Connect with Us

Protestat në Vlorë/ Rama iu “tregon dhëmbët” bizneseve: Këndoni e kërceni sa të doni

Politikë

Protestat në Vlorë/ Rama iu “tregon dhëmbët” bizneseve: Këndoni e kërceni sa të doni

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestave, të bizneseve në Vlorë, të cilët kundërshtojnë orën policore, për muzikën.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thekson se “Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme”. Ai shton se nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar.

Protestë në Lungomare për muzikën?
1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë
2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike.”-shkruan Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nëse ke shitur më pro-amerikanin ke një parti-bandë pazaresh”/ Strazimiri ia numëron një më një Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku rendit një sërë arsyesh se nëse Basha i ka bërë këto gjatë tetë viteve opozitë, atëherë drejton një parti- bandë pazaresh.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Strazimiti thekson se ‘nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA.

“Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron kundër korrupsionit, nuk e shet luftëtarin më të paepur anti-korrupsion në 30 vjet pluralizëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron në krah të njerëzve të ndershëm, nuk e shet njeriun e ndershëm, madje i vetëdijshëm që është njeri i ndershëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një shtet të moralshëm, të drejtë, rregullash, ligjesh e jo njerëzish, nuk shkel me vetëdije çdo rregull të shkruar e të pashkruar, moral e politik…



LEXO EDHE:  Rama tjetër mesazh të koduar Berishës/ Nuk e kalon dot oqeanin

LEXO EDHE:  FAKE NEWS/ Braçe s’ka dhënë dorëheqjen, Rama e ka shkarkuar

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një Shqipëri siç e donin martirët antikomunistë, nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” …

* Nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA….

Nëse i ke bërë këto, ke vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh, grabitësish, tregëtarësh të interesave kombëtare, pa të shkuar e pa moral!!!

Një të tillë ky vend ka 80 vjet që e ka dhe, e dyta është e tepërt…

Por edhe në u bëfshin 2, e dyta s’ka për të qenë kurrë Partia Demokratike!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lëvizja e Partisë Demokratike/ Andi Bushati: Një radikalizëm fals, ja çfarë synon Basha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike parashtroi sot tri çështjet kryesore për mënyrën se si do të vijojë betejën e saj parlamentare.

Ajo renditi ‘vjedhjen e zgjedhjeve’, ‘inceneratorët’ dhe çështjen ‘Beccheti’, që sipas opozitës shqiptarët duhet t’i paguajnë sipërmarrësit italian 120 milionë euro për shkak të kryeministrit Edi Rama.

Kjo temë i diskutua mbrëmjen e sotme në “Shock” në Euronews Albania. Analisti Andi Bushati thotë se ky ‘radikalizim” i Partisë Demokratike është fals, duke shtuar se ajo ka patuar lëvizje edhe më të bujshme, por në fund është tërhequr.



Një lloj radikalizmi fals, sepse kjo opozitë ka përdorur shumë masa radikale dhe në fund është tërhequr. Ky radikalizëm i duhet në këtë moment për të bërë rolin e opozitës radikale për të sfumuar lëvizjen e Berishës”, tha ai.

LEXO EDHE:  Shoqërimi i dy gazetarëve në komisariat/ Komisioni Europian: Lërini të bëjnë detyrën pa kërcënime

LEXO EDHE:  Tirana e Durrësi në shtetrrethim/ Spahiu mesazh të fortë kryeministrit Rama

Por pse pikërisht PD-ja po kërkon ngritjen e tre komisioneve hetimore parlamentare për çështjet e mësipërme, këtë taktikë të z. Basha, analisti Bushati e lidh me përjashtimin e Berishës dhe gjendjen aktuale ku ndodhet sot PD-ja.

Nëse ka një problem PD dhe opozita, që të flasë për incineratorët, ka tre vjet që e bën, me gjithë këto kauza pati rezultatin e 25 prillit. Problemi real është se ka një problem me Sali Berishën dhe bazën e partisë, e cila po shkon drejt Berishës. Bashës po i ikin dhe niveli drejtues dhe baza e dytë dhe për ta fshehur këtë katastrofë që po i ndodh, mundohet të bëjë lëvizje si këto, që mua më duket në kufijtë e qesharakes”, tha ai./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

Nga

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.



“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

LEXO TE PLOTE