Connect with Us

“Nuk e kam thënë kurrë”/ Rrëfehet Ristani: Kur drejtoja KQZ-në, shtëpia ime ka qenë….

Politikë

“Nuk e kam thënë kurrë”/ Rrëfehet Ristani: Kur drejtoja KQZ-në, shtëpia ime ka qenë….

Publikuar

-

Ristani “shuplakë” Bashës/ Je treguar hileqar në mbledhjen e Këshillit

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, tha në Euronews Albania se kryetari Lulzim Basha është figurë mosmirënjohëse dhe këtë gjë, shtoi ai, e ka dëshmuar prej kohësh.

“Ai është mosmirënjohës. Absolutisht po. Ai po çon në gropë PD dhe po e rrënon çdo ditë më tepër. PD në këto 30 vite është në opozitë për herë të tretë”, tha Ristani.

Moderatorja e “Raw Politics” Erla Mëhilli pyeti z. Ristani nën cilësinë e ish-kryetarit të KQZ nëse e kishte ndihmuar apo jo Lulzim Bashën të shpallej fitues në garën për kryetar Bashkie të Tiranës në vitin 2011, ndërsa ai u shpreh se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por se thjesht kishte mbrojtur drejtësinë.

Z. Ristani tha se ndihet krenar për vendimin që mori në atë kohë, pavarësisht se votat ishin hedhur në kutinë e gabuar. Sipas tij, ky vendim sot është bërë pjesë e legjislacionit dhe vota e hedhur në kutinë e gabuar është e vlefshme.

“S’kam bërë asgjë në favor të Bashës, por unë kam mbajtur drejtësinë. Aq e vërtetë është kjo, saqë vota në kutinë e gabuar, mbasi unë e zgjidha në atë formë, u bë pjesë e legjislacionit, pra u fut në ligj që vota në kutinë e gabuar është e vlefshme dhe duhet numëruar. Nuk ishte pjesë e legjislacionit, nuk ishte shkruar, por ishte pjese e interpretimit kushtetues. Qëndrimi im ka qenë kritik në favor të së mirës së PD”, theksoi ai.

LEXO EDHE:  Kërcënoi Shehajn/ Zbulohet roli i ish-komisarit në vrasjen e Azem Hajdarit

Më tej, z. Ristani tregoi momentet e vështira që ka kaluar bashkë me familjen e tij para se të merrej vendimi për t’i klasifikuar si të vlefshme votat e hedhura në kutinë e gabuar, akt ky, i cili më pas solli fitoren e Bashës kundrejt kryeministrit aktual Edi Rama.

“Sa i takon kohës që unë drejtoja KQZ, ajo që unë kam bërë është se në ato situata aspak normale dhe në atë presion aq të madh, unë s’e kam thënë, por ka qenë një…[situatë] rrezik për jetën, sepse kam pasur shtëpinë e rrethuar me forcat e policisë, familja ime qëndronte nën terror gjatë gjithë kohës. Pra, ishte një situatë e vështirë për të mbajtur drejtësinë e për të bërë atë që ishte e drejta dhe e duhura”, shtoi ai./Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  Kërcënoi Shehajn/ Zbulohet roli i ish-komisarit në vrasjen e Azem Hajdarit

LEXO EDHE:  Monika Kryemadhi në hall/ Nuk gjen dot kandidatë për të plotësuar listat

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  KQZ publikon raportet për deklarimin financiar të fushatës zgjedhore

LEXO EDHE:  Ngujimi i studentëve/ Reagon Rama

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria e re, një pellg në stanjacion”/ Islami tregon frikën e madhe, “shuplaka” për Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami, nuk sheh ndonjë ndryshim në qeverinë e re, të mandatit të tretë socialist, të prezantuar nga Edi Rama disa ditë më parë.

“Unë e shikoj situatën si të një pellgu në stanjacion, të qelbur që ka prej vitit 2013 që është ndotur dhe vijon të ndotet me grabitje, korrupsion, PPP dhe grabitja e votave dhe kjo e ka bërë situatën të pakorrigjueshme”, tha Islami, i ftuar në Ditarin e A2 CNN.

Është një pellg që rrinë bashkë. Këtë radhë ka dhe 2-3 elemente që vijnë nga zhvillimet globale. Të gjithë bashkë kanë një të përbashkët, klientelizmin. Ka një mungesë të qartë të veprimit, janë mediokër”.

Islami i ka dhënë edhe një “shuplakë” të fortë kryeministrit Edi Rama, ndërsa heq një paralele mes qeverisjes shqiptare dhe asaj të Afganistanit.



LEXO EDHE:  Akuzat për grumbullimet partiake/ Basha: Rama është rreziku më i madh i vendit

LEXO EDHE:  Gruinard është një ishujt më të rrezikshëm në botë

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, pavarësisht se disa kanë ikur dhe disa janë spostuar, të gjithë i bashkon frika.

“Frika e asaj që ndodhi në Afganistan. Në Afganistan, një sistem i korruptuar dhe i kalbur, i mbështetur dhe nga jashtë, përfundoi me largimin e presidenti Ghani që kishte grumbulluar lekët dhe donte të largohej jashtë dhe me një ushtri që nuk rezistoi.

Dhe pikërisht këta kanë këtë frikë. Ata kanë frikë se ajo që ndodhi në Afganistan mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Nëse në Afganistan u deshën disa ditë, regjimi këtu mund të bjerë për disa orë. Këta kanë kohë që kanë frikë, por nuk kishin një shembull dhe ajo që ndodhi në Afganistan bëri që të shtohet frika”.- tha Islami./CNA.al

LEXO TE PLOTE