjuajtur penalltinë shkoi një specialist si Noble. De Gea ia doli të priste penalltinë, diçka që nuk ndodhte prej plot 5 vitesh.

LEXO TE PLOTE