LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD është e kapur nga oligarkët”/ Edith Harxhi e prerë: SPAK të hetojë

19 Korrik 2021, 15:05, Politikë CNA
“PD është e kapur nga oligarkët”/ Edith Harxhi e

Partia Demokratike është e kapur nga oligarkia dhe Lulzim Basha është pjesë e kësaj oligarkie, tha Edith Harxhi për Euronews Albania, duke shtuar se për këtë, SPAK duhet t?i futet hetimit.

?Partia Demokratike sot është plotësisht e kapur, është e kapur jo vetëm nga z. Basha vetë por nga oligarkia në përgjithësi dhe z. Basha është pjesë e kësaj oligarkie sot?, tha znj. Harxhi.

Sipas Edith Harxhit, Lulzim Basha e prezantoi veten si një lider perëndimor, ndërsa për znj. Harxhi sjellja prej kryetari e z. Basha është lindore, madje i kujton diktatorin Enver Hoxha.

?Nuk të bën perëndimor shkollimi në perëndim por pasioni për politikën dhe drejtësia. PD kalon nga kriza në krizë, pasi ka në detyrë një kryetar që vazhdon të bëjë spastrime në parti dhe kjo më kujton kohën e diktatorit Hoxha?, tha znj. Harxhi.

Edith Harxhi tha se do të vazhdojë të luftojë për debat të lirë brenda PD-së dhe në zgjedhjet e ardhshme do të kandidojë sërish për kryetare partie.

?Unë në zgjedhjet e ardhshme do të jem përsëri kandidate për zgjedhjet në PD, do jem opozitare dhe do të kërkoj një opozitë pa korrupsion ku lejohet debati i lirë?, tha znj. Harxhi.

Lajmet e fundit nga