Connect with Us

Edhe Basha “non grata” në SHBA?/ Deklarata e fortë e Edith Harxhit

Politikë

Edhe Basha “non grata” në SHBA?/ Deklarata e fortë e Edith Harxhit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës Edith Harxhi ka folur situatën e Partisë Demokratike.

Sipas saj, Partia Demokratike është rrudhur më shumë se kurrë ndonjëherë.

“Berisha e legjitimoi përfundimisht Bashën si kryetar partie, pavarësisht se unë nuk e njoh si kryetar partie. Është kryetar me 30% të anëtarëve të votuesve vetëm. PD shumë shpejt do të zhduket nëse do të vazhdojë kështu”, u shpreh në Top Talk Harxhi.

LEXO EDHE:  Basha: Shtet i fortë është kur ekonomia është e fortë, kur qytetari është i fortë

E pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja për deklaratat e mëparshme të saj, se Basha nuk lejohet të udhëtojë drejt Amerikës, Harxhi thotë se është më shumë se dyshim.

“Kam bërë një deduktim logjik të gjendjes së Bashës, për të udhëtuar në SHBA, dhe në bazë të disa informacioneve, pasi unë vij nga fusha e diplomacisë vetë e di dhe nuk është thjesht dyshim”, tha Harxhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Basha me dy personalitete”/ Mark Marku: Prania e Berishës zbehte lidershipin e tij

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mark Marku, është i mendimit se fati i opozitarizmit në Shqipëri, varet nga mënyra se udhëhiqet PD.

Në një intervistë në News 24, ai ka ripërsëritur deklaratat se vendimi i kreut të PD-së Lulzim Basha për ish kryeministrin Sali Berisha , ishte i vonuar.

Mënyra si do udhëhiqet PD-ja është edhe fati i opozitarizmit në Shqipëri.

Vendimi i Bashës për të përjashtuar Sali Berishën është i vonuar. Madje vetë Berisha duhet të largohej. Prania e Berishës zbehte lidershipin e Bashës”, ka thënë Marku.



Sipas tij, nuk mund të klonosh karakterin apo liderat.

LEXO EDHE:  Zyrtarët e PD-së dhunojnë qytetarin/ Luli: Nuk i kam parë

LEXO EDHE:  Zyrtarët e PD-së dhunojnë qytetarin/ Luli: Nuk i kam parë

Berisha ka ego pushteti dhe po, do  të kthehej sepse edhe PD është krijesë e tij, jo në kuptim negativ. Është si puna e fëmijës sa më shumë përkujdesemi aq më shumë i bëjmë dëm fëmijës. Dyjëzimi i lidershipit në PD, ka penguar Bashën të shfaqet si lider i besueshëm.

Berisha dhe Basha duhet të merrnin vendimet e duhura në kohën e duhur”, është shprehur më tej Marku, i cili një natë më parë u përfshi në një debat të ashpër me deputetin e Agron Shehaj, të cilën e quajti matrapaz./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas vendimit për Berishën/ Yuri Kim në zyrën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim, raportohet se do të ketë një takim pasditen e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në orën 16:00 pritet që ambasadorja Kim të shkojë në zyrës Bashës.

Ky do të jetë takimi i parë pas vendimit të Lulzim Bashës, për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD-së.

LEXO EDHE:  Të shtëna ndaj gazetarit të DW në SHBA/ Heiko Maas kërkon shpjegime

LEXO EDHE:  “Paratë e drogës po pastrohen në ndërtim”/ Bushati: SHBA nuk po angazhohet seriozisht



Ndërkohë nuk ka asnjë detaj në lidhje me atë që pritet që të diskutohet në këtë takim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Beteja” Basha-Berisha/ Mesazhi i fortë i Mark Markut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Profesor Mark Marku ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Nga studio e News 24, Mark Marku tha se Basha ishte përballë dy mundësive, ose të mbante Berishën së bashku me kostot që mbart ky vendim, ose të bëjë një konsensus politik.

Gjithashtu ai i ka drejtuar edhe një mesazh të fortë, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, ndërsa theksoi se duhet të ofrojnë një alternativë, për demokratët.

Po ashtu, Marku u shpreh se sa më e ashpër të bëhet beteja aq më e vështirë do bëhet për mbështetësit e tyre.



Basha kishte dy mundësi ose të mbante Berishën bashkë me kostot që mbart ky vendim ose të bëjë një konsesus politik të brendshëm dhe atë të jashtëm.

Pushteti nuk është i thjeshtë dhe as aksidental. PD nuk kthehet në pushtet me Berishën. Edhe pse ai ka një farë të drejte në reagimin e tij sepse mendon se i është bërë një padrejtësi. Berisha me aq sa ka përvojë dhe intuitë nuk ka qëllim. Thjesht reagon si njeri i fyer dhe po bashkon veten me PD. Këtë nuk duhet ta bëjë as Basha.”-deklaroi Mark Marku.

LEXO EDHE:  Thellohen përçarjet në opozitë/ Basha nën presionin e Kryemadhit?

LEXO EDHE:  Ekskluzive/Ja me kë u takua Lulzim Basha në SHBA

I pyetur se cilat janë arsyet, se pse Basha duhet të ikë, Marku tha se “Sepse përjashtoi Berishën? Nuk ka sens. Basha duhet të mbajë përgjegjësi. Edhe nëse është akti i fundit. Ai duhet të ofrojë një alternativë ose edhe ata që duan të heqin Bashën duhet të paraqesin një alternativë më të mirë. Sa më e ashpër të bëhet beteja aq më e vështirë do bëhet për mbështetësit e tyre.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE