Connect with Us

Zbulohet kush kërkon të blejë Alpha Bank

Aktualitet

Zbulohet kush kërkon të blejë Alpha Bank

Publikuar

-

Mesi i muajit korrik ishte afati i shprehjes së interesit dhe paraqitjes së ofertave indikative nga subjektet e interesuara për blerjen e Alpha Bank-Shqipëri.

Mësohet se subjektet që kanë kërkuar zyrtarisht blerjen e Alpha Bank-Shqipëri, janë hungarezët e OTP, bullgarët e Bankës së Parë të Investimeve (Fibank), sllovenët e Nova Ljubjanska Banka (NLB) dhe dy bankat shqiptare Tirana Bank dhe Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank).

Sipas Monitor, perceptimi mes subjekteve në garë është se OTP mund të jetë favorite në këtë proces, për shkak të disponibilitetit të madh për të investuar dhe strategjisë agresive të zgjerimit në rajon që kanë ndërmarrë vitet e fundit.

Veç konkurrentëve të mësipërm, ekziston edhe një skenar surprizues: Alpha Bank mund të ngelet përsëri greke, për shkak të presionit politik që ekziston për mosdaljen e plotë të kapitalit grek nga tregu bankar shqiptar.

Po ashtu Monitor, shkruan se Alpha Bank Albania mund të blihet nga vetë qeveria greke, përmes një institucioni apo fondi financiar të kontrolluar prej saj. Në këtë kuptim, një alternativë mund të jetë që Alpha të blihet prej bankës së kontrolluar nga shteti grek, Banka Kombëtare e Greqisë (NBG Bank).

LEXO EDHE:  Kufinjtë me Greqinë/ Autoritetet fqinje “i japin dritën jeshile” shqiptarëve

Aksioneri më i madh i NBG është fondi publik që u ngrit në vitin 2010 për shpëtimin e bankave greke (Hellenic Financial Stability Fund), që zotëron 40.39% të aksioneve të bankës. Kthimi i NBG në Shqipëri do të ishte një zhvillim tejet i papritur, tre vjet pasi banka greke shiti filialin e saj shqiptar te ABI Bank.

Në fund të marsit 2021, Alpha Bank – Shqipëri zotëronte 4.9% të tregut bankar shqiptar, me një total aktivesh prej rreth 79 miliardë lekësh. Vitin e kaluar, Alpha Bank – Shqipëri arriti një fitim prej 218 milionë lekësh dhe një kthim nga kapitali në nivelin 6.34%. Fitimi i vitit 2020 i ka ulur disi humbjet e akumuluara të bankës pranë nivelit të 3.1 miliardë lekëve. Sipas të dhënave më të fundit të Shoqatës Shqiptare të Bankave, kapitali aksioner neto i Alpha Bank në fund të marsit 2021 ishte rreth 9.1 miliardë lekë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

“Shfaqje teatrale nga Serbia”/ Rama: Kosova nuk është pa zot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se situata në veri të Kosovës duhet të ç’tensionohet dhe të kërkohet dialog.

I ftuar në emisionin “Open”, kryeministri tha se e gjitha kjo që po bëhet në anën tjetër të Kosovës është një shfaqje teatrale, ndaj së cilës nxiten qytetarë serbë të Kosovës në një drejtim të gabuar.



Situta të ç’tensionohet dhe të kërkohet dialog. I gjithë reagimi është një shfaqje teatrale që po bëhet në anën tjetër të Kosovës, nxisin sebët që janë qytetarë të Kosovës, duke inspiruar në drejtimin e gabuar. Kosova nuk është territor pa zot, mbas Kosovës është një alenacë e tërë luftarake. Kjo është një situatë që tension që i kthen në pengje qytetarët serbë të Kosovës”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.



“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëdhëniet e “ftohta” me Kurtin/ Rama: Kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me homologun e tij, albin Kurit, të cilat shpesh janë komentuar sit ë ftohta.

I ftuar në Open me Eni Vasilin, Rama është shprehur se marrëdhëniet e ftohta mes tyre janë një sajesë mediatike.

Kryeministri thekson që me Kurtin ka një marrëdhënie konstante dhe se të gjithë e dinë për mosadkordësinë përsa i përket Ballkanit të Hapur.



Marrëdhëniet e ftohta janë një sajesë mediatike. Ne kemi marrëdhënie konstante. Kemi një mosdakordësi për pjesën e Ballkanit të Hapur që dihet tashmë. Përtej kësaj kemi një kontakt të vazhdueshëm.

Tema kryesore sot në takim ishte çuarja përpara e bashkëpunimit duke bërë një rivijim të marrëveshjeve që janë bërë.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre.”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE