Connect with Us

“Covidi i Gjatë” ka mbi 200 simptoma/ Janë të përhapura më shumë sesa mendohej

Shëndeti

“Covidi i Gjatë” ka mbi 200 simptoma/ Janë të përhapura më shumë sesa mendohej

Publikuar

-

Përveç trajtimit të gjithçkaje tjetër që ka shkaktuar Covid-19 tek të prekurit, ekspertët po punojnë shumë për të pasur një ide më të mirë të asaj që shkakton fenomenin e “Covidit të Gjatë”- një gjendje ku simptomat vazhdojnë për muaj të tërë pas një infeksioni me koronavirusin.

Një studim i ri, ka identifikuar 203 simptoma të ndryshme të Covid-19 në10 sisteme të ndryshme të organeve në trup, duke theksuar sesa e përhapur dhe e larmishme është vuajtja nga kjo sëmundje, dhe si mund të ndërhyjë ajo në shumë aspekte të ndryshme të jetës së përditshme të njerëzve.

Studiuesit që kanë kryer këtë studimi -ku të gjithë ata kanë përjetuar ose vazhdojnë ta përjetojnë vetë “Covidin e Gjatë” – po bëjnë thirrje për hartimin e programeve kombëtare të shqyrtimit të të gjitha rasteve me këtë gjendje, si dhe për hartimin e udhëzimeve më të sakta klinike për përshkrimin e simptomave.

“Ndërsa ka pasur shumë diskutime publike rreth “Covidit të Gjatë”, ka shumë pak studime sistematike mbi këtë grupim njerëzish”-thotë neuroshkencëtarja Atena Akrami nga Kolegji Universitar në Londër.

“Prandaj dihet relativisht pak mbi gamën e simptomave të tij, dhe përparimin e tyre me kalimin e kohës, ashpërsinë dhe ecurinë e pritshme klinike (kohëzgjatjen), ndikimin e tyre në funksionimin e përditshëm të organizmit tonë dhe pasojat e pritshme në shëndetin në tërësi”- thekson ajo.

“Përmes kësaj qasjeje unike, ne kemi analizuar direkt ata që vuajnë nga “Covidi i Gjatë” në të gjithë botën, në mënyrë që të krijojmë një bazë të dhënash të plota për studime të mëtejshme, për përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe mbështetjen e vazhdueshme të këtij grupimi”-thotë Akrami

Me 3.762 njerëz të pyetur në 56 vende, studimi ndërkombëtar është më i madhi dhe më gjithëpërfshirësi mbi këtë fenomen që ka prekur miliona njerëz, të cilët vazhdojnë të kenë probleme përtej kohës normale për shkak të Covid-19.

Simptomat më të zakonshme të raportuara ishin lodhja, gjendja e dobët fizike pas sforcove të ndryshme fizike ose mendore, dhe mosfunksionimi njohës ose “mjegulla e trurit”. Simptoma të tjera përfshijnë halucinacionet vizuale, të dridhura, mosfunksionimin seksual, humbje të kujtesës dhe diarre, si dhe një gamë të tërë problemesh shëndetësore fizike dhe të aftësive njohëse.

LEXO EDHE:  Shqipëria drejt mposhtjes së Covid/ Mbërrijnë të tjera doza të Pfizer në Rinas

Pjesëmarrësit raportuan mesatarisht nga 55.9 simptoma secili, në shumicën e sistemeve tëorganeve. Nga 3.762 njerëz të përfshirë në studim që vuanin nga “Covidi i Gjatë”, 2.454 prej tyre kishin përjetuar simptoma të tilla për të paktën 6 muaj.

Kjo shkakton edhe shumë dëme të tjera:45.2 për qind e pjesëmarrësve në studim, thanë se kishin zvogëluar orët e tyre të punës, ndërsa 22.3 për qind nuk ishin duke punuar fare në kohën e studimit.“Edhe 7 muaj pas prekjes,shumë pacientë nuk janë shëruar ende (kryesisht nga simptomat sistematike dhe neurologjike apo njohëse), dhe nuk janë rikthyer tek norma e mëparshme e punës, dhe vazhdojnë të përjetojnë një ngarkesë të madhe nga simptomat”- shkruajnë studiuesit në artikullin e publikuar me këtë rast.

Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë mbi “Covidin e Gjatë”, por tabloja po bëhet dalëngadalë më e qartë. Simptomat duket se zbehen pas vaksinimit, por vetëm për disa pacientë. Ndërkohë studimi ka zbuluar se gratë janë më të rrezikuara nga ky fenomen.

Rreth 1 në 10 njerëz që preken nga Covid-19, mendohet se vuajnë ende nga disa simptoma më shumë se 12 javë pas rezultati pozitiv të testit. Duke pasur parasysh përhapjen e pandemisë në të gjithë globin, po flasim potencialisht për miliona njerëz.

Studiuesit duan që të analizojnë testet mbi simptomat neurologjike dhe neuropsikiatrike, si dhe ato kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes, për të zbuluar akoma më shumë njerëz që po vazhdojnë të vuajnë nga Covid-19.“Ka të ngjarë të jenë dhjetëra mijëra pacientë me “Covidin e Gjatë”që vuajnë pasojat në heshtje, të pasigurt nëse simptomat e tyre janë të lidhura me Covid-19”-thotë Akrami. / ScienceAlert – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Kurba nuk njeh ulje/ Konfirmohen 820 raste të reja, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 5544 testime, kanë rezultuar pozitivë 820  qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 7 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.

Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Një tjetër shtet vendos masa të reja për udhëtarët

LEXO EDHE:  Habit Grida Duma/ “Mua nuk më zë Covidi”

Statistika (22 Shtator 2021)



Raste të reja ditore 820
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 223
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5544

Testime totale 1,166,440
Raste pozitive 165,096
Raste të shëruara 150,012
Raste Aktive 12,483
Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259
Dibër 224

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

 “Vaksinim Po, detyrim Jo”/ Eksperti i Shëndetit Publik rendit faktet, çfarë thonë studimet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka dalë kundër vendimit të Qeverisë, për vaksinimin me detyrim.

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho shprehet pro vaksinimit kundër Covid-19, por ai shton se qytetarët duhet të lihen të lirë të zgjedhin, dhe jo të detyrohen.

Prej javësh (në fakt, që kur shqiptarëve ju ofrua mundësia e zgjedhjes për t’u vaksinuar me vaksina cilësore) kam promovuar vaksinimin si një masë të dobishme për këdo, por duke kundërshtuar me vendosmëri çdo përpjekje për ta bërë atë të detyrueshëm. Përse?

PËRSE “VAKSINIM PO”?

Të gjithë studimet flasin se vaksinat cilësore ndihmojnë në uljen e shkallës së infektimeve, komplikacioneve dhe numrit të vdekjeve.

Observimet në vendet ku vaksinat janë aplikuar në masë tregojnë se studimet kanë patur të drejtë. Vendet e Bashkimit Europian, SHBA-të, Izraeli, Britania e Madhe, etj. janë shembuj se kudo ku janë aplikuar vaksinat ka rënie të vdekshmërisë, edhe kur rastet kanë njohur rritje të frikshme (gjatë verës në Britaninë e Madhe, për shembull).

Për këtë arsye, bazuar në informacionet më të mira që disponojmë, rekomandimi është i qartë:

Kushdo që dëshiron të ulë riskun personal duhet të vaksinohet me një prej vaksinave cilësore, Pfizer, Moderna, Astra Zeneca ose Johnson & Johnson.

Kjo vlen sidomos për personat që nuk e kanë kaluar COVID-in, si dhe për ata persona që janë vaksinuar me vaksina të pasigurta. Sidoqoftë edhe kategori të tjera përfitojnë nga vaksina (gjithmonë nëse dëshirojnë të kenë një mbrojtje më të sigurt):

1. Personat e shëruar nga COVID-i, duke nisur nga gjashtë muaj pas shërimit. Një dozë e vetme e vaksinës, e forcon edhe më tej imunitetin e tyre.

2. Personat e vaksinuar me Pfizer ose Moderna tek të cilët ka kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë. Këta persona gjithashtu përfitojnë nga një dozë e vetme.

3. Fëmijët mbi 12 vjeç, kur vetë fëmija, prindi dhe mjeku janë në një mendje dhe dëshirojnë ta aplikojnë vaksinën.”-shkruan Erion Dasho.

LEXO EDHE:  Rriten rastet pozitive në Kosovë/ Humbin jetën 10 persona

LEXO EDHE:  Basha replikon që në mëngjes me Ramën/ Ka humbur kontrollin mbi pandeminë, duhet të largohet!



Më tej, ai rendit faktet se përse është kundër vaksinimit me detyrim.

“PËRSE “DETYRIM JO”?

Studimet dhe observimet e fundit tregojnë disa tendenca që duhen analizuar me kujdes:

1. Virusi SARS-CoV-2 nuk është i qëndrueshëm. Variantet alfa, beta, gama dhe delta, si dhe shumë variante më pak të përhapur flasin se nuk përjashtohet mundësia që edhe në të ardhmen të dalin variante që i shpëtojnë mbulesës imunitare që krijon vaksina.

2. Efekti mbrojtës i vaksinave (të paktën Pfizer dhe Moderna, si tregoi shembulli i Izraelit) ulet me kalimin e kohës. Pra vaksina nuk ofron mbrojtje të përjetshme.

3. Edhe personat e vaksinuar, kur sëmuren, luajnë të njëjtin rol me të pavaksinuarit në transmetimin e mëtejshëm të infeksionit.

4. Lidhur me imunitetin natyror, ende nuk kemi njohuri të plota. Ka studime shpresëdhënëse që flasin për imunitet afatgjatë, për faktin se mbrojtja natyrore është superiore ndaj asaj të ofruar nga vaksina, por këto studime ende nuk janë kthyer në politika. Derisa kjo të ndodhë, duhet pritur.

Në kushtet kur nuk janë sqaruar pikat e mësipërme, nuk mund të ndiqet kurrsesi praktika imunizuese që ndiqet për linë, fruthin, poliomelitin, etj. vaksinat kundër të cilëve ofrojnë mbrojtje afatgjatë (madje edhe të përjetshme).

Kur “detyrojmë” një person të bëjë vaksinën e fruthit, këtë e bëjmë sepse kjo vaksinë është PROVUAR PA ASNJË DYSHIM se të mbron për dekada të tëra. Për vaksinën e COVID-it ende nuk mund të themi të njëjtën gjë!

Për të gjithë këto arsye dhe me ndërgjegje të qetë profesionale, unë i rekomandoj kujtdo që ka dëshirë të dëgjojë dhe të ndjekë rekomandimet e mia:

VAKSINIM PO! DETYRIM JO!”-përfundon postimin e tij Erion Dasho./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Masat anti-Covid/ Zbardhet vendimi i Komitetit të Ekspertëve

Publikuar

-

Nga

cna lajem shendetesi

Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk do të ndryshojë masat anti-Covid.

Vendimi është bërë i ditur në një konferencë për mediat, nga kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli.



Situata mbetet këtë javë relativisht e qëndrueshme, për këtë nuk do të ketë ndryshim të masave në fuqi. Ora policore nga ora 22 deri në 6 të mëngjesit. Përdorimi  maskave do të vijojë i detyrueshëm aty ku e kemi rekomanduar. Do vijojë të mos lejohet grumbullimi i më shumë se 50 veta, për aktivitete sportive e kulturore. Do vijojë njësoj rregulli i hyrjes në vendin tonë. Do të kërkohet prova e vaksinimit, kush nuk ka certifikatë vaksinimi, duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes brenda 180 ditëve, apo testin që janë të negativizuar. Ata që nuk kanë asnjë nga këto dokumenta është në fuqi vendimi për vetëkarantimin për 10 ditë”, tha Rakacolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE