“Dita më e bukur e jetës time”/ Jeff Bezos realizon fluturimin e parë në hapësirë

20 Korrik 2021, 15:47, Kuriozitete CNA
“Dita më e bukur e jetës time”/ Jeff Bezos realizon

Njeriu më i pasur në botë Jeff Bezos është zyrtarisht një astronaut, pasi lëshoi ??në hapësirë një kapsulë të ngritur nga raketa ?New Shepard?, duke udhëtuar 66 milje mbi sipërfaqen e Tokës me firmën e tij ?Blue Origin?.

Themeluesi i ?Amazon? udhëtoi nga Teksasi me vëllanë e tij Mark, adoleshentin Hollandez Oliver Daemen ??dhe ish-stërvitësi i NASA-s, Wally Funk, 82 vjeç.

Në zbarkim Jeff Bezos e përshkroi atë si ?ditën më të bukur të jetës?. Secila prej tre fazave të fluturimit zgjati rreth tre deri në katër minuta, së pari lëshimi i raketës ku ata përjetuan deri në tre herë presionin në sipërfaqe, pasuar nga katër minuta pa peshë ku ata mund të shihnin kurbën e Tokës, dhe së fundmi një fazë prej tre minutash zbritjeje.

Për fazën e fundit, ekuipazhi u kthye në Tokë duke përfunduar në shkretëtirë duke nrohoritur me ngazëllim për udhëtimin e tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga