Connect with Us

Epidemi tërheqjesh në PD/ Kuvendi i turpshëm i Bashës, ndez sirenat e alarmit

Politikë

Epidemi tërheqjesh në PD/ Kuvendi i turpshëm i Bashës, ndez sirenat e alarmit

Publikuar

-

Ish-kreu i PD i nxjerr “bojën” Bashës/ Zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

Dështimi në zgjedhjet e 25 prillit 2021, shtoi zërat kritik kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke I drejtuar atij gishtin për dështimin në zgjedhje.

Basha pasi përfundoi votimi, shpalli fitoren, më pas tha se ishin hapur vetëm kutitë e socialistëve dhe jo “kutitë e mira”, dhe pasi doli rezultati “u kujtua” se zgjedhjet ishin masakër elektorale.

Që në fakt duket më shumë si alibi e Lulzim Bashës, për të vijuar të mbajë karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Ai tha se 25 prilli ishte “masakër zgjedhore” dhe se lufta sapo kishte filluar. Por, koha tregoi se Basha të vetmet luftë, duket se ka të mbajë karrigen e kryetarit, gjë që e tregoi me zgjedhjet e 13 qershorit.

Në vend të bënte një analizë të humbjes, shpalli një datë zgjedhjesh të nxituar, zhvilloi një fushatë ku gjithë administrata e PD ishte në shërbim të Bashës, dhe në 13 qershor zhvilloi një proces zgjedhor, ku manipulimet nuk ishin të pakta. (Lexo këtu).

Pra, Lulzim Basha iu bëri demokratëve, pikërisht atë që pretendon si i bëri atij, kryeministri Edi Rama.

Por, pas këtyre zgjedhjeve, erdhi Kuvendi Kombëtar i PD.

Në 17 korrik, Lulzim Basha organizoi Kuvendin e tij të radhës për të kapur edhe më fort Partinë Demokratike, për të ndryshuar sekretariatin, për të konsoliduar kryesinë e saj ku shumicën e emrave do i ketë zgjedhur dhe emëruar ai.

Për të bërë disa përmbysje në Këshillin Kombëtar, për të larguar emra të cilët mund të sillnin shqetësime e kështu me radhë. Dhe për të miratuar edhe disa ndryshime në statut, me qëllim që të “minojë” postin e kryetarit.

Por, farsa e radhës në 17 korrik, duket se solli edhe braktisje të Lulzim Bashës. Shumë anëtarë të Partisë Demokratike shprehën zhgënjimin e tyre, për Kuvendin Kombëtar.

Anëtarë, drejtues, kandidatë për deputet të Partisë Demokratike janë shprehur të revoltuar, të zhgënjyer, me farsën zgjedhore të para dhe gjatë Kuvendit të Partisë Demokratike.

LEXO EDHE:  Termet vazhdojnë/ Tjetër goditje në Shqipëri

Ndërkohë, sot një ndër anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, ka shprehur publikisht tërheqjen nga kjo parti, duke shprehur dhe zhgënjimin e tij të thellë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ardian Isufi shkruan se një “klan me tipare arkaike” mban peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie.

Tashmë jam i qartë që këtë situatë nuk e ka prodhuar vetëm zoti Basha por edhe një tufë e madhe funksionarësh në PD apo antarë kryesie që duhet të ishin dorëhequr shumë kohë më parë dhe që aktualisht janë të ezauruar në debatin publik dhe nuk i thonë më asgjë mbështetësit të djathtë apo votuesit shqiptar, por që nëpërmjet një “klani me tipare arkaike” mbajnë peng çdo orientim të ri apo nismë bashkëkohore brenda kësaj partie… shto këtu edhe një administratë që e ka zëvendësuar rolin e saj primar me politik-bërjen e kulisave, dhe si i thonë asaj fjalës së urtë popullore: “është bërë bishti më i rëndë se sqepari”-shkruan ndër të tjera Ardian Isufi. (Lexo këtu)

Por, CNA.al ka mësuar se Ardian Isufi nuk është i vetmi persona që braktis Lulzim Bashën.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se pas Ardian Isufit ka largime masive edhe në Korçë, në Berat, në Shkoder, tek njësia 1 dhe 2 në Tiranë. Po ashtu edhe në Fier është larguar pothuajse gjysma e kryesisë.

Mesa duket shumë demokratë e kanë kuptuar se çfarë qëllimesh ka Lulzim Basha dhe ky i fundit nuk mund të fshihet më “pas gishtit”.

Dhe Kuvendi i turpshëm i 17 korrikut, duket se sirenat e alarmit për humbjen në katër vitet që vijnë dhe kjo do të ishte edhe me katastrofike./CNA.al

Dimri i madh i Lulzim Bashës

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Anëtari i Këshillit Kombëtar tërhiqet nga PD/ Jam i zhgënjyer, një “klan” mban peng partinë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Lufta për KLSH-në/ Kush është “asi në mëngë” i Ilir Metës  

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Fotografia e vetmisë së madhe!



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE