LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhiro me armë nëpër qytet/ Arrestohet i riu, nën hetim edhe shokët e tij

19 Korrik 2021, 08:06, Kronika CNA
Xhiro me armë nëpër qytet/ Arrestohet i riu, nën hetim edhe

Disa të rinj qarkullonin me armë me vete në një mjet ?Benz?,  nuk kanë mundur t?i shpëtojnë Policisë.

Në vendin e quajtur ?Bregu i Ranës?, në lagjen Guerile, Shkodër Policia  ka ndaluar për kontroll automjetin tip ?Benz? që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi F. M.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, poshtë sediljes ku ishte ulur shtetasi S. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër rezultoi se arma e zjarrit i përkiste shtetasit S. Gj., 19 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, pasagjer në mjet, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu u proceduan penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi F. M., 17 vjeç, për veprat penale ?Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt? dhe ?Moskallëzim krimi?, si dhe vëllezërit  G. K., 19 vjeç e G. K., 15 vjeç, pasagjerë në mjet, për veprën penale ?Moskallëzim krimi?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga