Connect with Us

“Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ E ka çuar PD-në nga humbja në humbje”

Politikë

“Ristani “dush të ftohtë” Bashës/ E ka çuar PD-në nga humbja në humbje”

Publikuar

-

Autokracia brenda partisë/ Ristani: Kryesia e re, kostum i Bashës

Lulzim Basha e ka çuar Partinë Demokratike nga humbja në humbje pa mbajtur përgjegjësi, tha në “Raw Politics” Arben Ristani, ish- sekretar i përgjithshëm i PD-së.

Në lidhje me kritikat e z. Basha i cili në Kuvendin e PD-së përmendi se disa demokratë i janë kthyer kundër Partisë Demokratike, z. Ristani tha se në fakt i janë kthyer kryetarit Basha dhe jo PD-së dhe se për të, PD-ja është shumë e rëndësishme.

“As që kemi çuar në mendje, jemi rritur, jemi pjekur bashkë me PD-në, kam qenë student i grevës së urisë, në mitingjet e para fare kur ka lindur PD-ja. Në makinë me Berishën dhe Azemin. Ne jemi bashkëudhëtarë që nga dita e themelimit. E duam, unë e dua me shpirt, më duket sikur është pjesë e imja”, u shpreh Arben Ristani.

LEXO EDHE:  “8 fitoret” e Lulit/ E vërteta për Aurelën, demokratët dhe faktet që nuk i mohon dot askush

Arben Ristani tha se PD-ja ka lindur për të qenë parti e parë, mirëpo kohët e fundit kjo parti gjendet në fazë kritike dhe sipas tij, kjo ndodh për shkak të mënyrës së drejtimit të Lulzim Bashës.

“Shkaku kryesor është kompleksi i Bashës dhe paaftësia e tij për ta drejtuar PD-në dhe për ta bërë fituese. Që nga momenti i parë largoi një numër të madh figurash historike dhe e vazhdoi këtë më tutje”, tha Arben Ristani./Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Dje i lëpiheshin Berishës, sot fshihen”/ Nano i përbuz: Çfarë vemjesh, horra

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari dhe analisti Mustafa Nano ka reaguar me tone të ashpra, ndaj të gjithë atyre që deri dje trumbetoheshin si pro sih-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa sot janë strukur, nuk dëgjohen.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Nano thotë se ndjen neveri prej tyre.

Kanë qenë të shumtë ata që, në harkun e 25 viteve të fundit, më kanë dalë përballë si berishianë në studio televizive e në faqe gazetash (si polemistë). E kanë mbrojtur Berishën me krenari e vendosmëri, duke m’i sjellë zorrët te goja.

Por edhe duke ma nxirë jetën. Dhe tani që Berisha është në hallin më të madh të jetës së tij, pothuajse të gjithë kanë bërë të ndenjurat mënjanë.

Nuk ka më berishianë. Janë zhdukur si me magji. Kanë zënë të mendojnë keq për idhullin e tyre?”, shkruan Nano.



Sipas tij,  fshehja  dhe heshtja e tyre, nuk ka lidhje me vendimin e DASH-it për Berishën, po ata janë lloji, “kthehu andej nga fryn era”.

U ka hapur sytë vendimi amerikan për ta shpallur Berishën ‘persona non grata’? Nuk besoj. Për mua, po bëjnë atë që kanë bërë edhe kur i lëpiheshin Berishës: Ndjekin e kurojnë karrierën e tyre, që është ngritur mbi parimin “kthehu andej nga fryn era”.

Prandaj, e kanë qepur gojën. Po presin të ndodhë ajo që ka për të ndodhur, e pastaj të dalin në shesh si anti-berishianë. Unë më shumë përbuzje kam për këta sesa për Berishën, të cilin e konsideroj megjithatë një nga horrat e mëdhenj të historisë së Shqipërisë qysh prej themelimit të shtetit.

 (Ndoshta ia merr në këtë mes Enver Hoxha e Esat Toptani. Ndoshta.) Por ka një soj më të keq sesa këta. Është soji i berishianëve që (janë shumë pak, duhet thënë) s’e kanë pasur për gjë këto ditë t’i kthejnë shpinën Berishës. Madje, po e kritikojnë atë. E kritikojnë nga pozita filoamerikane.

Çfarë vemjesh! Ata që kanë pritur vitin 2021 (dhe vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit) për të kuptuar se kush është Sali Berisha janë vemje, vemje, vemje”, ka përfunduar reagimin Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-Ministri i Ramës në “krah” të Berishës/ ‘Basha nuk e ka në dorë ta largojë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka deklaruar se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e ka në dorë ta largojë ish-kryeministrin Sali Berisha nga partia dhe nga Kuvendi.

Sipas tij, debati nëse Basha duhet ta largojë apo jo Berishën është një temë pa interes.

Edhe njëherë, që ta mbyllim këtë temë krejt pa interes për publikun.

Lulzim Basha nuk e ka në dorë të largojë Berishën nga parlamenti. Ligjërisht deputeti largohet vullnetarisht ose e largon ligji kur i provohet shkelja që ka bërë.

Nuk të largon partia nga mandate. Nuk e ka në dorë. Po ta kishte më së paku do largonin ata që nuk pranuan të digjnin mandatet”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Më tej ai thotë, se Lulzim Basha nuk mund të përjashtojë dot nga grupi parlamentar asnjë deputet, kur ky i fundit është korrekt me linjën politike të partisë.

Nëse deputetët u përjashtokan për qejf të dynjasë, atëherë ai smund të jetë më drejtues i asnjë ekipi, se qejfet e dynjasë nuk mbarojnë”, shprehet Manjani.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Vini re për çfarë nuk zihen

LEXO EDHE:  Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme



Sipas këtij të fundit, janë të tjera tema për të cilat duhet t’i kërkohet llogari Lulzim Bashës.

Por, Lulzim Bashës sot e gjithë ditën duhet t’i kërkojmë hesap përse nuk po bëhet qendra e drejtimit të opozitarizmit në Shqipëri? Përse ka rryma e individë që nuk po i afron në një platformë të integruar?

Kur dhe si do të drejtojë dialogun për të bërë reformën kushtetuese e politike?

Këto janë përgjegjësi e Lulzim Bashës e jo debati idiot, e përzë apo jo dot Berishën. Sepse nuk e ka në dorë, as ai e as kush!

 Meqë ra fjala edhe këtë fakt , pra që ska gjë në dorë, duhet ta thotë vetë Basha që të mbyllet kjo temë që po merr vemendje publik krejt panevojë.

Sinqerisht nuk e kuptoj përse merr kosto kot për gjëra që nuk janë në dorën e atij”,  shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kulluri: Mosveprim i Bashës ndaj ultimatumit të SHBA, do të sjellë pasoja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Anëtari i “Grupimit për PD-në”, Edvin Kulluri, u shpreh se Basha nuk guxon të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar largimin e Berishës.

Sipas Kullurit, ky mosveprim i Bashës ndaj ultimatumit të SHBA, do të sjellë pasoja.



Nëse Basha guxon të mbledhë këshillin kombëtar për të përjashtuar Berishën se di si do dalë nga ajo sallë. Nëse se merr këtë vendim, atë do ta shohim cili do jetë fati i Bashës në raport me SHBA. Se kur dikush të paralajmëron diçka do ketë një pasojë. SHBA smund të rrezikojë autoritetin që ka sidomos në një popull më dashamirës ndaj SHBA.

 Kush e dëgjon më atë kryetar kur ish kryetari thotë se  unë e zhduk për 5 minuta nëse më heq nga grupi parlamentar pa fakte. Ça bën ai në atë zyrë. Basha është i virgjër nga pikëpamja demokratike. Ky ka hequr nga PD 28 mijë demokratë”, tha Kulluri në ‘Repolitix”./CNA.al

LEXO TE PLOTE