Connect with Us

Paralajmërimi i pronarëve të bizneseve në Vlorë/ “Nuk tërhiqemi pa u plotësuar kërkesat”

Aktualitet

Paralajmërimi i pronarëve të bizneseve në Vlorë/ “Nuk tërhiqemi pa u plotësuar kërkesat”

Publikuar

-

Pronarët e bizneseve në Vlorë nuk kanë hequr dorë nga protesta. Mbrëmjen e sotme ata kanë deklaruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për zgjatjen e fashës orare të muzikës deri në 24:00 dhe orarin e lëvizjes deri nga 24:00 deri në 02:00, nuk do të tërhiqen nga protesta.

Zgjatjen me një orë të fashës orare nga qeveria ata e cilësuan si një “karamele”

Këtu është kulmi i protestës sonë, ne paralajmëruam mbyllje totale për 24 orë të bizneseve. Jemi mbledhur këtu të gjithë në një zë unanim, që ne këtë cështje e kemi problem serioz dhe është si puna e armëve kimike, që u mblodhën të gjithë, që nuk kishte asnjë lidhje politike, por është indinjatë e sinqertë që na prek të gjithëve. Të hiqet gardhi policor, nuk ka polici në sfond, por vetëm turizëm.

LEXO EDHE:  Gazetarja vërteton me fakte dhe prova/Në Vlorë votuan 403 demokratë

Fasha orare të paktën të kalojë deri në orën 02:00 dhe pa ndotjen akustike që e përmendi edhe kryeministri që jemi plotësisht dakord, por ne nuk mund të ndjekim dot klientët në orën 2 dhe me logjikë të shëndetshme nga ora 24:00 deri në 2 të mëngjesit klientët janë më në pakicë dhe ambienti është më i sigurt dhe qetë përsa i përket covid dhe ora muzikore që kërkuam, që ne na u duk si një karamele që na u dha nga ora 22:00 deri në 23:00, sidoqoftë faleminderit edhe për atë.

Ne kërkojmë që deri në 24:00 ne të kemi një sfond muzikor që të ushtrojmë biznesin tonë. Nesër do të vazhdojmë dhe do të presim përgjigjen e kryeministrit, jemi duke diskutuar për hapat e radhës”, është shprehur një prej biznesmenëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



LEXO EDHE:  Shisnin fara kanabisi/ Arrestohen dy persona

Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Shisnin fara kanabisi/ Arrestohen dy persona

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Gazetarja vërteton me fakte dhe prova/Në Vlorë votuan 403 demokratë

LEXO EDHE:  Shisnin fara kanabisi/ Arrestohen dy persona

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Akuzohet për shpërdorim detyre/ Drejtori i sapoemëruar dënohet me burg

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE