Connect with Us

Përplasja e policisë me biznesmenët/ Meta: Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë

Politikë

Përplasja e policisë me biznesmenët/ Meta: Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë

Publikuar

-

“Është tepër urgjente”/ Meta jep alarmin pas ngjarjes së rëndë në Gjirokastër

Mbrëmjen e kaluar pati një përplasje mes policisë dhe pronarëve të bizneseve në Vlorë, të cilët kanë protestuar për zgjatjen e orës policore. Pas kësaj ngjarje ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili e quan shqetësuese situatën e krijuar mbrëmë në Vlorë.

Meta bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Gjithashtu thekson se dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme

Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

LEXO EDHE:  Devijohet trafiku në Vlorë/ Nga duhet të kalojnë shoferët

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta.

Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë! 🇦🇱”, shkruan Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dosja e SHBA/ Ish-deputeti demokrat mesazhe të forta Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha ka komentuar përplasjet e fundit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Duke reaguar mbi deklaratat e tyre, në lidhje me një dosje që pretendohet se ekziston dhe që është ajo dosje arsyeja pse Berisha është shpallur non-grata në SHBA, Fatos Hoxha i drejton mesazhe të forta Bashës dhe Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përmbajtja e dosjes duhet të zbulohet për demokratët, dhe pastaj do të jenë këta të fundit që do të gjykojnë mbi të.

Lulzim Basha ka thënë: “informacionet i di une, sikurse i di dhe doktori. Ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”.

Sali Berisha ka thene: “dosja ekziston, por ajo ka brenda vetëm shpifje”.

Pse as njeri, as tjetri nuk zbulojne përmbajtjen e dosjes për demokratet që ata të gjykojnë vetë mbi të?!



LEXO EDHE:  Policia në aksion/ Ndëshkohen 4 drejtues mjetesh

LEXO EDHE:  E FRIKSHME NË TIRANË/ POLICIA EKZEKUTON 25 VJEÇARIN E PAFAJSHËM

Pse nuk u japin mundësine demokratëve që të krahasojnë permbajtjen e dosjes me ate qe ata kane degjuar, lexuar, dine dhe perjetuar vete si bashkudhetar te Doktorit?! Keshtu eshte me mire per te gjithe, se zbulohet shpejt e verteta.

Pa na zbuluar permbajtjen e dosjes rezultati eshte ky:

SHBA e ka certifikuar doktorin si te korruptuar domethenes me dosje.

Luli ka pare dosjen e korrupsionit te Doktorit dhe eshte tmerruar, edhe pse stomaku i mban shume, kurse doktori ka dale rrugeve dhe bertet si i çartur. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se doktori ka “ngrene fort mish dhie” dhe stomakun e ka te prishur.

Çfare ai vjell nga stomaku perdite nuk mund te jete ushqim per demokratet.”-shkruan Fatos Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha i pabesueshëm/ Ish-Ministri i “vë vizën” kreut të PD

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë kundër mazhorancës kur bëhet fjlë për ndryshimin e Kushtetutës për vijimin e Vettingut.

Sipas Manjanit, ndryshimi kushtetues që kërkon PS për Vetting nuk është i domosdoshëm, pasi Vettingu vijon të bëhet edhe pasi KPK dhe KPA të mos ekzistojnë.

Kushtetuta që kemi thjesht nuk bë më. Nën këtë Kushtetutë Shqipëria dështoi të krijojë një shtet jo partiak, një shtet me pushtete të ndara, një demokraci ku vendos populli, një demokraci ku nuk vidhet pushtet e vote, një shtet me individë të lirë e me të drejta të garantuara. Kushtetuta e sotme është një dokument arnash politike herë me konsensus e herë jo, por jo një dokument parimesh.



LEXO EDHE:  Unaza është partia jonë/ Fillon tek Nexhmija e shkon tek çuni Fahriut

LEXO EDHE:  Policia në aksion/ Ndëshkohen 4 drejtues mjetesh

 Shoqëria ka nevojë për një start tëri e për pasojë një Kushtetutë të re. Por kjo klasë politike nuk ka kredon e nevojshme për këtë gjë”, shkruan ai në rrjete sociale.

Më tej Manjani nuk lë pas kreun e PD Lulzim Basha, të cilit i “vesh” dështime në bashkëpunimin pozitë-opozitë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goditi Berishën pas shpine/ Kikia: Basha nuk ka moral për të qenë kryetar i PD

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kika ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike.

I ftuar në  studion e “Log”, ai tha se lëvizja e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk duhet neglizhuar duke shtuar se ish lideri demokrat nuk është nga ata etër që “vritet” kollaj.

Kikia theksoi se kryedemokrati duhet të zhvillojë zgjedhje reale në parti, pasi nuk ka moral të jetë kryetar në këtë situatë.



“Mendoj që në PD tashmë është shtruar një çështje për zgjidhje. Duhet të kemi parasysh faktin, rezultoj që Berisha nuk qenka nga ata etër që vritet me një të shtënë. E shtëna e parë erdhi natën dhe pas shpine. Basha duhet të ndeshet në duel tani. Që ta drejtojë PD duhet ti drejtohet zgjedhjeve reale në parti. Lëvizja që po drejton Berisha që unë mendoj se është e shkaktuar tregon që ka ende shumë mbështetës. Basha nuk ka nga sot moral megjithë se mund të ketë me  vete strukturat. Nuk ka moral për të qenë kryetar. As Berisha nuk ka, i përket të shkuarës, por Basha nuk ka moral të jetë kryetar i kësaj partie. Basha ishte një trashgimtar i vendosur aty nga Berisha dhe këtë po e tregon Berisha me gojën e vet.  

Ka një çështje shumë të madhe për të zgjidhur brenda shtëpisë së vet. Kjo çështje nuk m,und të injorohet. Basha nuk mund të pranojë të jetë kryetar kur ka kaq shumë njerëz në bazë. Mund ti drejtohet kutive të votimit në një proces zgjedhor. Duhet mbyllur një orë e më parë që PD të bëjë opozitën. Unë e konsideroj fatkeqësi që një pjesë e mirë i shkojnë pas dhe e shikojnë si njeriun që mund të sjellë modelin një njeriu ka shkuar. Kjo parti në 30 vjet nuk ka prodhuar lider, por një pinjoll,” tha Kikia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE