Connect with Us

Nuk mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD/ Nishani tregon arsyen dhe sulmon Bashën

Politikë

Nuk mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD/ Nishani tregon arsyen dhe sulmon Bashën

Publikuar

-

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka folur mbi situatën në Partinë Demokratike ndërsa nuk i kurse aspak kritikat për Lulzim Bashën, për të cilin tha se po bën gjithçka për të vazhduar të mbajë karrigen e pushtetit.

“Këto janë koncepte që nuk kanë lidhje me traditën e PD. Nuk mund të mbytësh zërat kundër nëse ti i ke apo nuk i ke në një forum të caktuar partie. Njerëzit që ndjejnë përgjegjësi qytetare nuk kanë nevojë për poste. Këtu është një çështje më madhore se postet, Historikisht në PD ka pasur kuvende të jashtëzakonshme, por nuk kanë ndërprerë mandatet as të institucioneve dhe as individëve. Është hera e parë që ndodh kjo. Është hera e parë që PD rri 12 vite në opozitë. Ka vetëm një përgjegjës, Lulzim Basha, që do të vazhdojë me çdo mënyrë të mbaje karrigen e kryetarit”, u shpreh Nishani, në një intervistë për Fax News.

Duke folur për Kuvendin Kombëtar të PD-së, i cili mbajti një takim ditën e shtunë, Bujar Nishani tha se ai nuk u thirr për hallet e PD-së, por për të mbyllur hallet politike të PD-së. Lidhur me mungesën e tij në Kuvend ai u shoreh se “nuk mund të beheshe pjesë e këtij teatri absurd”.

LEXO EDHE:  Basha e futi PD dhe Shqipërinë në krizë/ Edvin Kulluri mesazh demokratëve

“Po i ndodhin shumë gjëra të papëlqyeshme për herë të parë. Mbi të gjitha duhej të projektohej e ardhmja. Këtë radhë kuvendi nuk u thirr për hallin e PD-së, opozitës, apo shqiptarëve, por për të mbyllur hallet politike të Bashës. Prandaj unë nuk mund të bëhesha pjesë e një teatri absurd. Ndjej keqardhje të thellë për situatën ku PD është sot. Përgjegjësitë politike nuk janë kolektive por individuale. Kryetari i Partisë e ka çuar PD drejt tkurrjes, drejt humbjes së besueshmërisë në opinionin publik. Sot PD ka marrë një rezultat më të dobët se në vitin 2013. Ndryshimet statutore nuk i shërbejnë nevojave të PD, por për t’i shërbyer tregimit të forcës që bën Lulzim Basha ndaj anëtarësisë. Unë nuk mund të behesha pjesë e këtij teatri absurd”, u shpreh Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Baton Haxhiu zbulon marrëveshjen Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Baton Haxhiu: Meta ka pak gjasa të shkarkohet

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Lulzim Bashës për qarkun e Beratit është përfshirë në një debat të ashpër sonte në ‘Opionin’ me Analisti politik Baton Haxhiu.

Teksa po diskutohej për përplasjen mes Ramës dhe Kurtit, Haxhiu i është drejtuar Alizotit të mos e shajë Ramën, pasi shumë shpejt do të jenë krah tij, duke aluduar për një bashkëqevrisje të mundshme.

Kjo deklaratë e Alizotit u kundërshtua, duke thënë se nuk ka për të qenë asnjëherë krah Ramës.

Debati:

Alizoti: Ju jeni bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Rrëzimi i bustit të diktatorit dhe PD/ Patozi: Partia është në ditët më të këqija

LEXO EDHE:  150.000 $ lobimi i PD teTrump/ Kompania skoceze "fantazmë"



Haxhiu: Unë kam respekt dhe e kam për nderë të jem mik i Ramës. Kam respekt maksimal për të.

Alizoti: Në rregull, kështu miqsh ka Edi Rama. Ju roj miqësi të gjatë.

Haxhiu: Uroma mu, uroj dhe vetes se do dukesh afër tij.

Alizoti: Jo, Jo nëse unë do dukem afër tij do kërkoj ndjesë. Alizoti nuk ka për të qenë asnjëherë në krah të Ramës. Rri ti në kraj të Ramës dhe je rehatë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milionë spektatorë”/ Kreshnik Spahiu ironizon politikën shqiptare

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar politikën që bëhet në Shqipëri, duke thënë se është një telenovelë me 4 protagonistë kryesorë, Metën, Bashën, Ramën dhe Berishën, të cilët përloten në çdo seri të filmit.

Spahiu ka deklaruar se në film ata vriten 4, ndërsa në realitet jetojnë të 4 të lumtur.

“Bëjnë lojë sikur shkarkuan Metën, por ai ngeli President.

Bëjnë lojë sikur përjashtuan Berishën, por ai ngeli deputet.

Bëjnë lojë sikur shkarkojnë Bashën, por ai ngelet kryetar.



LEXO EDHE:  Ekzekutimi i dy vëllezërve/ Nishani “kryqëzon” Ramën

LEXO EDHE:  Kë të besojmë?-Gjekmarkajn me roman kundër Bashës/ Sot thotë është më i miri!

Bëjnë lojë sikur rrëzojnë Ramën, por ai ngelet kryeministër.

Telenovelë me 4 aktorë dhe 4 milion spektatorë, që s’e pranojnë që eshtë film, dhe përloten në çdo seri nga aktrimi tyre dhe skenari perfekt për turmat….

Në film vriten të 4. Në realitet jetojnë të 4, të lumtur..”, thotë Spahiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“SHBA nuk ka fuqi t’i blejë askush”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama në “Open” nuk ka preferuar të komentojë shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera.  S’kam asnjë koment për shpalljen non grata të Berishës. Një koment do ta politizonte”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama iu është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili në deklaratat e tij është shprehur se Rama dhe Soros kanë lobuar në lidhje me marrjen e vendimit për shpalljen “non grata”.

LEXO EDHE:  150.000 $ lobimi i PD teTrump/ Kompania skoceze “fantazmë”

LEXO EDHE:  Basha bën hapin e parë pas/Pranon dështimin e Republikës së Re



Rama është shprehur se SHBA janë superfuqi dhe nuk ka miliarder apo pasanik që mund të ndikojë në vendimmarrje.

Sikur SHBA dhe DASH të funksionin me lobime imagjino sa diktatorë mund ta kishin blerë Amerikën deri më tani. SHBA-të nuk ka fuqinë t’i blejë askush.

Nuk funksionojnë SHBA-të me lobime. Janë super fuqi. Nuk ka asnjë koalicion pasanikësh që mund të influencojnë tek ata për vendimmarrje”, është shprehur Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE