Connect with Us

Ekspertja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor s’janë të përgatitura për të hyrë në BE

Politikë

Ekspertja gjermane: Vendet e Ballkanit Perëndimor s’janë të përgatitura për të hyrë në BE

Publikuar

-

Procesi i integrimit drejt Bashkimit Evropian i Ballkanit Perëndimor ka stopuar, përtej vullnetit të palëve dhe liderët e rajonit fajësojnë problemet e brendshme të vendeve anëtare të BE-së.

Por, ekspertja e politikës gjermane për Ballkanin Perëndimor, Adelheid Feilcke shprehet në emisionin “Balkan Talks” se përgjegjësia kryesore qëndron te mos përmbushja e detyrimeve nga vendet kandidate.

“Nëse do ishte arritur më shumë në njohjen reciproke, në përmirësimin e aspektit të korrupsionit, në përmirësimin e të drejtave të njeriut dhe në aspektin e lirisë së shtypit do ishte më i lehtë integrimi në Bashkimin Evropian”, tha znj. Feilcke.

Ajo thekson se përderisa vendet e Ballkanit Përëndimor nuk kanë rregulluar marrëdhëniet me njëri–tjetrin, s’janë të përgatitura për t’u anëtarësuar në BE.

Znj. Feilcke ndalet te fakti që Kosova edhe pse ka përmbushur të gjitha kushtet nuk ka arritur ende liberalizimin e vizave dhe kjo sipas saj është një problem i rëndë. Për të Kosova mbetet peng i principit të unanimitetit që ka Bashkimi Evropian, ku vota e çdo shteti vendos për liberalizimin e vizave me Kosovën.

“Ky patjetër është një problem i rëndë dhe Gjermania është shprehur qartë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por për fat të keq BE funksionon nëpërmjet procesit të unanimitetit dhe duhet që të gjitha shtetet të votojnë në favor të këtij procesi,” tha drejtorja e programeve për Evropën në DW.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Cili vend do të triumfojë në botën pas pandemisë?

Znj. Feilcke u shpreh optimiste në zgjidhjen e problemit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes bisedimeve që do zhvillojë Brukseli me Bullgarinë.

“Unë jam e bindur që ka shumë biseda, konsultime bilaterale dhe përpjekje të mëdha në strukturat e BE -së, për ta bindur Bullgarinë të kapërcej problemin me RMV-në”,- theksoi ajo.

Ndërsa minishengeni ballkanik, për znj. Feilcke merr vlerë nëse të gjitha vendet e Ballkanit Përëndimor janë anëtare më të drejta e kompetenca të plotë brenda saj.

“Është një proces pozitiv nëse vendet e Ballkanit Përëndimor merren vesh për bashkëpunimi me të ngushtë, por nuk është mirë që Bosnjë Hercegovina e Kosova nuk janë pjesë e tij. Nëse shtetet që janë pjesë e procesit integrojnë dhe këto dy shtete, atëherë kjo iniciativë mund të sjellë aspekte pozitive në favor të integrimit në BE,” përfundoi znj. Feilcke./Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ristani: Basha është anti-amerikani i vetëm në PD

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i përgjithshëm në PD, Arben Ristani ka komentuar mbledhjen e sotme të kryesisë së grupit parlamentar të PD.

I ftuar në Syri tv, ai u pyet për qëndrimet e Lulzim Bashës, i cili tha se nuk do të lejohet mbledhja e forumeve të larta të partisë.

“Anti-amerikani i vetëm në PD është vetëm Lulzim Basha. Për shkak të zotit Basha, ambasadorët e SHBA dhe BE kanë ardhur dhe kanë bërë mbledhje në grupin parlamentar demokrat. Ata e kanë quajtur vijë të kuqe djegien e mandateve. Po ashtu ata i kanë kërkuar Bashës që të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai ka marrë vendim kundër tyre.



Partitë tonë kanë një kushtetutë dhe një ligj që i ndalon ato të jenë antidemokratike. Baza e tyre është vendimmarrja kolegjiale. Në partitë politike, sovraniteti është i anëtarësisë. Janë ato që mblidhen kur të duan dhe marrin vendimet që duhet. Asnjë individ nuk mund të dalë para tyre, qoftë këta edhe leninucë si Lulzim Basha”, tha ai.

LEXO EDHE:  Kocijas: BE duhet të mbajë premtimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

LEXO EDHE:  Nuk ka kohë për të pritur BE/ Një tjetër shtet kthen sytë nga Rusia për vaksinën anti Covid

I pyetur për lëvizjen e zotit Sali Berisha, Ristani tha: Unë kam bindjen e patundur se Berisha e do PD-në, prandaj ky do jetë një shërbim shumë i mirë që do i bëhet PD-së. Lëvizja e zotit Berisha do jetë një katalizator edhe për lëvizje të tjera në PD, pasi PD duhet çliruar nga ky uzurpim autokrat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Si po e shkel Lulzim Basha statutin e PD-së

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lulzim Basha po sfidon statutin e Partisë Demokratike duke deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, forumit më të lartë të demokratëve.

Mbledhja e sotme e kryesisë së grupit parlamentar është shoqëruar me debate të forta mes Bashës dhe deputeteve.

Ndërkohë nesër në orën 18:00, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë Foltoren me demokratët e Fierit

Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka sfiduar hapur statutin e partisë së tij duke thënë se do të pengojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar demokrat është shoqëruar me debate të forta për shkak të refuzimit të Lulzim Bashës për të respektuar pikën e statutit që parashikon mbledhjen e forumit më të lartë demokrat. Deputeti Flamur Noka deklaroi se PD mbetet e bashkuar vetëm nëse vendos anëtarësia, ndërsa për Lulzim Bashën vendimi për përjashtimin e Berishës nuk ka kthim pas.

“Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë, siç i di shumë mirë edhe Doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë! Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo Kuvend se s’mund të këtë Kuvend anti-amerikan!”



LEXO EDHE:  Shqipëria pret propozimin për çeljen e negociatave/ Zyrtarët e lartë të BE “zbarkojnë” në Tiranë

LEXO EDHE:  Covid-19/ Cili vend do të triumfojë në botën pas pandemisë?

Vendimin individual të Lulzim Bashës, e ka kundërshtuar sërish deputeti Flamur Noka, i cili ka theksuar se për çështjen e Berishës duhet të shpreheshin forumet e partisë.

“Vendimi ndaj Berishës ishte një thikë pas shpine për PD. Ai u duhej lënë forumeve të PD-se ta merrnin. Vetëm vendimi i anëtarësisë e mban PD të bashkuar. Ke shkelur statutin, vendimin duhet ta marrë Kuvendi Kombëtar. Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishës nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar”.

Por në nenin 43 të Statutit të Partisë Demokratike theksohet se Kuvendi Kombëtar mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, ndërsa data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha vijon i bindur aksionin e tij për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Ditën e martë në orën 18:00, ish-kryeministri Berisha ka njoftuar takimin e radhës me demokratët e Fierit./ Syri Tv

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sali Berisha: Ish kryetari sot shpalli “non grata” bazën e Partisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Nuk do të lejoj një kongres anti-amerikan apo grupime anti-amerikane në PD”, është shprehur Basha në mbledhjen e sotme me Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ndërkohë nuk ka vonuar as reagimi dhe qëndrimi i ish kryeministrit, Sali Berisha, i cili shkruan se sot ish kryetari, duke iu referuar Bashës, ka shpallur “non grata” bazën e partisë.

Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise! Sb”, shkruan Berisha.

Lulzim Basha ka patur debate të forta sot në mbledhjen e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD me deputetin Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të partisë, përsa i përket vendimit për përjashtimin e Sali Berishës.

LEXO EDHE:  Shqipëria pret propozimin për çeljen e negociatave/ Zyrtarët e lartë të BE “zbarkojnë” në Tiranë

LEXO EDHE:  Covid-19/ Cili vend do të triumfojë në botën pas pandemisë?



E gjitha kjo ka ardhur pasi shumë prej deputetëve dhe vetë Berisha, kanë kërkuar të mblidhet një kuvend ku sipas statutit, të procedohet vendimi i marrë nga kreu i PD Lulzim Basha.

Gjithashtu Berisha është shprehur në deklaratat e tij se do ta vazhdojë betejën e tij me Lulzim Bashën dhe ka paralajmëruar se do të rikthejë PD në partinë e parimeve, njësoj siç ka qenë që nga themelimi i saj.

Vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD, Berisha e ka quajtur një verpim të ulët dhe një thikë pas shpine jo vetëm ndaj tij por edhe ndaj të gjithë demokratëve dhe atyre që e kanë votuar. / CNA.al

LEXO TE PLOTE