Connect with Us

Ristani ia “plas” Bashës në fytyrë/ ”Aristokratuc, një kopje e Edi Ramës”

Politikë

Ristani ia “plas” Bashës në fytyrë/ ”Aristokratuc, një kopje e Edi Ramës”

Publikuar

-

“Gara është e pabarabartë”/ Ristani: Basha është një autokrat, jo demokrat

Ish sekretari i PD, Arben Ristani ishte një nga emrat që mbeti jashtë listës fituesve për Këshillin Kombëtar të PD.

I ftuar në Fax News, Ristani është shprehur se kreu i PD Lulzim Basha është kthyer në një kopje të kryeministrit Edi Rama dhe e ka kthyer PD në një ndërmarrje private.

Lulzim Basha po kthehet në një autokrat. Një kopje e Edi Ramës. Në këto kushte ajo që pritet dhe duhet është që Basha të lihet mënjanë dhe autokracia e tij të lihet mënjanë.

Përditë dhe më tepër ai po e kthen PD në një ndërmarrje private me pronar Bashën. Është duke parë vetëm interesat e tij. Çdo veprim që ai kryer, kemi një mos mbajtje të përgjegjësive për humbjet e njëpasnjëshme. Kemi mungesë të vizionit si do organizohet partia në të ardhmen”, është shprehur Ristani.

LEXO EDHE:  Protesta e biznesit/ Ku ishin strukturat e Bashës ?

I pyetur për zërat nëse kunati i Bashës është përfshirë në prjektin e Portit të Durrësit, ish deputeti tha se mes Bashës dhe Ramës ka bashkëpunim ekonomik.

Ajo që është e dukshme është që sundimtari dhe autokratuci Basha janë në lidhje, në komunikim me njëri-tjetrin. Kjo u paralajmëruar nga një deputete e rëndësishme e Bashës.

E pyetur në media, ajo tha se nëse Rama do ishte serioz në ftesën e tij, atëherë vendimmarrja për Portin e Durrësit do ishte e përbashkët.

Një gjë është e qartë: Bashkëpunimi i tyre ekonomik ka qenë dhe është në vazhdim“, tha Arben Ristani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ndal gjobave politike”/ Akuzat e forta: Goditje selektive ndaj biznesit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Partia Demokratike ka denoncuar sot atë që ajo e cilëson si goditje selektive nga ana e qeverisë për mbështetësit demokratë.

Në një deklaratë për mediat, Flamur Hoxha, Sekretar për Klimën e Biznesit, tha se shumë biznese po gjobiten dhe trajtohen si armiq nga ana e qeverisë, për shkak të bindjeve politike.

Mes të tjerash ai tha se Partia Demokratike do të jetë në krah të çdo sipërmarrësi që punon për të rritur ekonominë.



“Sot, shumë prej këtyre bizneseve po trajtohen si armiq. Përmes gjobëvënies në zyrat e bashkive dhe të tatimeve, po tentohet hakmarrja me presion, nënshtrim, ose falimentim e shumë bizneseve në Tiranë dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit”, shprehet ai.

Po ashtu, Hoxha shton se “Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndalojë këtë praktike primitive. Bizneset duhen lënë të qetë të punojnë mes kaq shumë vështirësive që u ka krijuar keqqeverisja e Edi Ramës”.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

LEXO EDHE:  Astrit Patozi këshillon Berishën/ Nuk duhet përsëritur thirrja për bashkim, sepse...

“U bëjmë thirrje bizneseve ta refuzojnë presionin nga kushdo qoftë ai! Partia Demokratike do të jetë në krah të çdo sipërmarrësi që punon për të rritur ekonominë. Gjobat politike janë të papranueshme! Ato rrënojnë biznesin dhe ekonominë e vendit. Goditjet selektive, trajtimi i bizneseve si armiq dhe kundërshtarë politikë nuk e zgjidh hallin e Edi Ramës. Ai është kryeministri i një pakice të dalë nga një masakër zgjedhore, me një ekonomi në krizë, me fare pak investime të huaja dhe me besimin më të ulët historik nga bizneset”, deklaroi Hoxha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Edhe një fitore që e ka në jetë e ka prej meje/ Arben Ristani i përvishet Bashës

Publikuar

-

Nga

Arben Ristani, i ka kujtuar kreut të PD-së, Lulzim Bashës, kohën kur e bëri kryetar Bashkie.

Në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Ristani tha se edhe një fitore që Basha e ka në karrierën e tij, e ka prej tij.

Kujtojmë se zë zgjedhjet lokale të 8 majit të vitit 2011 për kryetar të Bashkisë së Tiranës garoi Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Pas përfundimit të numërimit të votave, Edi Rama rezultoi fitues me 10 vota më shumë se Lulzim Basha.

Por pas një procesi rinumërimi në kutitë e votimit me arsyetimin se disa vota ishin hedhur në kuti të gabuara, Komisiuoni Qendror i Zgjedhjeve, me 4 vota pro dhe 2 kundër, vendosi të shpallë Bashën fitues me 81 vota më shumë se Edi Rama.

Kryetar i KQZ në atë kohë ishte Arben Ristani. Në vitin 2013, pasi Basha u zgjodh kryetar I PD, Arben ristani u zgjidh sekretar i Përgjithshëm i PD, post që e mbajti për katër vjet.

Ristani ka qenë gjatë kësaj kohe një nga kritikët më të fortë ndaj zotit Basha për mënyrën se si po e drejton PD. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të këtij viti, Ristani nuk u përfshi nga Basha në listat e kandidatëve për deputet.

Deklaratat e zotit Ristani bërë në emisionin “Dekalog”.

Zoti Ristani, në vitin 2011 ju, në cilësinë e kryetarit të KQZ-së keni dhënë vendimin që Basha të shpallej kreytar i bashkisës së Tiranës pas një procesi të hapjes së kutive dhe rinumërimit të votave. Sot, nëse do ishit  në atë pozitë, do ta jepnit sërish atë vendim?

LEXO EDHE:  13 vite nga ngjarja e Gërdecit/ Artan Hoxha: Politikanët e kanë harruar shpërthimin apokaliptik

LEXO EDHE:  Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Reagon PD



Së pari, nuk është vendim personal, por është vendim kolegjial. KQZ është komision kolegjial. Tani ka ndryshuar pak, por në atë kohë ishte kolegjial.

Së dyti, do ta jepja po atë vendim jo një herë por një qind herë. Ose sa herë ta kisha mundësinë. Sepse ishte me të drejtë. Unë kam patur vetëm një vërejtje në atë kohë nga OSBE-ODIHR që ishte për procedurë. Për procedurë kishte dy mundësi.

Përpara se të deklarohej fitorja, ose pasi të deklarohej fitorja. Vota në kutinë e gabuar është aq e vlefshme për të qenë ai vendim që unë kam marrë dhe u konsiderua e vlefshme, saqë më pas u bë pjesë e legjislacionit.

Sot që keni kaq shumë kritika ndaj Lulzim Bashës nuk thoni ç’kam bërë?

Nuk ka të bëjë me atë punë. Por që ka vlejtur, që Basha edhe një fitore që ka në jetë, paskam qenë edhe unë aty.

Por ia ke dhënë ti.

Jo. Ia ka dhënë ligji. Jo unë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

SPAK gënjeu për ministrat e Ramës?/ Malltezi: Kush e ka marrë peng opozitën, që nuk flet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Një ditë më parë, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, konfirmoi për Presidentin Ilir Meta, se asnjë nga ministrat e kabinetit ‘Rama 3”, nuk është nën hetim apo nuk figuron i regjistruar për ndonjë vepër penale.

Por, sipas Jamarbër Malltezit, një gjë e tillë nuk qëndron.



Më anë të një postimi në rrjete sociale, Malltezi shiqgjeton Opozitën e cila hesht dhe nuk thotë një fjalë për kabinetin “Rama 3”, që SPAK  e nxori të pastër.

LEXO EDHE:  Top Channel i kundërpërgjigjet Bashës/ Nuk kemi asnjë borxh që të shesim mediokritetin

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Pse s’ranë dakord? Ramën dhe Albinin i largon Vuçiçi

Kush ka marrë peng Opozitën që nuk flet, kur SPAK, deklaron se asnjë ministër nuk është nën hetim, në këtë vend të korruptuar”, në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE