Connect with Us

Panik në Elbasan/ Shpërthen bombula e gazit në një byrektore

Kronika

Panik në Elbasan/ Shpërthen bombula e gazit në një byrektore

Publikuar

-

cna lajm aktualitet

Një bombul gazi ka shpërthyer në një byrektore në Elbasan, gjatë paradites së sotme.

Ngjarja ka ndodhur pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa punonjësit e byrektores dhe disa kalimtarë të rastit kanë shpëtuar për mrekulli. Nga shpërthimi janë regjistruar dëme materiale.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

LEXO EDHE:  Shpërthim në Paris

Kujtojmë këtu se kohët e fundit janë shtuar rastet e shpërthimit të bombulave të gazit.

Disa ditë më parë në Velipojë, katër anëtarë të një familje pësuan lëndime të mëdha nga pas shpërthimit të një bombule gazi, ndërsa dy prej tyre më pas humbën jetën. Bëhet fjalë për dy vajzat e familjes, njëra 15 vjeçe dhe tjetra 19 vjeçe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Transportoi 14 kg kokainë dhe u punësua në Doganë/ Zbardhen detaje për të kërkuarin e Interpolit

Publikuar

-

Nga

Një 42 vjeçar i identifikuar si Julian Mandija është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

I njëjti, sipas Policisë, ishte dënuar në Itali për trafik droge.

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja, rreth 42 vjeçarit Mandija, i cili rezulton që gjatë kësaj kohe që kërkoi për të vuajtur dënimin, ka bërë detyrën e doganierit në Doganën e Durrësit.

Madje ai është arrestuar në vendin e punës.

Julian Mandija  rezulton të jetë prangosur në Itali  në vitin 2014 në Itali së bashku me katër të tjerë me të cilët po transportonin 14 kg kokainë.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.



Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” .

LEXO EDHE:  Berisha jep alarmin/ Rendi në dorë të bandave

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Përmbyset autobusi i udhëtarëve

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge/ Arrestohet 42 vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna, lajme , kronike

Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

LEXO EDHE:  FOTOT-Shpërthim në stacionin e metrosë në Shën Petersburg/ 10 të plagosur

LEXO EDHE:  Shpërthim në Paris



Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar në Itali me shtatë vite burg/ Prangoset në Durrës 42-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Mësohet se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Përmbyset autobusi i udhëtarëve

LEXO EDHE:  Berisha jep alarmin/ Rendi në dorë të bandave



Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE