Connect with Us

A është Covid-19 “Çernobili” që do të sjellë shembjen e regjimit në Kinë?

Politikë

A është Covid-19 “Çernobili” që do të sjellë shembjen e regjimit në Kinë?

Publikuar

-

Nga Arthur Herman “National Riview”

Ndërsa po përjetojmë dëmet e mëdha që i ka shkaktuar botës pandemia aktuale, ne mund të spekulojmë rreth pasojave të saj mbi regjimin komunist kinez. 35 vjet më parë, katastrofa bërthamore e njohur në botë si Çernobil, solli diskreditimin brenda dhe jashtë vendit të një regjimi komunist sovjetik të dobësuar dhe të korruptuar, si dhe sinjalizoi fundin e Bashkimit Sovjetik.

Në shkurtin e vitit të kaluar, unë shkrova një artikull duke analizuar nëse shpërthimi i epidemik i koronavirusit, siç e quanim atëherë, mund të parathoshte një fund të ngjashëm për regjimin komunist të Kinës.

Edhe pse askush nuk e pa të arsyeshme ta botonte atë artikull atëherë, paralelet e frikshme midis dy katastrofave vazhdojnë që të jenë shumë joshëse. Ishte 26 prilli i vitit 1986, kur reaktori bërthamor Nr.4 në Termocentralin Bërthamor të Çernobilit, afër qytetit të Pripiatit (në Ukrainën e sotme), pësoi një shpërthim masiv, saqë hodhi në erë reaktorin 2.000 tonësh përmes çatisë së godinës.

Sidoqoftë, derisa të zbuloheshin gjurmët e pasojave radioaktive nga një institut bërthamor suedez të nesërmen, qytetarët sovjetikë filluan të dëgjonin për atë që kishte ndodhur nga burimet e huaja të lajmeve – ashtu si pjesa tjetër e botës.

Numri i vdekjeve nga katastrofa (ata që vdiqën menjëherë ose brenda disa javëve ose muajve për shkak të sëmundjeve të shkaktuara nga rrezatimi) ishte rreth 54. Por vlerësimet mbi vdekjet e shtrira më shumë në kohë, afatgjata si rezultat i ekspozimit ndaj rrezatimit ndryshojnë shumë, nga mijëra në dhjetëra mijëra, dhe madje shumë më të larta.

Katastrofa e Çernobilit i kushtoi regjimit sovjetik zhdukjen edhe të asaj çka kishte mbetur nga besueshmëria e tij  në raport me qytetarët, dhe ishte “gozhda” e fundit në “arkivol” sa i përket imazhit të komunizmit sovjetik jashtë vendit.

Për regjimin aktual komunist kinez në Pekin, dëshmitë në rritje se Covid-19 nuk ka origjinë zoonotike – pra nuk kaloi nga kafshët tek njerëzit – siç pretendon ende Kina, por që ka shumë të ngjarë të ketë dalë nga një laborator në Institutin e Virologjisë në Vuhan, flasin për një fajësi për një katastrofë globale shumë më të rëndë sesa Çernobili.

Aq sa nuk është e paarsyeshme të spekulosh rreth pasojave që mund të ketë kjo pandemi në mbijetesën e regjimit. Për më tepër, ka prova se qeveria kineze e fshehu seriozitetin e shpërthimit epidemik në Kinë, ndërsa lejoi përhapjen e virusit jashtë vendit.

Kësisoj është gjithashtu e mundur të spekulohet se Pekini e pa krizën e Covid-19 jo si një tragjedi, por si një shans për të dëmtuar ekonomitë dhe shoqëritë në të gjithë botën, në avantazhin e Kinës. A mundet që zemërimi ndërkombëtar ndaj Covid-19 të mbërrijë në një pikë ku kolegët e Xi Jinping të vendosin që ta bëjnë këtë të fundit një kurban, duke e rrëzuar nga pushteti?

Meqë se ai e ka modeluar mbretërimin e tij sipas sundimit të pamëshirshëm dhe kontrollit të pushtetit nga Mao Ce Duni dikur, kjo mund të jetë e pamundur. Edhe nëse do të ndodhte, regjimi kinez i mbikëqyrjes totale, do t’i pengonte qytetarët kinezë të mësonin diçka, sikurse është e vërteta e asaj që ndodhi në Vuhan.

LEXO EDHE:  Pas shtrimit në spital, Trump njofton për gjendjen shëndetësore

Kur ndodhi katastrofa e Çernobilit, regjimi sovjetik ishte tashmë në grahmat e tij të fundit. Ndërkohë, ambicia e Kinës për hegjemoni globale, sapo ka filluar të japë frytet e veta. Pavarësisht se çfarë ndodh me presidentin Xi Jingping, ajo është një pjesë thelbësore e identitetit të Partisë Komuniste Kineze.

Udhëheqja e Kinës ka qenë e angazhuar në një rrugëtim të gjatë drejt shndërrimit të vendit në një fuqi globale, që kur Mao Ce Duni u ngjit në pushtet në vitin 1949. Pasardhësit e Maos, duke filluar me Ten Hsiao Pinin, i janë përkushtuar me gjithë zemër këtij udhëtimi epik.

Pavarësisht nga fytyra miqësore që ai i tregoi Perëndimit, ishte pikërisht Ten ai që e përshkroi i pari marrëdhënien me SHBA-në si një “luftë e ftohtë”, dhe ua bëri të qartë kolegëve të tij, se reformat në ekonominë kineze duhej “të pasuronin shtetin dhe të forconin ushtrinë”.

Ato që perëndimorët supozuan se ishin reforma për ta integruar Kinën në sistemin ekonomik global, ishin në fakt hapa që synonin dominimin dhe kontrollimin e këtij sistemi, në mënyrë që të arrihej hegjemonia globale.

Gjatë viteve 1990, pasardhësi i zgjedhur i Ten si sekretar i përgjithshëm i PPK-së, Jang Zemin, e vendosi Kinën drejt një kursi të rindërtimit të madh të ushtrisë. Në dekadat e para të këtij shekulli, Hu Xhintao krijoi shtetin e mbikëqyrjes totale përmes teknologjisë së lartë,dhe nisi një valë sulmesh kibernetike, të cilat vodhën një pronësi intelektuale me vlerë qindra miliarda dollarë nga një botë që nuk dyshonte, transferimi më i madh i pasurisë në botë.

Nisma madhështore e Xi për Brezin dhe Rrugën, dhe masterplanin e tij “Made in China 2025”,bazohet mbi superstrukturën e paraardhësve të tij, që u krijua për ta bërë Kinën superfuqinë dominuese të botës përmes çdo lloj mjeti të nevojshëm.

Ndoshta duke përfshirë përdorimin apo shfrytëzimin e pandemisë së Covid-19,si një mënyrë për të penguar ekonomitë e rivalëve të Kinës, veçanërisht atë të Shteteve të Bashkuara. Në fakt rritja e Kinës në hulumtimet rekombinante të ADN-së, siç përshkruhet në Planin e 14-të të Zhvillimit Pesë-vjeçar të Xi-t, mund të sinjalizojë interesin e Pekinit për të kërkuar zhvillimin e një agjenti edhe më virulent si një armë biologjike të mundshme.

Sidoqoftë duhet të shpresohet se bota nxori mësime nga Çernobili, ngjarja që zbuloi falimentimin moral të regjimit sovjetik, që e lejoi atë të ndodhte, dhe më pas u përpoq ta mbulonte atë. Nga ana tjetër Covid-19 na ka dhënë një mësim të kthjellët në lidhje me rreziqet të cilat na kanosen të gjithëve, nëse bashkëpunojnë apo kemi një qasje të butë ndaj Pekinit.

Tre milion të vdekur, dhjetëra triliona dollarë të humbura në të gjithë botën:Është një kosto e tmerrshme për të paguar për shkak se injorimit të kërcënimit të tanishëm dhe të ardhshëm të paraqitur nga një regjim i fiksuar pas pushtetit të tij./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kuriozitete

Jo vetëm meshkuj/ Njihuni me katër femrat më të bukura spiune

Publikuar

-

Nga

Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si  përshembull James Bond, por kur bëhet fjalë për spiunet femra, jo vetëm që nuk na vjen nëpër mend ndonjë emër por mendojmë se nuk ka.

Por e verteta është krejt ndryshe. Ka pasur disa “heroina” të jashtëzakonshme në spiunazh, ju thjesht nuk keni dëgjuar për to.

Këto janë katër emrat më të njohura të femrave më të famshme që kanë qënë pjesë e spiunazhit.

  1. Anna Chapman

Spiunja dhe modelja ruse Anna Chapman ishte pjesë e një rrjeti spiunësh rusë, duke u infiltruar në SHBA për vite me radhë, dhe kishte si detyrë të joshte informatorin e “NSA”, Edëard Snoëden. Ajo përdori statusin e saj si modele për të marë informacion nga sekretet e fshehta të qeverisë. Ajo u arrestua në NYC gjatë vitit 2019.



  1. Ana Montes

Montes ishte spiune për qeverinë Kubane dhe filloi punën për SHBA në vitin 1985, me “Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Eksperte për gjithçka kubane, Ana kishte një kujtesë te jashtëzakonshme për të memorizuar memorizonte dokumente me lehtësi. Ajo madje kaloi testin e poligrafit për SHBA, por për fat të keq u dënua me 25 vjet burg në vitin 2002.

  1. Josephine Baker

Ky emër mund tju habisë. Josephine Baker ishte një valltare dhe këngëtare në vitet 1920. Ajo ishte gjithashtu spiune gjatë Luftës së Dytë Botërore në emër të “Rezistencës Franceze”, duke kontrabanduar mesazhe në muzikën e saj.

  1. Stephanie Rader

Stephanie Rader u bashkua me Trupat Ndihmëse të Ushtrisë së Grave në vitin 1942 para se të rekrutohej në Zyrën e Shërbimeve Strategjike. Duke shtirur identitetin e një gruaje që kërkonte anëtarët e humbur të familjes në luftë, ajo mori një punë në ambasadë. në këtë mënyrë ajo mblodhi informacione mbi lëvizjet e trupave ruse, statistikat politike dhe policinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anëtarësi anti-amerikane”/ Kreu i PD në Vlorë i kundërpërgjigjet Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD në Vlorë, Genc Deromenaj ka reaguar pas deklaratës së  Lulzim Bashës se “nuk do të lejonte asnjë grumbullim anti-amerikan”.

Sipas tij, pa kushte duhet të duhet Shqipëria, jo vetëm Amerika.

“”Anëtarësi Anti-Amerikane”, u tha a nuk u tha në mbledhje… Personalisht nuk dua të merrem me ngjarjen por me një kusht të çuditshëm, që:



LEXO EDHE:  Pse disa njerëz mund të jetojnë në aeroporte për muaj, madje edhe me vite

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në 24 orë/ Ja sa të infektuar janë konfirmuar nga dje

Shqiptarët, Politikanët shqiptarë duhet të duan Amerikën e pa këtë kusht çdo “dashuri” tjetër është hipokrite dhe nuk ka asnjë vlerë …!

Shqiptarët, Politikanët e tyre duhet të kenë si kusht të parë të panegociushëm:Të Duan Shqipërinë”, shkruan Deromenaj në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dosja e SHBA/ Ish-deputeti demokrat mesazhe të forta Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha ka komentuar përplasjet e fundit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Duke reaguar mbi deklaratat e tyre, në lidhje me një dosje që pretendohet se ekziston dhe që është ajo dosje arsyeja pse Berisha është shpallur non-grata në SHBA, Fatos Hoxha i drejton mesazhe të forta Bashës dhe Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përmbajtja e dosjes duhet të zbulohet për demokratët, dhe pastaj do të jenë këta të fundit që do të gjykojnë mbi të.

Lulzim Basha ka thënë: “informacionet i di une, sikurse i di dhe doktori. Ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”.

Sali Berisha ka thene: “dosja ekziston, por ajo ka brenda vetëm shpifje”.

Pse as njeri, as tjetri nuk zbulojne përmbajtjen e dosjes për demokratet që ata të gjykojnë vetë mbi të?!



LEXO EDHE:  1 Prilli/ Ja gënjeshtrat më të mëdha që kanë ndryshuar historinë

LEXO EDHE:  Luan Bregasi kritika qeverisë/ “Nuk e përgatiti ekonominë për të përballuar situatën”

Pse nuk u japin mundësine demokratëve që të krahasojnë permbajtjen e dosjes me ate qe ata kane degjuar, lexuar, dine dhe perjetuar vete si bashkudhetar te Doktorit?! Keshtu eshte me mire per te gjithe, se zbulohet shpejt e verteta.

Pa na zbuluar permbajtjen e dosjes rezultati eshte ky:

SHBA e ka certifikuar doktorin si te korruptuar domethenes me dosje.

Luli ka pare dosjen e korrupsionit te Doktorit dhe eshte tmerruar, edhe pse stomaku i mban shume, kurse doktori ka dale rrugeve dhe bertet si i çartur. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se doktori ka “ngrene fort mish dhie” dhe stomakun e ka te prishur.

Çfare ai vjell nga stomaku perdite nuk mund te jete ushqim per demokratet.”-shkruan Fatos Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE