Connect with Us

Skemë mafioze për Portin e Durrësit?/ Basha tenton të mohojë pazaret, pse hesht PD?

Politikë

Skemë mafioze për Portin e Durrësit?/ Basha tenton të mohojë pazaret, pse hesht PD?

Publikuar

-

Projekti dy miliardësh për zhvillimin e Portit të Durrësit, ka qënë kryefjalë e mediave gjatë ditëve të fundit.

Disa ditë më parë, në media u raportua se në këtë projekt, të trumbetuar fort nga qeveria shqiptare, “thelen” e tij, e ka marrë edhe kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi.

MCN tv, ka zbardhur dokumentet, ku ndër të tjera thuhet se kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kejmen dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë. Pra, jo nga Dubai, sikurse është thënë nga qeveria.

Zyrtarisht, qeveria ka paraqitur si zhvillues dhe financues të projektit, themeluesin e grupit arab Emar, Muhamed Alabar. Por me sa duket, Alabar ka vendosur që të vijë në Shqipëri, jo përmes grupit Emar, por me kompani offshore nga ishujt Kejmen.

Bëhet fjalë për kompaninë e cila vjen nga ishujt Kajman dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë.

Ajo ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Ky i fundit,  rezulton administrator i kompanisë Moveo Albania, ku një ndër bashkëthemeluesit e kësaj kompanie është edhe kunati I Lulzim Bashës, Erion Isufi, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications. (Lexo ketu)

Nga ana tjetër ka edhe një detaj, që të bën të dyshosh, për pazare mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, për këtë projekt.

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, një nga zërat më të fortë zyrtar dhe krahu i djathtë i Lulzim Bashës, në një dalje të saj mediatike pak kohë më parë artikuloi një fjali.

Nuk ka nevojë fare të flasim me këtë gjuhë artificiale prej ujku që ndërron qimen. Porti i Durrësit për shembull është projekt nacional, nuk mund ta marrësh vetëm ti. Në kushtet që e di që opozita e vërtetë është në rrugë, edhe mund të presësh, siç u ule për kodin elektoral”, tha në atë kohë Grida Duma. (Lexo ketu)

Ky qëndrim i Grida Dumës, në atë kohë nga CNA.al u interpretua si një ftesë për pazar. Një dorë e shtrirë për korrupsion, për aferë, për ndarje parash, nga taksat e shqiptarëve, nga fondet e investimeve që do të vinin në Shqipëri.

Dhe detaji tjetër, që shton dyshimet është heshtja nga PD-ja zyrtare.

Edhe pse bëhet fjalë për një mega-aferë, sikurse është raportuar nga mediat, selia blu, vetëm ka heshtur dhe nuk e ka denoncuar.

LEXO EDHE:  Rama sulmon ashpër Bashën/I ke humbur të gjithë ndërkombëtarët, s’merret njeri me ju!

Për më tepër, duket se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po tenton të mohojë pazaret.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike me 17 korrik, Lulzim Basha u kujtua për Portin e Durrësit, por duke e përmendur vetëm përciptazi.

Ligjet bëhen me porosi të klientëve të regjimit, prona private grabitet dhe shkatërrohet, pasuritë natyrore plackiten, prona publike vidhet në shkelje të çdo norme dhe përfituesit fshihen në parajsa fiskale, si në rastin e Portit të Durrësit, kësaj mega-afere, konturet e të cilës vetëm sapo nisin të përvijohen.”-tha Basha.

Në fakt çështja e Portit të Durrësit nuk mund të denoncohet vetëm me një gjysëm fjalie, sikurse bëri Basha, por do të duheshin konferenca të tëra për shtyp, denoncime të njëpasnjëshme, apo edhe denoncim në SPAK.

Basha nuk mund të tentojë të “lajë duart si Ponc Pilati”, në lidhje me këtë mega-aferë, por duhet të dalë të flasë, të bërtasë po të jetë nevoja dhe ta denoncojë fort, me zë të lartë.

Nëse Lulzim Basha nuk ka marrë “thelën” e tij, në këtë aferë të qeverisë, këtë duhet ta tregojë me vepra./CNA.al

Ftesa për bashkëqeverisje/ Grida Duma kërkon pazare me Ramën për Portin e Durrësit

Porti i Durrësit, pazar i pastër në tavolinë/ Si e paralajmëroi Grida Duma, në emër të Bashës

2 miliardë dollarë investim për portin e Durrësit/ Kunati i Bashës dhe njerëzit e tij fshihen pas kompanisë offshore

Një copë Porti për humbjen e Lulzim Bashës

Skandali me Portin e Durrësit/ “RD” sulmon “padashje” kunatin e Bashës dhe ‘zhduk’ lajmin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Top Channel/Mediat të kapura nga droga dhe krimi!

LEXO EDHE:  Basha sulmon Top Channel/Mediat të kapura nga droga dhe krimi!



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video/ Rama u lë vendin ministrave, i nxjerr para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku vendimet  e marra njoftoheshin nga vetë kryeministri dhe botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në mandatin e tretë, duket se Rama ka zgjedhur tjetër strategji.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë dhe kanë njoftuar vendimet e marra.

LEXO EDHE:  Çorape leshi, dhuratë/ Basha suprizohet në fushatë

LEXO EDHE:  Seanca parlamentare/ Mblidhet grupi i PD-së



Kjo duket se do të jetë dhe mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Basha degradoi në vitin 2017/ Ish anëtari i Këshillit Kombëtar “skanon” kreun e PD

LEXO EDHE:  Basha degradoi në vitin 2017/ Ish anëtari i Këshillit Kombëtar "skanon" kreun e PD

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar, shkeljen e statutit dhe përjashtimet jane tiparet diktatoriale të Lulzim Bashës skane asnje lidhje me Amerikën.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE